jump to navigation

Hyrje

Postuar tek: TĂ« Lindur SĂ«risht

Kjo broshurë është përgatitur nga disa predikime mbajtur në Kishën Ungjillore të Korçës dhe në takimet publike në Ersekë. Qëllimi i saj është ta shpjegojë atë që Dhiata e Re na mëson mbi çështjen e të lindurit sërish.

Zoti Jezu dhe apostujt e bënë të qartë në mësimet e tyre se ishte fakt që për t’u bërë besimtar i vërtetë njeriu duhet të lindë sërish. Na mësojnë gjithashtu se kjo rilindje është e mundshme nëpërmjet veprimit dhe fuqisë së Perëndisë Frymë e Shenjtë dhe Fjalës së Perëndisë.

Bibla, gjithashtu, na e bën të qartë se e vetmja shpresë e sigurtë për të sjellë një ndryshim të qëndrueshëm në jetën e individit dhe, për rrjedhojë, më pas, edhe në jetën e kombeve tona, është të përjetosh një rilindje të tillë. Për këtë arsye, kjo broshurë u kushtohet të gjithë vëllezërve dhe motrave në Trupin e Krishtit dhe në Kishën Ungjillore të Shqipërisë, të cilët kam pasur kënaqësinë t’i njoh gjatë këtyre tri viteve të fundit.

Mike Brown
Korçë
Korrik’ 94