jump to navigation

A u lut Jezusi me fjalë të njëjta apo?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Kur Jezusi shkoi për t’u lutur, a ishin fjalët e të dy lutjeve të njëjta (Marku 14:39) apo të ndryshme (Mateu 26:42)?

(Kategoria: Imponon programin e tij)

Kjo mospërputhje e dukshme që krahason Mateun 26:36-46 me Markun 14:32-42, dhe në veçanti vargjet 42 dhe 39, nuk është fare mospërputhje. Shabiri shtron pyetjen: “Cilat ishin fjalët e lutjes së dytë?” tek kopshti i Gecemanit. Kjo sërish mbështetet fortë në lexuesin e librit të Shabirit, nëse ai është injorant ndaj teksteve të përmendura, dhe formulimi i mospërputhjes së supozuar është i shpikur dhe çorientues. Shabiri pohon se në pasazhin e Markut, “fjalët ishin të njëjta sikur tek lutja e parë” (Marku 14:39)”. Le ta shikojmë se çfarë thotë Marku për lutjen e dytë tek 14:39: “U largua përsëri dhe u lut për të njëjtën gjë” (New International Version)

Askund në këtë varg nuk thuhet që Jezusi u lut me të njëjtat fjalë si në lutjen e parë, por çfarë nënkuptohet me fjalët e përdorura në këtë fjali është që esenca e lutjes është e njëjtë me atë të parën, si e tregon edhe pasazhi i Mateut. Kur ne i krahasojmë të dy lutjet e para tek Mateu (v.39 dhe 42) ne shikojmë që ato në thelb janë lutja e njëjtë, por nuk e kanë formulimin saktësisht të njëjtë. Pastaj tek vargu 44 Mateu thotë që Jezusi u lut sërish “duke thënë të njëjtën gjë!” Por sipas mendimit të Shabirit, të dyja lutjet ishin të ndryshme; pra si ka mundur atëherë Jezusi të thotë të njëjtën gjë për të tretën herë? Me sa duket Shabiri thjesht e imponon formulën myslimane të lutjes në pasazhet e mësipërme, gjë të cilën ai thjesht nuk mund ta bëjë. Ne edhe mund të prisnim që kjo të ishte ashtu nëse kjo lutje do të ishte e formuluar në mënyrë rigoroze dhe që duhej të përsëritej çdo ditë, siç e gjejmë në islam. Por këto lutje ishin lutje të zemrës që u thanë nga Jezusi për shkak të madhësisë së situatës që ndodhej para tij. Në fund të fundit ajo situatë ishte dytësore në krahasim me seriozitetin, fuqinë dhe lidhjen e dashur që Jezusi e kishte me Atin.