jump to navigation

Lutja - një bisedë e përditshme me Perëndinë

Postuar tek: Lutja përmes rrugës së Jetës

Cila duhet të jetë përmbajta e lutjeve tona të përditshme? Në çdo rast lutjet tona duhet të përfshijnë betejën e besimit kundër mëkatit si dhe ndërmjetësimin. Por pjesa tjetër do të ndryshojë nga situata në situatë. Kjo do të varet nga fakti nëse jemi në një periudhë të thatë apo në një kohë kur lutjet na vijnë lehtë; do të varet nga fakti nëse kemi nevoja specifike për të cilat duhet të lutemi apo nëse duhet të luftojmë kundër shqetësimeve dhe dyshimeve që kërkojnë të na shtypin.

Megjithatë, nuk është kjo e gjitha. Të lutesh do të thotë të vish para Atit Perëndi dhe Jezuit me gjithë qenien tënde. Ne takohemi me Të. Jemi të ndërgjegjshëm se Ai është atje, se po i afrohemi dhe se po fillojmë një bashkëbisedim me Perëndinë. Se, në fund të fundit, çfarë është lutja? A mos është ndonjë gjë tjetër veç bisedës me Perëndinë? Çdo njeri mund të futet në një bisedë të tillë, pasi një fëmijë ka të drejtë të flasë më atin e tij dhe t’i zbrazë atij zemrën. Pra, ashtu si një fëmijë mund t’i tregojë atit të tij gjithçka, po kështu edhe një fëmijë i Perëndisë mund t’i tregojë Atit të tij dhe Zotit e Shpëtimtarit të tij Jezu gjithçka që ai ka në zemër. Është një gëzim për Atin Perëndi kur një fëmijë i drejtohet Atij me gjithçka që ka. Jezui, Shpëtimtari dhe Mjeku ynë i madh, gëzohet kur të sëmurët shkojnë tek Ai me gjithë dhimbjet e sëmundjet që kanë. Dhe si Dhëndërri ynë qiellor Ai gëzon kur Nusja e Tij i drejtohet me fjalë të dashura.

Çfarë hiri tregon Perëndia kur ne, bijve të njeriut, na lejohet të flasim me Të! Vërtet mund të bëjmë atë që psalmisti na fton të bëjmë: ti hapim vazhdimisht zemrën Atij (Psalmi 62:8). Ne duhet t’i tregojmë Atij gjithçka që kemi në zemër çdo zhgënjim, çdo mundim e tundim që nuk mund ta mposhtim, problemet që kemi me njerëzit e tjerë, gjithçka që ka vënë një barrë të rëndë në zemrën tonë. Kur i tregojme Jezuit gjithçka që kemi, do të dëgjojmë përgjigjet e Tij në zemrën tonë. Ndoshta Ai do të na qortoj ë ose do të na ngushëllojë. Ndoshta Ai do t’i drejtojë mendimet tona në një rrugë të caktuar në mënyrë që ne të marrim ndihmën e duhur.

Kam zbuluar se të futurit në një bisedë të përditshme me Perëndinë është ndihma më e madhe në jetë. Gjithë shqetësimet dhe problemet e mia ia tregoj Atij. Jo vetëm që ankthet e mia zhduken, por gjithashtu qëndroj në lidhje të vazhdueshme me Të.

Kjo kohë e qetë e përditshme në lutje, kjo bisedë e përditshme me Perëndinë, më ka sjellë një dhuratë akoma më të vyer. Ajo më zbulon zemrën e dashur të Atit. Ai pret që fëmijët e Tij t’i shprehin dashurinë e tyre me fjalë dhe me përkushtim. “Afrohuni te Perëndia dhe Ai do të afrohet te ju” (Jakovi 4:8). Afrohuni tek Ai! Kur afrohemi tek Ai, ne duhet ta lavdërojmë Atë në fjalë dhe këngë duke shpallur se kush është Ati ynë. Ai është Ati më i mirë; Ai është Ati më i mëshirshëm; Ai ka një zemër të mbushur me dashuri; Ai është një At plot me hir dhe durim; I Ai është Ati i ngushëllimit; Ai është besnik; emri i Tij është “Po” dhe ‘Amin”. Pastaj Ai afrohet te ne dhe ne gëzojmë kur dimë që jemi fëmijë të Tij dhe që në Të jemi të sigurt. Në këtë mënyrë ne afrohemi edhe më pranë zemrës së Tij.

Jezui, gjithashtu, pret që ne të afrohemi tek Ai. Jezui është dashuri. Ja pse Ai e quan veten Dhëndërri. Ai po pret që Nusja e Tij t’i përkushtohet; Ai po pret dashurinë e saj. Afrohemi tek Ai duke e lartësuar dhe adhuruar. Ne ngremë lart emrin e Tij duke shpallur se kush Ai është. Ai është më i miri nga bijtë e njeriut. Ai është Qengji në fronin më të lartë. Ai është Burimi i pashtershëm i gëzimit. Ai është Mbreti mbi mbretër, Princi i fitores, që mposhti ferrin dhe vdekjen. Pastaj dashuria e jonë për Të rritet më e fortë dhe Ai vjen gjithnjë e më pranë nesh. Shkrimi i Shenjtë dëshmon për këtë: “Unë i dua ata që më duan” (Proverbat 8:17) dhe Jezui premton se do të bëjë banesën e Tij tek ai që e do Atë (Gjoni 14:23).

Në mënyrë të natyrshme rrjedh që kjo bisedë e përditshme na bën të lidhemi me Frymën e Shenjtë. Ne na nevojitet drejtimi i Tij për gjithë problemet dhe pyeijet që kemi, të cilat ia japim Perëndisë. Është Shpirti i Shenjtë Ai që na zbulon lavdinë e Atit dhe të Birit. Ai vjen në ne si Fryma e adhurimit. Poj Ai është gjithmonë aije k.ur ne i afrohemi më pranë zemrës së Atit Perëndi dhe Jezuit.

Lutja e përditshme duhet të na sjellë sa më pranë zemrës së Perëndisë. Përndryshe, ajo nuk e përmbush qëllimin e saj. Nuk është e mjaftueshme që vetëm të lutemi për nevojat tona e të të ijerëve, apo të luftojmë betejën e besimit kundër mëkateve tona. Gjithë këto janë domosdoshme por jo të mjaftueshme. Gjëja kryesore është që zemra jonë të afrohet më pranë asaj të Perëndisë. Në këtë bashkim, që është forma më e lartë e luijes, do të jepemi e përkushtohemi plotësisht dhe me vërtetësi ndaj Zotit. Kur adhurojmë dhe biem përmbys para Jezuit, do të motivohemi nga dashuria e Tij për t’ia nënshtruar veten Atij më plotësisht dhe t’i kushtohemi Atij si flijim i gjallë. Ndoshta në këtë kohë përkushtimi ne mund t’i hedhim këto akte përkushtimi në shkrim. Të frymëzuar nga zjarri i dashurisë së Tij,koha e lutjes sonë të përditshme do të bëhet një flakë dashurie - që e gjen forcën nëpërmjet përkushtimit dhe sakrificës - flakë që do ta çojë zjarrin e saj nga njëra ditë në tjetrën.

Kjo bisedë dashurie me Atin Perëndi, më Zotin tonë Jezu krisht dhe me Frymën e Shenjtë është kurora e gjithë lutjeve. Ajo është gjithashtu edhe rrënja e gjithë lutjes së pastër. Vetëm ajo që lind prej dashurisë ka jetën hyjnore. Perëndia është i përjetshëm, jetë hyjnore, sepse është dashuri. Vetëm një jetë e tillë lutjeje jep fryt pambarim.

Gjithmonë për Ty do të mendoj, O Zot.
Jezu prano këtë kërkesë timen sot:
Merr, O Zot, gjithçka që mund të kem,
Dhe përjetë Yti të jem.