jump to navigation

Lutje nën barrën e merakosjes dhe shqetësimit

Postuar tek: Lutja përmes rrugës së Jetës

Ka kohë kur mbi supet tona kemi male të tëra shqetësimesh, por e dimë se nëpërmjet lutjes ne mund t’i lëvizim ato. Ka shqetësime të cilat nuk mund t’i shkëpusim prej zemrës sonë, shqetësime që na venë në merak dhe bëjnë të harrojmë se ç’do të thotë të jesh i lumtur. Lutja mund të na ndihmojë. Ajo mund të bëjë që këto shqetësime të zhduken. Por ç’lloj lutjeje është e nevojshme për këtë?

Shqetësimet që kemi si barrë mund të kenë forma nga më të ndryshmet. Ato mund të kenë të bëjnë me jetën tonë personale, me familjet tona apo me çështje që janë jashtë rrethit tonë familjar. Ose ato mund të kenë të bëjnë me kombin tonë, me të ardhmen, me punën tonë e me shumë aspekte të tjera të jetës. Duke qënë përgjegjëse për Motërinë tonë, shpesh kam parë se këto shqetësime e ankthe vijnë drejt meje si një ortek. Ato kërcënojnë të më mbulojnë të gjallë. Shpesh nuk mund të gjej asnjë rrugëdalje. Duket sikur nuk kam asnjë zgjidhje të mundshme.

Por atëherë filloj të bëj lutje të shkurtra në të cilat qëndron një fuqi e madhe: “Ati im, nuk e di se si do të më ndihmosh, por një gjë e di - Ti vërtet do të më ndihmosh”. Ose: “Shqetësimet e mia s’mund të jenë kurrë më të mëdha se Ndihmësi im. Ti gjithmonë ke një zgjidhje - rrugët dhe mënyrat nuk mungojnë kurrë. Të falenderoj që Ti, O Perëndi, je më i madh se shqetësimet e mia”. - “Të falenderoj, O Perëndi, që Ti je një Perëndi i cili bën mrekullira, që unë mund të jem i bindur dhe të mbështetem në ndërhyrjen tënde të mrekullueshme. Malet shkrij në si dylli në praninë Tënde. Të falenderoj që Ti mund t’i lëvizësh këto male shqetësimesh dhe t’i flakësh në det. Një fjalë e vetme e Jotja, mund të ndryshojë gjithçka dhe të zgjidhë gjithë problemet e mia”.

Çfarë ndodhte kur bëja lutje të tilla? Sa herë që shprehja falenderimin tim për atë që Perëndia do të bënte, sa herë që e falenderoja Atë për ndihmën e Tij, dukej sikur shqetësimet e mia dëboheshin fuqishëm prej meje. Ato tërhiqeshin. Këto ndjenja shqetësimi dhe ankthi ushqehen prej fuqive djallëzore, që bëjnë gjithçka për të na thyer. Ato duan që ne të na lëshojë zemra dhe të biem në dëshpërim. Armiku përpiqet me gjithçka që të na vjedhë lumturinë, por Perëndia, ngaqë i do fëmijët e Tij, bën çmos që t’i bëjë ata të lumtur.

Në jetën time e kam parë se gjëja më e mirë është të mos i lejosh shqetësimet dhe ankthet të hyjnë në zemrën tënde. Mbylle derën! Mos i lerë të futen. Të humbasësh i mbytur në shqetësime dhe ankthe do të thotë të shkelësh në territor të ndaluar. Këto shqetësime dhe ankthe fillojnë të thurrin një pëlhurë rreth teje deri sa të biesh në një dëshpërim të vërtetë dhe në një gjendje të pashpresë. E gjitha kjo është një mjet i armikut, i cili pikturon gjithçka në ngjyrë të zezë, sikur të mos kishte asnjë Perëndi të plotfuqishëm, sikur kryqi që na është vënë mbi supe të ishte shumë i rëndë… Në raste të tilla ne duhet t’i dëbojmë menjëherë këto mendime, të heqim dorë prej tyre dhe të fillojmë të mendojmë atë që Perëndia do që ne të mendojmë. Kjo do të thotë që ne duhet të mendojmë, të lutemi, të këndoj më dhe të shpallim se kush është Perëndia. Ai është Ati i dashurisë. Ai kujdeset për ne. Ne mund t’ia japim Atij gjithë barrën tonë të shqetësimeve (1 Pjetri 5:7).

Në mesin e shqetësimeve të tua ngrij i sytë drejt Perëndisë. Përsërit me zë të lartë ose këndo vargje të tilla: “Ti je dashuri. Ti je Ati im, Ti s’do të lejosh që të mbytem ne shqetësimin dhe ankthin tim. Ti je Ndihmësi në ditët e shqetësimit. Ti di gjithmonë se ç’duhet bërë. Ti je i plotfuqishëm. Problemet e mia për Ty nuk janë kurrë tepër të vështira. Ti gjithmonë ke një zgjidhje, edhe pse unë nuk mund të shoh asnjë. Ti kurrë nuk lejon që të ngarkohem së tepërmi me barrën e shqetësimeve. Ti bën që gjithçka të bashkëpunojë për të mirën time”.

Kur nuk ke as idenë më të vogël se si do t’ia dalësh punëve të ditës, lavdëro Perëndinë duke thënë: “Ti ke planifikuar këtë ditë bashkë me gjithçka që nevojitet të bëhet. Kështu që gjithçka do të bëhet në kohën e saj”. Lerja në dorë Atij të të tregojë se si të kryesh gjithçka. Ai do të kujdeset që për gjithçka të të japë kohë të mjaftueshme. Qeshu, gëzo dhe fuiju punës që ke për të bërë. Në këtë mënyrë sillja gjithë shqetësimet e telashet Atit. Kur i dorëzohesh Atij me besimin e një fëmije dhe kur i le Atij gjithçka që të është bërë barrë e rëndë, Ai gjithmonë do ta marrë përgjegjësinë të merret me to.

Një gjë e rëndësishme është që ti ta falenderosh A të për ndihmën e Tij në raste të mëparshme ku dukej se nuk kishte asnjë rrugëdalje apo zgjidhje. Kjo do të forcojë besimin tënd për situatat e tanishme në të cilat ndodhesh dhe gjithë vështirësitë dhe gjërat e pamundura që të kanë dalë përballë. Nevojitet që ti largosh shqetësimet dhe ankthet me lutje falenderimi. Lutja e falenderimit ka fuqinë të thyejë shqetësimin dhe, në të njëjtën kohë, ajo përbën një gëzim më vete për Atin tonë lart në qiell.