jump to navigation

Lutje kundër mëkatit në jetën tonë

Postuar tek: Lutja përmes rrugës së Jetës

Mëkati është helm. Ai jo vetëm që helmon gjithë trupin por edhe shpirtin e frymën. Ai na bën si të jemi lebrozë. Ai është si një kancër që shpërndahet. Kjo është arsyeja pse Zoti përdor shprehjet më therëse kur flet për mëkatin tonë. Ai na nxit të përdorim armët më të mprehta për ta luftuar atë, të bëjmë çmos për ta shkatërruar atë. Jezui na thotë se duhet ta urrejmë mëkatin. Ne duhet të urrejmë egon tonë me gjithë kërkesat e saj (Luka 14:26), dashurinë për veten, burimin e kaq e kaq mëkateve. Sa herë që mëkati ynë dhe robëria jonë zbulohen, më mirë të preferojmë ta “heqim dhe ta flakim” syrin tonë, sipas fjalëve të Jezuit, se sa të bëhemi fëmijë të skëterrës (Mateu 5:29). Mëkati është helmi i skëterrës. Ai vjen prej Satanit. Mëkati i çon njerëzit në zonat skëterrë të vdekjes së përjetshme; kjo është arsyeja pse të luturit kundër mëkatit në jetën tonë nënkupton përfshirjen në një luftë shpirtërore.

Ashtu si në betejën për shpirtrat e robëruar, kjo ka të bëjë me të luftuarit kundër armikut më të madh, vetë Satanit. Satani është ai që na nxit të mëkatojmë. Satani është ai që nuk do të lejojë që zinxhirat me të cilët ai na mban në robërinë e tij të thyhen.

Prandaj, taktika e tij kryesore është të na bëjë të verbër në mënyrë që të mos e dallojmë mëkatin tonë. Pengesa më e madhe në betejën tonë kundër mëkatit është vetëdrejtësia jonë. Për këtë, hapi ynë i parë është t’i kërkojmë Zotit të na dërgojë Frymën e Tij të së vërtetës. Prej natyre ne hezitoj më ta shohim veten ashtu siç jemi në realitet ose përpiqeni ta minimizojmë mëkatin tonë, por nëse jemi të gatshëm, Ai do të na i japë dritën e Tij. Ai do të na tregojë sa i pështirë është mëkati ynë.

Nëse pa pushuar i kërkojmë Zotit: “Nxirri mëkatet e mia të fshehta në dritën Tënde”, nëse kërkojmë shpirtin e pendimit, nëse, mbi të gjitha, jemi gati të pranojmë atë që Perëndia ka për t’u thënë të tjerëve për ne, atëherë do të përjetojmë gjëra të mahnitshme. Papritmas, do të na duket sikur perdja është hequr. Ne do të shohim humnerën e egos sonë, dëmin kanceroz të sëmundjes sonë, mëkatit.

Duke qënë tërësisht në alarm për mëkatet tona dhe duke përjetuar përditë disfata të reja, atëherë ne do të jemi të vendosur për t’u përfshirë e luftuar në betejën kundër mëkatit. Kam parë se nuk është e mjaftueshme që çdo ditë t’i tregoj Zotit se cilat janë mëkatet e mia, se në çfarë robërie jam dhe t’i kërkoj Atij të më sjellë çlirim. Jo, kjo është një çështje për të cilën duhet të shpallim emrin fitimtar të Jezuit mbi fuqinë e armikut dhe duke deklaruar fuqinë shpenguese të gjakut të Tij - dhe jo vetëm një herë. Meqë lutja e tillë është një betejë e vërtetë, nevojitet që ne t’i kushtojmë shumë kohë këtij luftimi shpirtëror.

Si mund ta praktikojmë këtë gjë? Kur më së fundi arrita në atë pikë ku ndjeja neveri edhe të mendoja për mëkatit tim dhe kur ndjeva diçka prej asaj që . Jezui nënkuptonte kur thoshte se duhet të marrim masa të rrepta kundër mëkatit në jetën tonë, mora vendimin të luftoja kundër pushtetit të mëkatit në jetën dhe karakterin tim, pavarësisht nga ç’do më kushtonte kjo gjë. Pikërisht atëherë filloi për mua një betejë e vërtetë. Kjo do të thoshte të sakrifikoja 20 minuta nga gjumi qoftë në mëngjes, qoftë në mbrëmje, në mënyrë që të luftoja kundër mëkateve që ishin bërë të padurueshmë për mua. Si ndihmë më shërbeu një përzgjedhje këngësh fitoreje, këngësh të Pashkës, të cilat i ngrija kundër armikut.

Fillova që vazhdimisht të lavdëroja, të këndoja, të falenderoja Perëndinë që Satani dhe pushteti i mëkatit janë thyer, pasi Jezui i ka mposhtur ato në kryq. Si Zot i ringjallur Ai triumfon mbi vdekjen dhe ferrin. Gjithnjë e më tepër lavdëroja pushtetin e gjakut të Qengjit, i cili na shpengon dhe na pastron nga gjithë mëkatet.

Por gjithashtu kam zbuluar se armiku nuk na lëshon aq kollaj, pashë edhe sa të ndotur jemi ne me mëkatin. Ne jemi robër të tij me çdo qelizë të qënies sonë. Shpesh, ai nuk mposhtet aq shpejt pasi i ka rrënjët e thella për breza të tërë në familjen tonë. Inati, hidhërimi, mëria, mosfalja - sa rrënjë të thella që mund të lëshojë ai në ne! Këto ndjenja dhe mendime na pushtojën kaq e kaq herë. Ose shohim se bëjmë gjëra të cilat nuk duam t’i bëjmë - dhe e gjitha kjo për shkak të pasioneve dhe nxitjeve tona mëkatare që janë aq të forta sa nuk mund t’iu rezistojmë. Ose mund të sulmojmë vazhdimisht me kundërshtinë tonë ato që Perëndia apo të tjerët, thonë, organizojnë apo bëjnë. Ose bëhemi robër të një shpirti gjykues. I shikojmë të tjerët me përçmim, i fajësojmë ata, duke mëkatuar kështu ndaj urdhërimit të gjashtë (shih edhe tek Mateu 5:21-22).

Këtu veprojnë pushtete dhe principata. Mos presim të çlirohemi në disa javë apo disa muaj. Edhe nëse Perëndia na çliron papritmas nga një robëri e veçantë, zakonisht nevojitet që ne të luftojmë për një kohë të gjatë në betejën e lutjes dhe besimt kundër mëkateve të personalitetit tonë, të cilat janë ngulitur kaq shumë në ne.

Jo vetëm kaq, por ne duhet të jemi gati edhe të vuajmë për mëkatet tona. Në lutje nevojitet që t’iakushtojmë veten Zotit dhe masave të Tij disiplinore. Ai më tregoi se beteja kundër mëkatit tim nuk ishte thjesht një çëshije të luftuari në besim por edhe të qëni e nënshtruar ndaj Tij. Duhet të jemi gati të ndjekim edhe rrugët e disiplinimit në të cilat Zoti do që të na pastrojë prej tipareve tona mëkatare. Krenari do të bëhet i përulur vetëm kur Perëndia ta udhëheqë atë përgjatë shtigjeve të përuljes dhe kur t’i thyejë atij krenarinë. Për ata që nuk mund të falin dhe që mjaft lehtë zemërohen, mund të jetë një përvojë e hidhur e disiplinimit prej Perëndisë kur të shohin se edhe të tjerët do ta kenë të vështirë t’i falin, kur të shohin se ata mund t’iu venë kryq dhe madje të mbushen me hidhërim ndaj tyre.

Në këto shtigje të disiplinimit përsëri lutja me fjalët “Po Atë” është lutja e duhur - kësaj here ne përulim veten nën dorën e fuqishme të Perëndisë, duke e ditur se duhet të disiplinohemi në mënyrë që të çlirohemi prej mëkatit (Hebrejtë 12:10). Bibla na e ilustron këtë gjë në jetën e Jakobit. Nuk mjaftoi që mbeti në mëshirën e dinakërisë së Labanit, i cili ia punoi dhe e bëri t’i shërbente edhe 7 vjet të tjerë si shpërblim për dyfaqësinë dhe mashtrimin e tij. Para se Jakobi të kthehej në Kanaan, toka e trashëgimisë së tij, ishte e nevojshme për të që të thyhej nga përleshja në Jabbok. E njëjta gjë na jepet edhe në historinë e vëllezërve te Jozefit. Ata e shitën Jozefin dhe e lanë të vuante frikën dhe pikëllimin. Më vonë, kur shkuan në Egjipt për të blerë drithë, ata përjetuan një frikë dhe pikëllim të pamatë si pasojë e asaj që bëri Jozefi. Për vete, Jozefit i duhej të vuante për mburrjen, vetëlavdinë dhe krenarinë e tij dukë rënë në skllavëri dhe burgosje.

Kur na duhet të vuajmë dhimbshëm për mëkatet tona, është e rëndësishme të bëjmë lutjen që bëri kusari i mirë mbi kryq: “Ne me të drejtë jemi dënuar sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer” (Luka 23:41), diçka që është shumë e ngjashme me atë që thanë vëllezërit e Jozefit (Zanafilla 42:21). Na nevojitet që të përulim veten nën dorën e fuqishme të Perëndisë. Ai do ta dëgjojë këtë luije së bashku me lutjen tonë të besimit. Dhe është e vërtetë se ne do të çlirohemi nga mëkatet tona po aq sa është e vërtetë që Jezui është Çlirimtari dhe po aq sa është e vërtetë që Ai korri fitoren për gjithsecilin prej nesh atje në Kalvar.