jump to navigation

Lutje për të tjerët

Postuar tek: Lutja përmes rrugës së Jetës

Në se vërtet lutemi për nevojat tona, natyrisht do të lutemi edhe për nevojat e të tjerëve gjithashtu qofshin ata anëtarë të familjes, të kishës apo njerëz të tjerë që Perëndia i ka sjellë në jetën tonë. Ndoshta e bëjmë këtë ditë pas dite. I ngremë ata në lutje para Jezuit, duke iu lutur Atij t’i kthejë në besimtarë, t’i drejtojë, t’i bekojë dhe t’i çliroj ë nga ndonjë mëkat i veçantë. E gjitha kjo është diçka e mirë. Është e rëndësishme që t’i bekojmë ata për të cilët ne lutemi. Sidoqoftë, gjatë viteve Zoti më ka treguar gjithnjë e më qartë se sa e rëndësishme është që, kur përleshesh për shpëtimin e një personi, të mos nënvleftësosh një fuqi të veçantë. Kjo fuqi është Satani. Ai i mban shpirtërat të shtrënguar fort në duart e tij. Ai ka vetëm një qëllim -të mos i lejojë ata të bëhen trofe për Jezu Krishtin. Ai bën gjithçka të mundshme për të mos e lënë njeriun të pendohet. Ai nuk do që njerëzit të çlirohen prej mëkateve të tyre, të transformohen në karakterin e tyre dhe të bëhen të lumtur.

Nëse i lutemi Jezuit të qëndrojë pranë një personi të veçantë, ta ndihmojë atë të bëhet i lirë dhe që ky person të lindë sërish nëpërmjet Frymës së Perëndisë, atëherë le më pas dore fakti që Satani akoma e ka ata në duart e tij, në robërinë e tij. Lutjet tona nuk godasin në shenjë; ato nuk merren me shkakun e vërtetë të problemit. Sot një numër njerëzish që sa vjen e rritet - duke përfshirë këtu edhe shumë besimtarë - janë bërë skllevër të Satanit nëpërmjet okultizmit apo robërisë së ndonjë mëkati. Ata mund të çlirohen vetëm nëse ne lutemi me autoritet, duke e detyruar Satanin të dorëzojë prenë e tij. Nevojitet që në këtë betejë të përdorim armët që kemi në dispizicionin tonë.

Për shembull, nevojitet të kërkojmë ndihmë në gjakun e Qengjit. Së pari, kur fillojmë të përleshemi në lutje për shpirtërat e tjera, ne duhet të mbështetemi në gjakun e tij për veten tonë, në mënyrë që Satani të mos ketë as edhe të drejtën më të vogël ndaj nesh, që, kështu, lutjeve tona t’u jepet autoritet. Së dyti, ne duhet që përditë të aplikojmë të njëjtën gjë, gjakun e Qengjit, mbi shpirtin në robëri dhe të lutemi e këndojmë, për shembull: “Gjaku i Qengjit do të të shpengojë dhe do të të çliroj ë plotësisht”. Zoti më ka treguar se sa e rëndësishme është kjo. Në gjakun e Qengjit ka një fuqi më të madhe. Satani nuk mund te durojë kur dëgjon se dikush lutet duke u mbështetur në gjakun e Jezuit, me të cilin Ai na shpengoi: ai detyrohet të lëshojë shpirtërat që mban robër.

Lutja ndërmjetësuese më ka mësuar edhe diçka tjetër: fuqinë në emrin e Jezuit. Kur shpallim emrin fitimtar të Jezuit, fortesat e Satanit bien dhe atij nuk i mbetet gjë tjetër veç të lëshojë shpirtërat që mban robër. Kur lutemi për dikë. që ndodhet në robëri, nevojitet që të shpallim gjithnjë e më shumë fjalë të tilla: Le të tingëllojnë lavdërimet fort, Që emri i Jezusit është fuqiplotë Të thyejë vargonjtë e mëkatit e robërisë Që mbajnë. . . larg prej lirisë.

Kjo lutje ka akoma më tepër fuqi kur këndohet. Augustini ka thënë: “Të kën du arit është tre herë lutje”. Fuqia e lutjes ndërmjetësuese është akoma më e madhe nëse disa njerëz mblidhen së bashku për të shpallur në këngë apo në lutje emrin e Jezuit mbi një person apo mbi një grup njerëzish. Do të shohim se është mirë që të këndoj më lutje fitimtare ku të lavdërojmë emrin e Jezuit dhe plagët e Tij, të cilat edhe vetë ferri duhet t’i pranojë se janë paga e shpengimit dhe shpagimit tonë. Emri i çdo personi apo grupi për të cilin lutemi mund të përmendet në çdo kërkesë tonën. Kur njerëzit i kushtohen një ndërmjetësimi të tillë, lutjet e tyre gjithmonë do të rezultojnë në çlirimin e shpirtrave nga robëria. Efektshmëria e ndërmjetësimit varet nga fakti se sa i sinqertë është ai.

Një shenjë që tregon se e kemi marrë diçka seriozisht tregohet kur kësaj i kushtoj më kohë dhe energji, duke e konsideruar atë më urgjente se gjithçka tjetër. Ne tregojmë se lutja jonë është e zjarrtë, kur kalojmë kohë duke u lutur çdo ditë për njerëz apo grupe njerëzish të veçantë dhe, nëse është e mundur, kur bashkohemi me të tjerët në betejën tonë të lutjes. Pushteti i Satanit gjithmonë do të thyhet. Vetëm Zoti vendos se sa e gjatë do të jetë beteja. Kjo varet nga kryeneçësia e çdo rasti. Nganjëherë kërkohet shumë durim dhe këmbëngulje, por Jezui gjithmonë do të japë fitoren në përgjigje të kësaj lutjeje.