Kapitulli 13
Agjerimi forcon lutjen

Pse Kisha shpesh hesht pėrsa i pėrket agjėrimit? Edhe pse agjėrimi mėsohet dhe praktikohet nė mėnyrė tė qartė si nė Dhjatėn e Vjetėr ashtu edhe nė atė tė Re, nuk kujtoj tė kem dėgjuar ndonjėherė njė predikues tė japė njė mesazh tė plotė mbi kėtė argument. Moisiu agjėroi dy herė pėr dyzet ditė (Ligji i Pėrtėrirė 9:9,18) derisa fytyra e tij ndriēoi nga lavdia e Perėndisė. Jozueu agjėroi pas disfatės nė Ai (Jozueu 7:6). Nė epokėn e gjyqtarėve (Gjyqtarėt 20:26) dhe nė epokėn e Samuelit (1 Samuelit 7:6,12), i gjithė Izraeli praktikonte agjėrimin. Davidi, pėrpara se tė kurorėzohej mbret, agjėroi kur djali i tij u sėmur, kur armiqtė e sėmurėn (Psalmi 35:13) dhe pėr shkak tė mėkateve tė popullit tė tij (Psalmi 69:9,10). Jozafati dhe populli i tij agjėruan derisa Perėndia tha: "Nuk do tė jeni ju qė do ta luftoni kėtė betejė…" (2 Kronikave 20:17). Ata fituan me anė tė lutjes dhe lavdėrimit, pa luftuar as edhe njė orė dhe pa derdhje gjaku. Elia, Ezdra, Nehemia, Ester dhe Danieli tė gjithė e kanė praktikuar agjėrimin.

Agjėrimi ishte strategjia e fuqishme e praktikuar nga Kisha e parė dhe nga shumė shėrbėtorė tė Perėndisė. Pali lutej dhe agjėronte nė "ēdo kishė" (Veprat e Apostujve 14:23). Epifani, peshkop i Salaminės (lindur mė 315 pas Krishtit), shkruante: "Cili nuk e di se agjėrimi i ditės sė katėrt dhe tė gjashtė tė javės praktikohet nga tė krishterėt nė ēdo pjesė tė botės?". Martin Luteri kritikohej pėr agjėrimet e tij tė shumta. John Calvin agjėronte dhe lutej saqė e gjithė Gjeneva u kthye tek Zoti dhe nuk kishte as edhe njė shtėpi tė vetme qė nuk kishte tė paktėn njė pėrson qė lutej. John Knox agjėroi dhe u lut me shumė frytshmėri saqė mbretėresha Mari tha se kishte frikė mė shumė nga lutjet e tij se sa nga tė gjithė ushtritė e Skocisė. Latimer, Rindley, Cranmer dhe pjesa mė e madhe e reformatorėve, nė fakt, njiheshin pėr agjėrimet qė bashkonin nė lutjet e tyre.

Jonathan Edwards, qė Perėndia e pėrdori pėr tė nxitur njė rizgjim nė Anglinė e Re, ishte i qėndrueshėm nė agjėrim dhe nė lutje. Carlo G. Finney, nismėtar i rizgjimit tė 1800-s, agjėronte rregullisht ēdo javė dhe, kur takimet nuk sillnin fryt, kalonte tri ditė dhe tri netė nė lutje e agjėrim duke treguar se, Fryma e Shenjtė bėnte qė lėvizja e rizgjimit tė vazhdonte. Dwight L. Moody kur duhej tė pėrballonte njė pengesė tė veēantė, i drejtohej Institutit Biblik Moody, duke ftuar qoftė mėsuesit ashtu si dhe studentėt pėr njė ditė nė agjėrim dhe lutje. Ne duam gjėra materiale pėr veten tonė, por Pali ishte i gatshėm tė vuante, tė lutej dhe tė agjėronte pėr tė korrur shpirtra dhe pėr t'ia ofruar Krishtit. Duke patur parasysh gėzimin e Tij Jezusi duroi kryqin (Hebrenjve 12:2) dhe u dha shpėtimin tė gjithė atyre qė kanė besuar dhe do tė besojnė nė emrin e Tij. Pra, duke pasur shumė shembuj, ia vlen tė praktikosh agjėrimin.

Domethėnia frymėrore e agjerimit

Agjėrimi biblik ėshtė njė formė mohimi e bėrė pėr dashurinė e Jezusit dhe mbretėrinė e Tij. Ai ėshtė njė privim vullnetar ndaj disa ose gjithė ushqimeve dhe sjell njė angazhim tė fortė dhe frymė sakrifice. Mund tė agjėrosh edhe pėr arsye shėndetėsore, pėr pėrmirėsime tė mėdha tė trupit, por qė nuk ėshtė agjėrimi i krishterė qė duam tė trajtojmė. Nė kuptimin biblik, tė agjėrosh, do tė thotė tė heqėsh dorė nga ushqimi, sepse uria jote frymėrore ėshtė kaq e thellė, dėshira jote pėr tė ndėrhyrė ėshtė kaq e madhe, beteja jote frymėrore ėshtė aq angazhuese sa qė, pėrkohėsisht, ke vėnė mėnjanė nevojat e tua fizike pėr t'u pėrkushtuar plotėsisht nė lutje.

Jezusi rrinte shpesh pa gjumė qė tė kalonte mė tepėr kohė nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me Atin. Ka nga ata qė kalojnė tė paktėn njė herė nė muaj, njė natė tė tėrė nė lutje. E njėjta etje frymėrore, angazhim dhe kujdes qė ngjall agjėrimi janė baza e heqjes dorė ndaj pushimit. Njė praktikė tjetėr e kėshillueshme ėshtė ajo e veēimit, nė tė cilėn zbatohet qoftė agjėrimi ashtu edhe heshtja. Pra, hiqet dorė nga ushqimi dhe bashkėbisedimi, pėr t'iu pėrkushtuar kohė lutjes. Fatkeqėsisht, lloji i vetėm i tė qėndruarit vetėm me Zotin qė shumė njohin karakterizohet nga kėngė, dėgjimi i mesazheve dhe drekave nė pėrbashkėsi. Disa herė Krishti i ka larguar dishepujt e Tij pėr t'ju kushtuar vetėm lutjes (Mateu 14:23). Herėt e tjera u nda nga tė gjithė, pėrveē Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit (Mateu 17:1).

Nė njė farė mėnyre agjėrimi nėnkupton ēdo lloj mohimi apo heqje dorė tė vullnetshme, me qėllim qė tė bėhesh mė i fortė dhe qė vepra e mbretėrisė sė Perėndisė tė shkojė pėrpara. Mund tė heqėsh dorė nga ambicjet vetjake, dėshirat dhe planet, argėtimet e ligjshme, kėnaqėsitė dhe rehatitė e jetės. Kur John Wesley vizitoi shtėpinė e njė zotėrie tė pasur, admiroi veprat e kushtueshme tė artit dhe mobiljet e ēmueshme, por nė fund tha: "Edhe unė mund tė gjej kėnaqėsi nė kėto gjėra, por ekziston njė botė tjetėr". Nė qendėr tė Ungjillit ėshtė kryqi. Fryma e Krishtit ėshtė frymė sakrifice. Kryqi, sakrifica, vetmohimi dhe agjėrimi janė tė ndėrlidhura midis tyre. Ato nėnkuptojnė t'i lėsh Perėndisė vendin e parė: tė kėrkosh mė parė mbretėrinė e Tij, t'i japėsh pėrparėsi vullnetit tė Perėndisė, tė marrėsh ēdo ditė kryqin tėnd dhe tė ndjekėsh Krishtin.

Kujdes!

Nė historinė e Kishės ka patur lėvizje asketike qė i kanė dhėnė theks shumė tė madh agjėrimit. Megijthatė kishat Ungjillore rrezikojnė ekstremin e kundėrt:lėnien pas dore tė vullnetit tė Perėndisė dhe tė tė mirave tė agjėrimit. Nuk duhet tė agjėrosh pėr tė patur merita pėrballė Perėndisė. Mos mendo se me agjėrimin tėnd t'i mund tė kesh meritėn e shpėtimit tė njė personi tjetėr, bekimin e Perėndisė nė punėn ose rizgjimin nė kishėn tėnde. Kėto gjėra nuk mund tė meritohen me agjėrime, me rite ose me aktivitete tė shumta. Kėto janė dhurata prej hirit dhe mėshirės sė Tij.

Agjėrimi nuk zėvendėson bindjen ndaj Perėndisė. Isaia 58:1-11 na kujton qortimin e Perėndisė ndaj popullit tė Tij qė po agjėronte, sepse bėnin veprime tė kėqija. Perėndia e qortoi qė t'i jepte fund grindjeve, tė ndreqte padrejtėsinė, tė ndihmonte tė varfėrin, nevojtarin dhe tė mbanin peshėn e njėri-tjetrit. "Duke agjėruar ashtu siē bėni sot, nuk bėni qė zėri juaj tė dėgjohet lart" (58:4). Nėse ndėrgjegjja do tė tė qortojė pėr ndonjė mėkat tė moskokėēarjes, ai mėkat do tė jetė njė pengesė pėr lutjen tėnde derisa tė mos e rrėfesh dhe tė mos pendohesh. Agjėrimi yt nuk mund ta bindė Perėndinė tė lejojė mosbindjen tėnde. Ai parapėlqen bindjen ndaj flijimit, por bindja e bashkuar me flijimin i pėlqejnė edhe mė shumė.
 

Mos agjėro qė tė admirohesh nga tė tjerėt. Disa bij tė Izraelit i nxirrnin nė pah agjėrimet e tyre pėr tė nxitur admirimin e njerėzve. Ndėrsa Krishti na ka mėsuar se kur agjėrojmė (vėr re fjalėn ‘kur" dhe jo ‘nėse') duhet ta bėjmė nė fshehtėsi dhe jo si farisenjtė, hipokritė, qė nuk e lanin fytyrėn nė mėnyrė qė tė bėnin pėrshtypje tek tė tjerėt me fenė e tyre. Agjėrimi duhet tė bėhet pėr Zotin.

Mos lejo qė agjėrimi tė bėhet njė formalitet. Ashtu si pagėzimi, leximi i Biblės, dhe oferta e sė dhjetės mund tė jenė pėr shumė tė krishterė rite pa asnjė domethėnie, edhe lutja, si agjėrimi, mund tė bėhen njė formalitet ose njė skllavėri ligjore. Zgjidhja nuk konsiston qė tė lėsh pasdore praktikėn, por qė tė bėsh gjithēka me dashuri tė thellė dhe mė pėrkushtim tė madh drejt Zotit. Vetė-disiplina nuk ėshtė legalizėm. Nėse lutesh vetėm kur e ndjen se duhet ta bėsh ose agjėron kur e ndjen nėvojėn, nuk do tė jesh kurrė njė i krishterė i pjekur dhe do tė humbasėsh bekimet e mėdha qė Perėndia dėshiron tė tė japė.

Si tė agjėrosh pėr zotin?

Agjėro qė t'i pėlqesh Zotit. Agjėro sepse dėshiron t'i afrohesh mė tepėr Atij, sepse Ai ėshtė kaq i ēmuar pėr ty saqė dėshiron t'i ofrosh njė dhuratė me vlerė. Agjėro sepse Ai ka vuajtur pėr ty dhe ti, si pėrgjigje ndaj kėsaj, ke zgjedhur tė marrėsh kryqin tėnd dhe ta ndjekėsh. Agjėro sepse e do dhe dėshiron qė ta duash gjithmonė e mė shumė. Tek Zakaria 7:5 Perėndia pyet: "A keni agjėruar nė tė vėrtetė pėr mua, pikėrisht pėr mua?". Ai i jep vlerė tė madhe agjėrimit tėnd kur e bėn pėr dashurinė e Tij.

Agjėro nė pėrgjigje tė ftesės sė Perėndisė. Si nė Dhjatėn e Vjetėr ashtu edhe nė Dhjatėn e Re, agjėrimi pėrbėn njė shenjė karakteristike tė pėrkushtimit. Nė Dhjatėn e Vjetėr profeti Joel nxit: "Shpallni agjėrim" (Joeli 1:14;2:15). Nė Dhjatėn e Re vetė Jezusi tha se do tė vinte dita nė tė cilėn dishepujt do tė agjėronin (Lluka 5:33-35). Agjėro pėr t'u pėrulur pėrballė Zotit. Nė Bibėl, shpesh, agjėrimi i bashkangjitet pendimit> (1 Mbretėrve 21:27; Psalmi 35:13). Por, pėrveē praktikės sė agjėrimit, nė fazėn fillestare tė pendimit, ėshtė e mira tė pėrulemi gjithmonė pėrballė Zotit, ashtu siē bėri Davidi (Psalmi 35:13). Agjėrimi mund tė bėjė tė dėgjosh boshllėkun e zemrės, paaftėsinė dhe nevojėn tėnde pėr Perėndinė. "Perėndia… u jep hir tė pėrulurve (Jakobi 4:16). Agjėrimi ėshtė njė mėnyrė pėr t'u pėrulur nėn dorėn e fuqishme tė Perėndisė (1 Pjetrit 5:6).

Agjėro pėr tė kėrkuar plotėsisht fytyrėn e Perėndisė. Duhet ta duash Perėndinė me gjithė qenien tėnde: me gjithė zemėr, me gjithė shpirtin tėnd, me mėndjen tėnde, me gjithė forcat e tua (Marku 12:30,33). "Do tė mė kėrkoni dhe do tė mė gjeni, sepse do tė mė kėrkoni me gjithė zemrėn tuaj" (Jeremia 29:13). Agjėrimi mund tė tė ndihmojė tė kėrkosh Perėndinė me gjithė zemrėn tėnde. Krishti na ka mėsuar se pėr tė marrė pėrgjigjet nga qielli duhet "tė kėrkojmė… tė lypim… tė trokasim" (Mateu 7:7). Ēdo fjalė tregon njė nivel mė tė lartė intensiteti. Edhe agjėrimi shpreh njė dėshirė tė madhe pėr tė kėrkuar Perėndinė. Dėshira e zjarrtė pėr tė parė Perėndinė dhe veprėn e Tij tė fuqishme mund tė jetė kaq e madhe saqė tė bėn tė humbasėsh dėshirėn pėr tė ngrėnė dhe dėshira pėr Perėndinė mund tė rritet edhe kur ke uri.

Agjėro pėr njė disiplinė tė shenjtė tė frymės tėnde. Edhe John Wesley besonte dhe mėsonte se mund tė kėrkojmė fytyrėn e Perėndisė me anė tė lutjes dhe agjėrimit. Wesley i jepte shumė rėndėsi pėrcaktimit tė njė metode pėr ecjen vetjake me Perėndinė, saqė ndjekėsit e tij u quajtėn "Metodistė". Ky rregull nė lutje, agjėrim dhe leximin e Fjalės duhet tė bėjė pjesė automatikisht nė jetėn frymėrore tė tė gjithėve dhe tė pėrbėjė njė metodė tė dobishme pėr t'ju afruar akoma edhe mė shumė Perėndisė dhe pėr tė hyrė plotėsisht nė jetėn e ndėrmjetėsimit. Perėndia nderon agjėrimin, por Satani has njė kundėrshtim tė madh. Nė kėtė epokė, nė tė cilėn Kisha militante duhet tė fitojė beteja tė mėdha pėr Zotin, rishqyrtoje strategjinė hyjnore tė agjėrimit, tė bashkuar me lutjen tėnde.

Sipėr

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kthehu tek faqja Pėrmbajtja e Librit
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kryefaqja | Website | Kush Jemi | Ndihmesë | Të Rejat | Kontakt | Kërko