jump to navigation

A është lutur Jezusi kundër kryqëzimit apo jo?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A i është lutur Jezusi Atit që ta parandaloj kryqëzimin (Mateu 26:39; Marku 14:36; Luka 22:42) apo s’është lutur për këtë gjë (Gjoni 12:27)?

(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)

Kjo mospërputhje e dukshme shtron pyetjen: “A i është lutur Jezusi Atit që ta parandaloj kryqëzimin? Mateu 26:39; Marku 14:36; dhe Luka 22:42 supozohet që aludojnë që ai ta ketë bërë këtë. Mirëpo, tek Gjoni 12:27, duket se thotë që ai nuk e bëri. Kjo është një përpjekje tejet e dobët për një mospërputhje dhe forcën e saj e mbështetet plotësisht në injorancën e lexuesit. Mateu 26:39, Marku 14:36 dhe Luka 22:42 janë pasazhe paralele që ndodhin në Kopshtin e Gecemanit, pak kohë para arrestimit të Jezusit. Në të gjitha këto pasazhe Jezusi kurrë nuk kërkon që të parandalohet Kryqëzimi por i shpreh shqetësimet e tij për vështirësitë, dhimbjen dhe vuajtjet me të cilat do të ballafaqohej pas disa orëve të ardhshme, në formën e tundimeve, rrahjeve, goditjeve me kamzhik, vetmisë dhe izolimit nga populli dhe nga Perëndia kur do të ishte në Kryq, duke qenë vet kryqëzimi një provë e rëndë si dhe triumfi i pritur mbi Satanin.

Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme është që ai kërkoj që vullneti i Perëndisë të realizohet në orët e ardhshme duke e ditur që kjo ishte mënyra si ai do të vdiste dhe ringjallej, dhe kështu do të bënte shlyerjen e fajit për mëkatet e të gjithë botës. Gjoni 12:17 është shkruar plotësisht në situatë tjetër, ajo që ndodh para atyre rrethanave të përshkruara më lartë. Këtu Jezusi i flet turmës së njerëzve gjatë Festivalit të Pashkës tek Tempulli në Jerusalem (në fakt kjo ndodhi edhe para mbledhjes së të dymbëdhjetëve me Jezusin në dhomën e sipërme).

Në këtë rast Jezusi sërish thotë diçka të ngjashme me pasazhet e tjera më lart: “Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë arsye unë kam ardhur në këtë orë. O Atë,përlëvdo emrin tënd!” Sërish neve na bëhet e ditur që ai ndjehet i shqetësuar. Ai e di që ngjarjet po shtjellohen shpejt përreth tij. Por kjo deklaratë i jepet si përgjigje disa grekëve që sapo kanë pyetur Jezusin për diçka përmes dishepujve të tij. A ishin ata aty për t’i ofruar atij një rrugëdalje nga vështirësitë që po vinin? Ndoshta, por Jezusi nuk del për t’i takuar dhe kështu në të vërtetë i përgjigjet kërkesës së tyre. A mund të besohet në të vërtetë që ky njeri dëshironte të parandalonte realizimin e kryqëzimit! Unë mendoj se jo!