jump to navigation

Sa ishte e madhe ena: 2000 apo 3000 bate?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A ndërtoi Solomoni një mbajtës prej metali që përmbante 2,000 bate (1 Mbretërit 7:26) apo mbi 3,000 bate (2 Kronikave 4:5)?

(Kategoria: Është keqkuptuar qëllimi i autorit, ose është gabimi i kopjuesit)

Folja hebraike e përkthyer si “përmbante” dhe “mbante” ndryshon nga ajo që përkthehet si “pranon”; dhe kuptimi mund të jetë që mbajtsja zakonisht përmbante 2,000 bate. Por kur mbushej në tërë kapacitetin e tij ai pranonte 3,000 bate. Në këtë mënyrë kronisti thjesht përmend sasinë e ujit që do të bënte enën të dukej si një burim që rrjedh sesa një pishinë e qetë. Kjo na informon që 3,000 gallonë me ujë ishin të nevojshme për ta mbushur plotësisht këtë det i cili zakonisht përmbante 2,000 gallonë.

Një tjetër zgjidhje ndjek temën tjetër të përmendur më herët, që numri në germa hebraike për 2,000 ka qënë ngatërruar nga shkruesi me numrin e ngjashëm alfabetik 3,000. Duhet të përmendim që Shabiri (në debatin e tij me 25 shkurt 1998 kundër Jay Smithit në Birmingen, Angli) citoi këtë “mospërputhje” dhe shtoi që nëse një batë kishte diametrin prej 10 kubitësh ajo nuk ka mundur të ketë një perimetër prej 30 kubitësh, siç thotë teksti, (pasi që ‘pi’-ja dikton që ajo të kishte perimetrin 31,416 ose një diametër prej 9.549). Shamiri e dha një humor “Më gjeni një banjë të tillë dhe unë do të pagëzohem në të!”

Por Shabiri nuk ka lexuar mirë tekstin ose dëshironte ta bënte një shaka përçmuese dhe të pavend. Pse? Sepse teksti thotë që ajo ishte 8 cm e trashë dhe kishte një buzë në formë të një zambaku. Prandaj varet se nga fillon matjen. Nga pjesa e lartme ose e poshtme e buzës, ose nga pjesa e brendshme ose e jashtme e enës, të gjitha do të na jepnin diametrin e ndryshëm; dhe varësisht nga mënyra e matjes, pra qoftë nga maja e buzës ose pika më e ulët e saj, ju do të nxirrnit perimetrin e ndryshëm. Me fjalë të tjera, Shabiri do të mund të pagëzohej mirë nëse dikush do të vriste mendjen për ta bërë një kopje të saj! (Haley faqe 382: Drita e Jetës II 1992:192).