jump to navigation

Parathënie

Postuar tek: Martesat Bëhet Në Qiell më: 04, 17, 2009

Askush prej nesh nuk guxon ta nënvlerësojë rëndësinë e martesës, sidomos për shkak të ndikimeve të saj afatgjata. Këto ndikime shtrihen përtej çiftit të lumtur në ditën e dasmës.

Jetojmë në një kohë kur njerëzit janë të kushtëzuar të mendojnë se në fund të fundit bashkimi i një burri me një grua nuk është aq jetësor, e ndërkohë që martesat bëhen në qiell, jetën e njerëzve po e prishin portat e ferrit!

Kjo broshurë e shkurtër jep këshillim nga burimi më i mirë dhe më i lartë - jo thjesht një këshillë të mirë, por një ftesë për të shqyrtuar Fjalën e pandryshueshme të Perëndisë, në mënyrë që të mendojmë siç duhet për këtë dhuratë të mrekullueshme të dashurisë së Perëndisë.

Frank Price