jump to navigation

Sa duhet të zgjasë martesa?

Postuar tek: Martesat Bëhet Në Qiell më: 04, 17, 2009

Kjo nuk është periudha e vetme në histori kur njerëzit e kanë marrë lehtë martesën, e megjithatë duke sikur fjala «shkurorëzim», të cilën dikur nuk guxonim ta shqiptonim, tani jo vetëm që flitet, por praktikohet madje nga shumë besimtarë. Në të vërtetë, për shumë veta fjalët e Filipianëve 3:19, «lavdia e tyre është në turp të tyre», mund të ishin përshkrimet me vend. E dimë se burrat kishin filluar qysh në kohën e Dhiatës së Vjetër të linin gratë për shkaqe të parëndësishme, dhe te profetët ka aluzione për gra të pabesa, por nuk ka dyshim se kjo nuk ishte aspak synimi i Perëndisë për njerëzimin. Romakëve 7 fillon me fjalët: «Apo nuk e dini o vëllezër, (sepse unë po u flas njerëzve që e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron? Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin derisa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit. Prandaj, nëse, kur i rron burri, ajo bashkohet me një burrë tjetër, do të quhet shkelëse e kurorës; por, kur i vdes burri, ajo është e liruar nga ligji, që të mos jetë shkelëse e kurorës, po u bë gruaja e një burri tjetër». (Shih edhe 1 Korintasve 7:39).

Kjo pjesë nga Shkrimi paraqet një parim të rëndësishëm frymëror, për të cilin nuk do të flitet tani; por parimi mbështetet në këmbënguljen hyjnore për qëndrueshmërinë e martesës. Kur farisenjtë e pyetën Zotin rreth vlefshmërisë ligjore të shkurorëzimit, Ai përmendi menjëherë krijimin e njeriut: «[Perëndia] i krijoi mashkull dhe femër. Dhe tha: ‘Prandaj burri do të lërë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm’». Pastaj shtoi: «Prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë». Kur ata vazhduan ta ngisnin Zotin, duke përmendur lejimin e Moisiut për ta lënien e gruas, Ai u tregoi atyre qartë se «Moisiu ju lejoi t’i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu». Sot duhet të ketë shumë veta që flasin ashtu siç bënë disa prej dishepujve në një rast tjetër: «Kjo e folur është e rëndë, kush mund ta kuptojë?» Por Fjala e Zotit është e qartë dhe e thjeshtë, së cilës ne duhet t’i bindemi.

Kur po i fliste Izraelit nëpërmjet profetëve, Perëndia përdori shpesh shëmbëlltyrën e martesës dhe pabesinë e një gruaje për të treguar tragjedinë e një sjelljeje të tillë. Osea është me siguri njëri prej shembujve më të spikatur. Ky profet përjetoi diçka të tmerrshme duke u martuar me një grua të përdalë, dhe kjo i referohet kombit të pabesë për të cilin Perëndia kishte bërë aq shumë. Ata ishin përgjigjur vetëm duke e braktisur atë dhe duke iu kthyer idhujve të kombeve përreth tyre. Edhe tek Isaia Perëndia jep të njëjtën tablo: «Krijuesi yt është dhëndri yt» (Isa. 54:5). Nuk është për t’u çuditur që Ai u hidhërua kur populli i Tij, siç tha Vetë Ai, shkoi pas të dashurish të tjerë. Jeremia përdor të njëjtën figurë: «Kthehuni, o bij të përdalë», - thotë Zoti, - «sepse unë jam martuar me ju» (Jeremia 3:14).

Share|