jump to navigation

Deri në ç’masë është e frymëzuar Bibla?

Postuar tek: Përgjigje dhe Argumente

Nëse dikush pranon se Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë, ai shpesh edhe do të pyesë për shkallën e frymëzimit të saj. Përbën frymëzim çdo libër e çdo fjalë? A shtrihet ai në çështje historike? Çfarë mund të themi për deklarimet shkëncore në të? A përfshin ai çështje dorëshkrimore dhe përkthime?

Një deklaratë klasike që ka të bëjë më shtrirjen e frymëzimit jepet nga B. B. Warfild-i, një teolog i reformuar:

Kisha i është përmbajtur që në fillim mendimit se Bibla është Fjala e Perëndisë me kuptimin që fjalët e saj, edhe pse mbajnë mbi vete në mënyrë të pashlyeshme të vulosura shenjat e prejardhjes së tyre njerëzore, janë shkruar nën një ndikim të tillë të Shpirtit të Shënjtë, sa të konsiderohen fjalë të Zotit, shprehje e saktë e mendjes dhe e vullnetit të Tij. Kisha, gjithmonë, e ka pranuar se ky koncept i bashkëautorësisë nënkupton që mbikqyrja e Shpirtit shtrihet deri te zgjedhja e fjalëve prej autorëve njerëzorë (frymëzim verbal, por jo diktim mekanik!) dhe ruan frytin e vet prej çdo gjëje që kundërshton një autorësi hyjnore, duke siguruar, midis sendeve të tjera, besnikërinë e plotë e cila presupozohet dhe pohohet kudo nga shkrimtarët e Biblës (fragment i cituar nga libri Pagabueshmëri) Doktrina e frymëzimit të plotë thotë se dokumentat origjinale u shkruan nga njerëz të cilët, edhe pse të lejuar të ushtronin personalitetin dhe talentin e tyre letrar, përsëri shkruan nën kontrollin dhe udhëheqjen e Shpirtit të Zotit, rezultat i së cilës është çdo fjalë e Shkrimeve origjinale, një regjistrim i përsosur dhe pa gabime e mesazhit të përpiktë që vetë Zoti dëshiroi t’ia jepte njeriut.” (The Inspiration and Authority of the Bible f. 173) ”

Dy fjalë përcaktojnë shtrirjen e frymëzimit të Biblës: fjalësor dhe i plotë. I plotë do të thotë tërësor, i pakufizuar në të gjitha anët. Apostull Pali thotë te 2 Timoteut 3:16 “Gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia.” Dhe Pali u drejtohet selanikasve: “Prandaj edhe falendërojmë pa pushim Perëndinë, se kur keni marrë nga ne fjalët e Perëndisë, i pritët ato jo si fjalë njerëzish, por sikurse është në të vërtetë, si fjalë Perëndie. ” (1 Selanikasve 2:13).

Bibla mbyllet me këtë paralajmërim: “Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri se, nëse ndokush do t’u shtojë këtyre fjalëve, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. Dhe, nësë ndokush heq nga fjalët e kësaj profecie, Perëndia do t’i heqë pjesën e tij nga libri i jetës, nga qyteti i shenjtë dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër. ” (Zbulesa 22:18, 19).

Gjithë Bibla është e frymëzuar, jo vetëm pjesët e përcaktuara. Frymëzimi shtrihet jo vetëm në të gjitha pjesët e Biblës, por edhe të fjalët. “Për këto edhe flasim, por jo me fjalët e mësuara nga dituria njerëzore, por të mësuara nga Fryma e Shënjtë, duke ndërthurur gjërat frymore më fjalët frymore. ” (1 Korintasve 2:13).

Nganjëherë shkrimtarët biblike i bazojnë argumentet e tyre mbi një shprehje të veçantë ose dhe fjalë të vetme. Për shembull te Galatasve 3:16 Apostull Pali citon Zanafillën 13:15 dhe 17:18, ku Zoti i thotë Abrahamit: “Tërë vendin që sheh do të ta jap ty dhe farës (pasardhësit) sate, jo pasardhësve të tu në shumës. Argumenti i plotë i Palit është bazuar mbi emrin e dhënë në njëjës më tepër sesa në shumës. René Pache në The Inspiration and Authority of Scripture f. 77, jep një përmbledhje të drejtp ërdrejt të kësaj ideje. Fare mirë ne mund të jemi në një mendje me të kur thotë: “Shumë shpesh kuptimi i një paragrafi të tërë qëndron tërësisht mbi një fjalë, qoftë ajo në numrin njëjës apo shumës, kohët e një foljeje, hollësirat e profecisë, saktësisë e premtimit dhe heshtjes së tekstit ndaj një çështjeje të veçantë.“

Është e një rëndësie shumë të madhe të shënohet shtrirja e frymëzimit duke përfshirë çdo libër të Shkrimit, çdo pjesë të secilit libër si dhe çdo fjalë në secilin libër, sikurse na jepet në origjinal. Kjo shtrirje nuk përfshin kopjet dorëshkrimore dhe përkthimet që janë thjesht një riprodhim. Asnjë dorëshkrim apo përkthim nuk është i frymëzuar përveç origjinalit.

Megjithatë, për nga qëllimet dhe synimet, ato janë njëmendësisht të frymëzuara, derisa me numrin e madh të dorëshkrimeve të vëna në dispozicion për shqyrtim të hollësishëm, shkenca e kritikës tekstuale mund të na japë një përfaqësim të saktë. Rrjedhimisht në mund të sigurohemi se, kur të lexojmë Biblën, do të jemi duke lexuar fjalën e Perëndisë.

Charles Wesley, një nga themeluesit e Metodizmit, shkroi: Bibla duhet të jetë shpikje ose e njerëzve të mirë dhe engjëjvë; ose e njerëzvë të këqij dhe djajve, ose e Perëndisë. ”

Së këtejmi:

1. Ajo nuk mund të jetë shpikja e njerëzve të mirë ose e engjëjve, sepse nuk do të donin e nuk do të mund të bënin një libër e të thonin gënjeshtra gjatë kohës së të shkruarit të tij, duke përsëritur “Kështu thotë Zoti” derisa ajo ishte shpikja e tyre.

2. Ajo nuk do të mund të jëtë shpikja e njerëzvë të këqij apo e djajve, sepse ata nuk do të donin të bënin një libër që urdhëron të gjitha dëtyrat, ndalon të gjitha mëkatet dhe dënon shpirtrat e tyre në ferr në përjëtësi.

3. Si rrjedhim, unë nxjerr përfundimin se Bibla duhet të jëtë dhënë nëpërmjet frymëzimit hyjnor. (Robert W. Burtner dhe Robert E. Chiles në “A Compilation of Wesley’s Theology”, f. 20).