jump to navigation

1. ÇFARË ËSHTË NJË KULT?

Postuar tek: Mashtruesit më: 06, 15, 2007

Termi kult ka marrë një përkufizim krejt të ndryshëm në shekullin e fundit. Kjo është e vërtetë veçanërisht që nga viti 1950 kur mjetet e komunikimit masiv shekullar nisi të analizonte grupet dhe t’i etiketonte si kulte për shkak të qendrimit të kundërt. Revista ‘Time’ (3 shtator 1951, fq. 51) e quante librin llastues ‘Dianatikët’ e L. Ron Hubbardit një kult, dy vjet përpara se autori ta klasifikonte atë si feja e Shkencologjisë. Bazat e ‘Times’ për ta quajtur atë kult ka të ngjarë të jenë shitjet me shumicë në tregun e librave të lira. Ne nuk mund të braktisim përdorimin e ligjshëm të një termi të thjeshtë për shkak të përdorimit të tij prej të tjerëve. Psikologët janë orvatur ta përcaktojnë një kult si një grup që ndërron qëndrimin dhe pikëpamjen e vet psikologjike për jetën. Sociologët e kanë përcaktuar një kult si një grup që nuk u përshtatet normave të një shoqërie të dhënë. Që të dyja këto orvatje të fundit dështojnë në drejtim të asaj se çfarë është thelbësore të gjithë kultet, d.m.th teologjia. Kështu që ne do të përdorim përkufizimin tonë teologjik si të vetmin përkufizim që u drejtohet të gjithë aspekteve të jetës, mendimit dhe sjelljes.

Fjala kult vjen prej fjalës latine cultus, e cila në kuptim të drejtpërdrejt do të thotë të adhurosh ose të tregosh nderim për diçka. Sipas Fjalorit Anglisht të Oksfordit, ajo u pranua në shekulllin XVII dhe përsëri në mesin e shekullit XIX si përfaqësim i një grupi të veçantë fetar. I pari libër që u mor me disa kulte në një volum të vetëm është ‘Paralajmërime’ në kohën (1917) i Uilliam Irvinit, i rititulluar “Herezitë e ekspozuara” (1919). Në këtë volum Irvin në mënyrë të saktë barazon nevojën për të kuptuar në mënyrë teologjike kultet dhe Biblën si kriterin tonë për të ndarë të vërtetën nga gabimi. “Gati çdo herezi, — thotë ai, — me analizat e veta, bën pikërisht këtë; ajo vendos një vello midis njeriut nevojtar dhe një Zoti të pritshëm.” (botimi i dhjetë, fq. 8). Libri i Irvinit thotë se ‘të vërtetat themelore të ungjillit do të mohohen nga kultet.’(fq. 6)

Ka patur shkrimtarë të tjerë që kanë vlerësuar disa kulte edhe me një tekst të vetëm. Asnjë autor, ndoshta nuk është më i mirënjohur për këtë sesa Dr Walter R. Martin, i cili kaloi dyzet vjet të jetës së tij duke paraqitur gabimet e kulteve. Ai shkroi:

Një kult, pra, është një grup njerëzish të polarizuar rreth interpretimit të dikujt për Biblën dhe që është karakterizuar me devijime të mëdha për lidhjet e krishterimit normativ me doktrinat themelore të fesë e krishterë, veçanërisht nga fakti se Zoti u bë njeri me Jezu Krishtin. (Martini flet për kultet, fq. 17)

Ajo që në fillim Martini e të tjerë kanë thënë për kultet është e vërtetë. Ne lipset të ofrojmë studimin tonë nga pikëpamja e Fjalës së Zotit, sepse apostulli Pal na paralajmëron se mund të jetë një Krisht i gënjeshtërt dhe një ungjill i gënjeshtërt që do të përpiqej të mashtronte Kishën e Vërtetë dhe botën.

Nëse vjen tjetërkush dhe ju shpall një Jezus tjetër - të cilin ne nuk jua kemi predikuar, ose, merrni një tjetër Shpirt, të cilin nuk e keni marrë, ose, një Ungjill tjetër, të cilin nuk e keni marrë - atë e duroni fort mirë! … Këta farë burrash janë apostuj me rrena, punëtorë gënjyes, që shtihen si apostuj të Krishtit. Dhe nuk keni pse të çuditeni. S’keni, pra, pse të çuditeni në qoftë se edhe punëtorët e tij marrin dukjen e jashtme të punëtorëve të drejtësisë. Mbarimi i tyre do të jetë sipas veprave të tyre. (2 Korintasve 11,4. 13-15)

Edhe pse është e pamundur të japësh një përkufizim të qartë për një kult modern fetar, vështirësia në të kuptuarit qëndron në parametrat vazhdimisht të ndryshueshëm të grupeve, me të cilët po merremi. Në dritën e grupeve të reja ne duhet të përpunojmë përkufizimin tonë. Bibla është hedhur poshtë prej disa kulteve. Kultet e tjera nuk kanë asnjë pretendim për Kishën e krishterë derisa ata vetë burojnë nga një pikëpamje tjetër. Ne shpallim se ajo që mendojmë është një përkufizim që u përshtatet gjithë kulteve edhe në qofshin filiza të krishterimit, hinduizmit, budizmit, taoizmit apo të islamizmit.

PËRKUFIZIMI: Një kult është një grup njerëzish që i bazojnë pikëpamjet e tyre mbi konceptin e një udhëheqje të izoluar, e cila mohon doktrinat qendrore të krishterimit, sikurse janë të mësuara nga Bibla. Ne do t’i klasifikojmë kultet në këtë studim në tri kategori: Kultet Pe- rëndimore, Kultet Lindore dhe Kultet e Kohës së Re. Disa prej mësimeve të këtyre kulteve do të përputhen pjesërisht, por ne do të përdorim pikëpamjen e tyre themelore për klasifikim.

Kultet Perëndimore. — Kultet Perëndimore janë ato që zakonisht shkëputen prej krishterimit dhe mohojnë doktrinat thelbësore të fesë sonë. Ato do ta përdorin Biblën si burimin e tyre dhe Jezu Krishtin si figurë qendrore. Zakonisht ato pretendojnë se janë të vetmit përfaqësues të krishterimit të sotëm. Kultet Lindore — Këto kulte nuk e deklarojnë Biblën apo Jezu Krishtin aq të nevojshëm për strukturën e tyre; në të vërtetë ato janë rrjedhime të filozofisë orientale. Pretendimet e tyre i kanë rrënjët në hinduizëm, budizëm e në taoizëm. Ndonjëherë ato do të shpallin pajtueshmëri me krishterimin, por, në thelb, pikëpamjet e tyre mbeten në filozofinë orientale.

Kultet e Epokës së Re. — Kultet e Epokës së Re zakonisht përpiqen të bashkojnë mendimin Lindor me atë Perëndimor, duke u bërë, për rrjedhim, “Enë Shkrirëse” për besimet. Bibla vlerësohet vetëm se ndihmon në përparimin e çështjes së tyre, Jezusi citohet vetëm kur paraqitet i dobishëm për ta, ndërsa pikëpamja për botën mbetet moniste ose panteiste.

Përse lulëzojnë kultet?

Kultet rriten në anëtarësi në sajë të metodave të kthimit fetar, të ngjashme me ungjillizimin e krishterë. Dëshmitarët e Jehovajt kanë shpenzuar 835, 426, 538 orë duke përhapur literaturë gjatë vitit 1990. Ata botojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milion kopje të revistave “Kulla e Rojes” dhe “Zgjohu” çdo muaj në 128 gjuhë. Kisha Mormone ka 40 000 misionarë të rregullt që propagandojnë doktrinën e Jozef Smithit. Ata po rriten kaq me shpejtësi sa Almanaku i Kishës Mormon krenarisht përkrah dhe ngre në detyrë një të tretën e një milionë të pagëzuarve të përvitshëm, prej të cilëve tre të katërtat ishin më parë protestantë. Gazeta ‘The Christian Science Monitor’ ka fituar emër të mirë në të gjitha nivelet e qeverisë, botës tregtare dhe familjeve mbarë. Ajo botohet në një tirazh ndërkombëtar dhe është shtrirë edhe në program të arrirë televiziv.

Këto fakte tregojnë se kultet po përdorin çdo mjet të vënë në dispozicion për të fituar anëtarë të rinj. Po përse njerëzit futen në kulte: arsyeja intelektuale, emocionale, shoqërore dhe shpirtërore. (shih Kurt Van Gorden dhe Ronald Enroth, shih Evangelizing the Cults, Ann Arbor, Ml: Servant Publications, 1990, p. 140)

Arsyet intelektuale që njerëzit bashkohen me kultet Zoti më ka dhënë mundësinë për të qenë intelektual. Ai shpreson që ne të përdorim proceset arsyetuese (Jeshaja 1,8), por ja që mëkati e ka shtrembëruar aftësinë tonë pët të menduar saktësisht për Zotin dhe mesazhin e tij. Pali thotë se shumë njerëz gjithmonë mësojnë e kurrë nuk mund t’ia arrijnë njohurisë të së vërtetës (2 Timoteu 3,7).

Kultet ndërhyjnë në përgjigjen intelektuale për të kënaqur natyrën e rënë të njeriut. Në një mjedis të pasigurt, kultet u ofrojnë përgjigje autoritare pyetjeve themelore të çdonjerit si “Kush jam unë?”, “Përse jam këtu?”, “Ku po shkoj?”. Veçse se kjo nuk do të thotë se ata japin vërtet përgjigje të sakta, çka do të thotë se ofrojnë një siguri të gënjeshtër në filozofinë e kësaj bote. Shumë kulte bëjnë pre injorancën dhe orvaten të lënë sa më shumë për- shtypje mbi të painformuarit me pseudo diturinë e tyre. Një shembull të tillë na e jep vetë themeluesi i Rrugës Ndërkombëtare, Victor Paul Wierwille, i cili citonte për kursim burimet hebraike dhe greke në përpjekjen për t’u paraqitur si njëri i ditur. Ne kemi, gjithashtu, përfaqësuesit e Dëshmitarëve të Jehovajt, të cilët duke shkuar derë më derë lenë përshtypje të njëjtë diturie. Për të luftuar një dukuri të tillë, besimtari duhet të dijë se çfarë beson, përse beson, me synimin që të aftësohet për të demaskuar mësimet e kulteve. Arsyet emocionale që njerëzit lidhen me kultet Zanafilla në 1,26-27 na tregon se Perëndia na bëri sipas shëmbëlltyrës dhe ngjasimit të vet, si burrin ashtu dhe gruan. Ndjenjat tona janë dhuratë e Zotit, të cilat ai nuk ua dha kafshëve …

Prej saj ne fitojmë dashuri, gëzim, paqe, mirësi si dhe cilësi të tjera. Mëkati ka shfrytëzuar natyrën tonë emocionale dhe ka prodhuar urrejtjen, rënien shpirtërore, shqetësimin, egoizmin si dhe veçori të tjera të këqija. Kultet i drejtohen nevojës në bazë ndjesore. Që të gjithë ne duam të jemi të dashuruar dhe të ndjejmë drejtimin kuptimplotë në jetët tona. Personat, të cilët përjetësojnë një njëjtësim krizash apo që kanë probleme emocionale janë veçanërisht të prekshëm ndaj kulteve. Shpesh, kur dikush vuan hidhërimin për vdekjen e dikujt, kultet e shënojnë atë (mashkull a femër qoftë ai) si pre e lehtë për gjuetinë e tyre.

Kultet përfitojnë prej kësaj dhe paraqesin zgjidhjen stereotipe, por në fund të fundit të pakënaqshme. Shumica e kulteve u tregojnë besimtarëve të tyre çfarë të besojnë, si të sillen dhe çfarë të mendojnë dhe theksojnë vartësinë ndaj grupit apo drejtuesit për stabilizimin e tyre emocional. Një mësues me e dikurshme për Shkollën e Bashkuar të Krishterimit dhe që tashmë është rilindur e krishterë i shkruan nga përvoja njërit prej shkrimtarëve mbi këtë subjekt. “Ishte dashuria” thoshte Zonja D “që së pari më joshi te Bashkimi.

Ndodhesha në atë gjendje të njeriut që sapo ishte divorcuar dhe e ndjeja veten në rënie. Shkolla e Bashkimit ju thotë se ju jeni e veçantë dhe e duhur. Ata ju mësojnë si të doni veten tuaj dhe të tjerët.” Përfundimisht ishte në gjendje të veçante emocionet e veta prej së vërtetës së shkruar prej Fjalës së Zotit, kështu që ajo e la Bashkimin për të ndjekur Jezusin e vërtetë. Dëshmia e saj na jep shpresën se Shpirti i Shenjtë i Zotit mund të depërtojë përmes kurtheve emocionale të kulteve dhe të çlirojë shpirtin për t’iu përulur Jezusit Mbret.

Arsyet shoqërore që njerëzit lidhen me kultet Ne nuk mendojmë shpesh rreth jetës sonë shoqërore në marrëdhënie me qëllimin krijues të Zotit, por Zoti na bëri ne që të jemi qenie shoqërore. Kultet shfrytëzojnë nevojat shoqërore, të cilat Zoti na i dha neve. Njësia e familjes ishte konceptuar nga Zoti nëpërmjet krijimit të Adamit dhe të Evës si burrë e grua. Kur njerëzit nisën të shumohen e të përhapen, fiset dhe fshatrat u zhvilluan dhe rrjedhimisht këto u bënë qytete dhe kombe. Është për shkak të ndikimit tonë që ne shtuam lidhjen tonë të gjakut me njerëzimin dhe përmbushëm dëshirën për të qenë pjesë e një grupi ose për t’u bërë aktivë në shoqëri. Kur jeta e grupit është e përçarë, qoftë ajo për shkak të mosfunksionimit të familjes, qoftë për shkak të një atmosfere të keqe kishtare, nga fshirja e një vendi pune apo nga neveritja e hapur ndaj problemeve politike, njerëzit duan të tërhiqen prej shoqërisë, për t’u bërë pre e kulteve.

Njeri prej shkrimtarëve, Kurt Van Gorden, ishte pjesëtar i kultit Fëmijët e Zotit. Para se të përfshihej në të, ai pati qenë i krishterë vetëm për një vit, pasi kisha, në të cilën ai shkonte, nuk kishte ndonjë plan aktiv për ungjillizimin e të tjerëve. Dëshira e Kurtit për të përhapur ungjillin ishte nxitur, kur një ditë takoi Fëmijët e Zotit. Sipas tij ata po bënin atë që duhej të bënin të krishterët dhe mbi bazën e këtij arsyetimi ai u bashkua me ta. Pas afro gjashtë muajsh Kurti ishte në gjendje të kuptonte qëllimet e tyre dhe të doktrinave të tjera gënjeshtare, u pendua dhe u rikthye në shoqërinë e krishterë, ku ndoqi dhe një Kolegj Kryqëzate për Studimin e Biblës së Krishtit. Kultet përfitojnë edhe nga faktorë të tjerë shoqërorë, ashtu siç ndodh kur hipokrizia apo mëkati i disa drejtuesve të krishterë bëhen të njohur publikisht. Dëshmitarët e Jehovajt i venë në qendër të vemendjes këto subjekte thuajse në çdo botim të revistës “Zgjimi” si për të risiguruar anëtarët se paskëshin bërë atë që duhet duke hequr dorë prej ‘botës së krishterë’. Ata bëjnë kështu gabimin logjik të komponimit (duke pretenduar se janë të njëjta me të tërën) dhe flakin kështu krishterimin për shkak të disa anëtarëve të Kishës. Shihni paragrafin tonë për hipokritët e “Përgjigje pyetjeve të vështira” (San Bernardino, CA: Here’s Life Publishers, 1980) fq. 127-128.

Arsyet shpirtërore të lidhjes së njerëzve me kultet Kultet janë pa të vërtetë shpirtërore, mirëpo ato bëjnë çdo përpjekje për të kënaqur nevojat shpirtërore të njeriut. Shumë të krishterë nuk janë ithtarë të Fjalës së Zotit dhe i kanë përfaqësuar kultet si rrjedhim i mosnjohjes së bazave biblike të krishterimit. Ndoshta mund t’i përkasin dhe ndonjë sekti të zvetënuar prej teologjisë liberale. Po qe se Kisha dështon në sigurimin plot përkujdesje dhe seriozitet të së vërtetës shpirtërore dhe në shpjegimin e mësimit biblik, atëherë njerëzit me nevoja shpirtërore do të gjejnë rrugë të tjera për të përmbushur atë çfarë nuk arriti të bënte Kisha.

Shumë njerëz të përfshirë në Kultet ishin rritur më parë ndër Kishat e krishterë, por nuk u mësuan me doktrinën bazë të krishterimit. Chris Elkins, ish-anëtar i Kishës së Unifikuar të Munit, thekson:

Në pjesën më të madhe të kulteve, shumica e anëtarëve lanë një rrugë kryesore, një Kishë të emërtuar. Ndoshta në përpjekjet e Kishës për të shpjeguar pse anëtarët e saj po i largohen dhe po bashkohen me kultet, ndërrimi i pikëpamjeve është konsideruar si më i lehtë. Pretendimi im është se ndërrimi i pikëpamjeve nuk është me të vërtetë shkaku. Në të shumtën e rastave ne do të ishim të detyruar të izolonim ndonjë element në metodologjinë e një kulti e që nuk është shfaqur në ndonjë formë në kishat aktive. Për të krishterët problemi kryesor me kultet do të mbetet teologjia. Shumë prej nesh e kanë pranuar Krishtin që në moshë të re. Atëherë ne kishim një kuptim fëminor për Jezusin, për Biblën dhe Shpëtimin. Kjo është e pranueshme për fëmijët dhe të krishterët e rinj. Veçse shumë prej nesh, të krishterëve të vjetër, jemi ende fëmijë nga ana shpirtërore. Ne ende nuk kemi mësuar të ushqejmë veten, ca më pak dikë tjetër.” (‘Jeta e krishterë’, gusht 1980.)

Share|