jump to navigation

PËRSE KY LIBËR?

Postuar tek: Mashtruesit më: 01, 18, 2007

Prej shumë vitesh kemi pasur shumë kërkesa për të shkruar një libër lidhur me alternativat e ndryshme të krishterimit, lidhur me kultet, besimet e jokrishtera, besimet shekullare si dhe ato të okultizmit. Ky libër është një rishikim më i gjerë i veprës sonë të mëparshme “Kuptimi i Kulteve”. Shpesh jemi kundërshtuar nga njerëz të besimeve të ndryshme fetare, kur pohojmë pashoqërueshmërinë dhe plotësimin e fesë së krishterë. Ata argumentojnë se krishterimi është i pajtueshëm me fetë dhe kultet e tjera dhe se nuk duhej të theksonim veçantinë e Jezu Krishtit si të ishte e vetmja rrugë për të vërtetuar se ai ishte i vetmi Person që mund të njihte të vërtetën dhe Zotin e gjallë.

Ky libër provon se krishterimi nuk është i pajtueshëm me kultet. Punimi ynë “Doracaku i besimeve të sotme” provon papajtueshmërinë e krishterimit me besimet e jokrishtera, me besimet shekullare dhe ato okulte. Është po me këtë kuptim që ne e kemi titulluar këtë libër “Mashtruesit”. Por, ne nuk themi se themeluesit e këtyre grupeve mashtrojnë me qëllim ithtarët e tyre. Në të vërtetë disa prej tyre mund të kenë nisur një kërkim për të vërtetën, por kanë përfunduar duke luajtur një pjesë të lojës së Djallit. Duhet theksuar se nuk është krishterimi ai që ka mësyer kultet, por, më saktë, kultet kanë mësyer krishterimin. Përfundimi është se krishterimi parimor ka qenë detyruar të kalojë në mbrojtje duke përdorur të vërtetën për të luftuar devijimet, që kultet duan në mënyrë kriminale t’i paraqesin si doktrinën e vjetër të krishterë.

Share|