Si ishte emri i tagrambledhësit: Mate apo Levi?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlNjeriu që ishte i ulur në zyrën e tagrambledhësit dhe të cilin Jezusi e thirri që të bëhej dishepulli i tij quhej Mate (Mateu 9:9) apo Levi (Marku 2:14; Luka 5:27)?
(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)
Përgjigja e kësaj pyetje është plotësisht e njëjtë si ajo e mëparshmja, pra që të dyja shkrimet janë të sakta. Mateu quhej gjithashtu Levi, siç dëshmojnë edhe vetë këto shkrime. Është paksa zbavitëse kur dëgjojmë z. Ali që tërheq shumë vëmendje drejt këtij zakoni legjitim. Në periudhën përgatitore për debatin në Birmingem (Birmingam), Angli, në shkurt të vitit 1998, ai ishte i lirë të shtirej (maskohej) nën një emër alternativ (Abdul Abu Safijah, që do të thotë “Abdul, ati i Safijas”, që ishte emri i vajzës së tij) që të mund të fitonte epërsi të padrejtë mbi z. Smith, që ishte kundërshtari i tij.
Duke e fshehur identitetin e tij ai ja mohoi z. Smith përgatitjen për të cilën ai kishte të drejtë. Dhe tani ai këtu e gjen një mospërputhje, kur njerëzit në Palestinën e shekullit I përdorin njërin apo tjetrin nga emrat e tyre, një praktikë që s’është as jashtëligjore dhe as mashtruese. Ka arsye të përsosura ligjore për përdorimin e emrit alternativ. Megjithatë, në dritën e praktikës së padrejtë dhe mashtruese të z. Ali, siç është cekur më lartë, ekziston një tingëllimë hipokrizie në këto dy pyetjet e fundit të ngritura nga ai.