Jezusi e mbarti apo jo kryqin e tij?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlJezusi e mbarti (Gjoni 19:17) apo nuk e mbarti (Mateu 27:31-32) kryqin e tij?
(Kategoria: Është keqkuptuar teksti dhe tekstet janë në pajtueshmëri nëse u kushtohet më tepër vemendje)
Gjoni 19:17 thotë që ai u nis duke mbartur kryqin e tij drejt vendit të quajtur “Kafka”. Mateu 27:31,32 na thotë që e çuan për ta kryqëzuar dhe duke dalë drejt Golgotës, Simoni u detyrua që ta mbarte kryqin. Marku 15:20,21 pajtohet me Mateun dhe na jep informcione shtesë që Jezusi u nis nga brendësia e Pallatit (Pretoriumit). Pasi që Simoni ishte duke hyrë brenda nga fusha, është e qartë që ai ishte kalimthi në atë rrugë.
Kjo nënkupton që Jezusi e mbarti kryqin e tij për një distancë, nga pallati deri në rrugë. I dobët nga të rrahurat me kamzhik dhe nga tortura, ka mundësi që është rrëzuar nga pesha e kryqit ose ishte duke ecur shumë ngadalë. Sidoqoftë, ushtarët e detyruan Simonin që ta mbarte kryqin për të. Luka 23:26 pajtohet gjithashtu që ushtarët e kapën Simonin gjatë kohës që po e çonin Jezusin. Në këtë mënyrë mospërputhja zhduket. Jezusi filloi ta mbarte kryqin dhe Simoni e mori atë diku përgjatë rrugës.