jump to navigation

Sistemi apo koleksionimi i tekstit Kuranor

Postuar tek: Mbi Kuranin më: 11, 22, 2006

Tani do të diskutojmë në lidhje me autoritetin në lidhje me Kuranin larg përbërjes së tij dhe do të bëjmë pyetjen se si na erdhi ai neve. Do të japim theksime të veçanta mbi problemet të cilat ne i gjejmë në këtë organizëm. Ne gjithashtu do të pyesim, nëse është fjala e Perëndisë, pse shumë nga përmbatja e saj është kontraditore?

Prej këtu do të konsiderojmë se nga e mori materialin Kurani, ose prej nga janë burimet e tregimeve. Le të fillojmë atëhere me paraqitjen e koleksionit të tekstit Kuranor.

Myslimanët deklarojnë se Kurani është i përsosur në historinë e saj tekstuale, dhe se nuk ka defekte tekstuale (siç thonë ata ne kemi në Bibël). Ata pohojnë se është i përsosur jo vetëm në përmbatje por edhe në lloj, por rënditja dhe shkrimi ashtu siç e kemi sot është i plotësisht paralel me pllakat e ruajtura në parajsë.

Këtë ata e debatojnë se Allahu i ka ruajtur ato. Për këtë, ata mendojnë se Kurani duhet të jetë Fjala e Perëndisë. Pasiqë ne tashme e kemi shikuar përmbatjen dhe llojin e Kuranit dhe e kemi hasur si të pamjaftueshëm, deklarimi rreth pastërtisë së tekstit është një pohim të cilin duhet ta kontrollojmë në më shumë detaje.

Periudha e zbulesës

Sipas traditĂ«s muslimane “zbulesa” e sureve Ă«shtĂ« pranuar nga profeti Muhamed, nga engjelli Xhebrail (Gabriel) pĂ«rbrĂ«nda tri periudhave.

  1. E para është referuar se periudha e 1-rë mekiane, dhe zgjati mes 611-615 Pas K. Gjatë kësaj kohe suret përmbanin shumë paralajmerime dhe shumë ide në lidhje se kush është Allahu, dhe çfarë ai priste nga krijimi i tij (p.sh. suret 1, 51-53, 55-56, 68-70, 73-75, 77-97, 99-104, 111-114).
  2. Periudha e dytë, i referohet si periudha e 2-të mekiane (mes viteve (616-622 Pas K) që kishte suret më të gjata, e kanë të bëjnë me doktrinat, ku shumë prej tyre i imitojnë materialin Biblik. Ishte gjatë kësaj kohe kur islamizmi bën deklarimin se është një religjion i vërtetë (p.sh suret 6-7, 10-21, 23, 25-32, 34-36, 50, 54, 67, 71-76).
  3. Periudha e tretë referohet si periudha mediniane (në mes v. 623-632 Pas K) e përqendruar në Medinë dhe zgjati përafërsisht dhjet vejt, deri në vdekjen e Muhamedit më 632 Pas K. Gjatë kësaj periudhe në përmbatjen është një ndryshim i spikatur. Aprovimi hyjnor është dhënë për udhëheqësinë e Muhamedit, dhe shumë nga materiali ka të bëjë me njgjarjet historike lokale. Aty është një ndryshim nga predikimi i çështjeve hyjnore në atë qeverisë. Si pasojë, suret janë shumë politike dhe sociale në përmbatjen e tyre (suret 2-5, 8-9, 22-24, 33, 37, 47-49, 57-59, 60-66, 98, 110).

Metoda e koleksionimit

Përderisa, vazhdon diskutimi lidhur me atë se a ka pranuar Muhamedi ndonjë zbulesë, ka skepcitizëm mjaft të madh, si dhe për Kuranin të cilin e kami sot, se është bërë në të vërtetë nga ato zbulesa për të cilat supozohet se ai i ka pranuar? Shumë myslimanë debatojnë flakët se Kuranin të cilin e kemi sot në duart tona ka qënë në formën përfundimtare edhe para vdekjes së Muhamedit, dhe koleksioni i tekstit pas vdekjes së tij ka qënë thjesht një ushtrim në grumbullimin e asaj të tanime kishte ekzistuar.

Ka edhe individë të cilët besojnë se shumë nga shoqëruesit e kanë mbajtur në mënd tekstin, dhe janë ata të cilët janë përdorur për të vërtetuar organizimin e fundit të sekretarit të Muhamedit, Zaid ibn Thabit. Nëse këto pohime janë të vërteta, atëhere ne në të vërtetë e kemi zbulesën të cilën ia vlenë ta studiojmë.

Por sidoqoftë, historia tregon për një skenar krejt tjetër, një të cilën myslimanët e kanë shumë të vështirë ta mbrojnë. Tradita myslimane na tregon se Muhamedi nuk e ka paraparë vdekjen e tij, dhe nuk ka bërë parapërgatitje në përmbledhjen e zbulesës së tij, me qëllim që të gjitha të vendosen në një dokument.

Kështu sipas traditës, iu është lënë ndjekësve të Muhamedit që të shkruajnë atë që kishte thënë ai. Al Bukhari, një shkollar mysliman i shekullit IX-X, dhe një nga përmbledhësit më autorativ në traditën myslimane, shkroi se kurdoherë që Muhamedi ra në ndonjë ekstazë të paparaparë zbulesat e tij janë shkruar në atë çfarë ka qënë më afër gjatë kohës së zbulimit.

Janë shfrytëzuar eshtrat e gjërë apo këmbët e kafshëve të ngordhura, po ashtu edhe gjethet e palmave, pergamena, letra, lëkura, hasër, gurë dhe lëvore. Dhe kur nuk kishin diçka të njgjashme pranë, atëhere tentimi ishte bërë nga dishepujt e tij që ta mbajnë në mënd sa më afër që të jetë e mundur. Dishepujt kryesorë të asaj kohe ishin: Abdullah ibn Mas’ud, Abu Musa, Ubayy ibn Ka’b.

Të gjithë këta ishin shoqërues të afërt të Muhamedit. Sipas Sahih Bukhari, gjatë viteve pas vdekjes së Muhamedit, disa pasazhe të Kuranit janë humbur pakthyeshmërisht përdeisa një numër i recituesve vdiqën në betejën e Jamamas. Ky incident së bashku me përmbledhjen automatike të Kuranit si zbulesë, tani kur ndërmjetësuesi ka vdekur, detyroi shoqëruesin e profetit të quajtur Hazrat Omar që t’i sygjerojë kalifit aktual, Abu Baker që zbulimet ekzistuese duhet të përmblidhen.

Fillimisht, kalifi i moshuar ngurroi, sikur nuk deshi të bëjë atë çfarë profeti nuk kishte bërë. Sidoqoftë, ai më vonë ndërroi mendjen, për shkak të krizave të shkaktuara nga vdekja e recituesve në Jamama. Sekretari i Muhamedit, Zaid ibn Thabit ishte i komisionuar nga Abu Baker për të mbledhur të thënat e profetit dhe të përmblidhen në një dokument.

Koleksioni i Zeidit

Siapas Bukharit, përgjigjja e Zeidit, ishte interesante. Ai thoshte se do ishte më e lehtë nëse të ishte kërkuar nga ai që të lëvizte malet sesa t’i mbledhë suret e Kuranit. Arsyeja për këtë deklaratë të çuditshme, bëhet e njohur kur gjejmë se si në kërkimin e tij të pasazheve të Kuranit, ai ishte i detyruar t’i përdorë si burimet të tij, eshtrat e gjërë apo të këmbëve të kafshëve të ngordhura, po ashtu edhe gjethet e palmave, pergamena, letra, lëkuar, hasër, gurë, dhe lëvore dhe kujtimet e shoqëruesve të profetit (Bukhari, vell 6, fq.477). Kjo tregon, se në atë kohë nuk ka pasur asnjë mysliman i cili ka mësuar (të gjithë) Kuranin përmëndësh, përndryshe përmbledhja kishte me qënë një detyrë e lehtë.

Sikurse tĂ« kishte me qĂ«nĂ« njĂ« individ i cili do tĂ« kishte ditur pĂ«rmĂ«ndĂ«sh Kuranin, atĂ«here Zeidi do tĂ« kishte shkuar te cilido shoqĂ«rues dhe do tĂ« pĂ«rshkuante atĂ« çfarĂ« ata do ti diktonin. PĂ«rkundazi, Zeidi ishte teje i ngarkuar me detyrĂ«n tĂ« “kĂ«rkojĂ«” pasazhet nga ata njerĂ«z tĂ« cilĂ«t do t’i kenĂ« mbajtur mĂ«nd segmentet e sigurta. Ai gjithashtu Ă«shtĂ« dashur t’i referohet objekteve tĂ« çuditshme me qĂ«llim qĂ« t’i gjejĂ« ajetet e nevojshme.

KĂ«to janĂ« burime qĂ« vĂ«shtirĂ« mund tĂ« mbĂ«shtetesh nĂ« to, si njĂ« kopje tĂ« “pĂ«rsosur” e supozuar prej pllakave tĂ« pĂ«rjetshme tĂ« cilat ekzistojnĂ« nĂ« parajsĂ«.

Çfarë dëshmie, pyesim ne, a është kopje e tij përfudimtare e kompletuar? Menjëherë vihet në dukje se kopja zyrtare e Kuranit ka fjetur në burime shumë të dobëta. Nuk ka asnjë mënyrë që dikush ta mbrojë me siguri atë se çfarë Zeidi ka përmbledhur e profetëve.

A kanë humbur disa objekte apo a janë hedhur? A kanë vdekur disa ajete së bashku me shoqëruesit të cilët u vranë në betejën e Jamamas. Kemi mbetur me më shumë pyetje se sa përgjigje.

Tek Sahih Bukhari (vell 6, fq.478) Zeidi kishte thënë se vargjet e fundit të sures 9 (vargjet 128 dhe 129) i kishte gjetur tek një individ i sigurtë. Pastaj ai vazhdoi duke thënë se këto vargje i ka gjetur prej kurrkujt.

Kjo na shpie tek vetëm një konkluzion i mundshëm : që ne nuk do të mundemi të bëhemi të sigurt se Kurani i cili përfundimisht është kompletuar, është në fakt i kompletuar.

Kjo nënvizon faktin se askush nuk e ka ditur Kuranin përmëndësh, dhe kështu nuk mund të vërtetohet se kopja e Zeidit është e kompletuar. Si pasojë kompecioni i fundit i Kuranit është varur në maturingë e një personi, e jo në zbulesën e Perëndisë, por në një njeri të thjeshtë dhe të gabueshëm, i cili përmblodhi, nga burimet të cilat i pati në dispozicion, në çka besoi për të qënë Kurani i kompletuar.

Kjo nuk përfilli deklarimin e guxinshëm të myslimanëve se libri është tani, dhe ka qënë edhe atëhere i kompletuar. Teksti i Zeidit iu është dhënë Hafsahës, njërës nga gratë e Muhamedit, dhe vajza e Umarit, Kalifit të dytë. Pastaj ne njihemi me tregimin gjatë sundimit të Utmanit, Kalifit të tretë.

Koleksionet konkuruese

Tek Sahih Bukhari, (vell.6 fq.479) ne lexojmë se në këtë kohë pa pasur lexime të ndryshme të Kuranit në krahina të ndryshme të botës myslimane.

Një numër i shoqëruesve të Muhamedit kishin përmbledhur kodekset e tyre të tekstit. Me fjalë të tjera, megjithëse Zeidi kishte mbledhur tekstin nën Abu Bakr, kishte edhe tekste të tjera të cilat qarkullonin dhe të cilat ishin konsideruar autorative gjithashtu.

Dy kodekset më të populluara ishin ato të Abdullah ibn Masudit, dorëshkrimi i të cilit u standardizua në zonën e Irakut, dhe ai i Ubayy ibn Kab, dorëzimi i të cilit u standarizua në Siri. Këto dhe kodekstet e tjera të njohuara në përmbatjen e tyre në përgjithësi ishin në përpuethshmëri, por një numër i madh i leximit të ndryshëm, ndikuan shumë në tekstin.

Në të gjitha dorshkrimet e tilla kanë qënë as edhe dy kodekse të cilat kanë qënë plotësisht të njgjashme (për të cilat do të flasim më vonë). Si shtesë , teksi është recituar në dialekte të ndryshme të provincave të ndryshme të botës myslimane. Gjatë shekullit të VII-të, arabishtja është kompuzuar në të ashtëquajturën shkrimi me të meta në të cilin janë shkruar vetëm bashtingëlloret.

Pasi që nuk kishte zanore, vokalizimi iu është lënë lexuesve. Disa folje kanë mundur të lexohen si pasive apo aktive, përderisa disa emra kanë mundur të lexohen në ndonjë rast tjetër, dhe dira forma kanë mundur të lexohen si emra folje.

Standarti i një teksti

Rrjedhimisht, gjatë sundimit të Utmanit, Kalifit të tretë është bërë një tentim i matur për të standardizuar Kuranin dhe për të importuar një tekst të vetëm për tërë komunitetin mysliman.

Kodeksi i Zeid ibn Thabit, i marrë nga dorëshkrimi i Hafsahës, ishte i zgjedhur nga Utmani për këtë qëllim, për të shtangur të dy kodkset të Masudit dhe Ibn Kabit.

Zeid ibn Thabi ishte shumĂ« mĂ« i ri. I cili nuk kishte lindur fare kur Masudi kishte recituar pranĂ« Muhamedit 70 sure pĂ«rmĂ«ndĂ«sh. Sipas traditĂ«s myslimane kodeksi i Zeidit Ă«shtĂ« zgjedhur nga Utmani pĂ«r shkak tĂ« gjuhĂ«s e cila Ă«shtĂ« pĂ«rdorur, “dialekt kuranor” ishte vendosur nĂ« MekĂ«, dhe Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« arabishtja standarte.

Tradita pohon se Zeidi, së bashku me tre shkollarë të fisit Kurejshi të Mekës, kanë shkruar kodekset në dialektin Kurejsh, siç iu është shfaqur Muhamedit në këtë dialekt. Sidoqoftë, gjuhëtarët edhe sot janë në mëdyshje të dinë se çka ka qënë saktësisht dialekti i Kurejshive, dhe pasi që nuk ekziston sot nuk mund të definohet.

Për më tepër, dialektin të cilin e gjejmë tek Kurani i tanishëm nuk ndryshon nga gjuha e cila në atë kohë ishte e pranishme në pjesët e tjera të Hixhazit. Përderisa e bënin një teori të mirë, ka shumë pak dëshmi historike me të cilat mund të ndihmonin. Arsye të mëtutjshme, sipas traditës, për zgjedhjen e kodeksit të Zeidit, është sepse është mbajtur në një izolim të njëmëndë për shumë vite, dhe se nuk ka tërhequr pubilicitetin ashtu siç ka bërë ai me tekste të ndryshme, siç ishin kodekset e Abdullah ibn Masudid dhe Ubayy ibn Kabid.

Ironikisht, me anë të virtytit të popullaritetit të tyre, kodekset e Masudit dhe Kabid janë refuzuar si burimet finale të Kuranit dhe janë zëvëndësuar nga kodekset e një individi i cili ose kishte një nam të keq, apo nuk kishte përvojë, dhe teksti i të cilit (siç do të zbulojmë më vonë) kurrë nuk është zgjedhur si tekst autorativ nga ana e profetit, siç i ka zgjedhur ato dy tjerat.

Si pasojë, kopjet e kodeksit të Zeidit tanimë ishin dërguar shpërndarë tek çdo krahinë myslimane, përderisa të gjitha dorëshkrimet e përmënduar tashme ishin skatërruar.

Është e qartë nga ky diskutim se zgjedhja finale e tekstit për tekst autorativ kishte pak të bëjë me vërtetësinë e tij, por kishte të bëjë më shumë me faktin se nuk ishte dorëshkrimi i diskutueshëm. Gjithashtu është e dukshme se nuk ka pasur dy Kuranë të cilët eksistonin në të njëjtën kohë dhe që ishin krejtësisht të njgjashëm.

Kjo traditë na tregon se kopjet e tjera kanë ekzistuar, por asnjë nga tekstet nuk janë kursyer nga urdhëri për shkatërrim. Ne duhet të konkludojmë se shkatërrimi i dorëshkrimeve të tjera ishte përpjekje drastike për të standartizuar tekstin kuranor. Përderisa ne kemi sot një tekst standart, nuk ka asnjë provë e cila korrespondon me origjinalin. Ne vetëm mund të themi se mund të jetë i njgjashëm me redaktimin Utmatik, redaktimi i cili ishte një nga shumë të tjerë.

Vargjet që mungojnë

Kjo sjellë edhe një problem të vështirë: si mund të jemi të sigurtë se ajo çfarë është përfshirë në kodeksin (apo dorëshkrimin) e Zaid ibn Tabit, përmban zbulesën e plotë të zbulesës së Muhamedit? Ne jemi të detyruar të mbështetemi në traditën myslimane që të na tregojë. Por, interesant, është vetë tradita myslimane e cila na informon se Zeidi fillimisht edhe vetë kishte dyshuar në kodeksin e tij.

Sura 33:23

Sipas Sahih Bukharit (vell 6 fq 79), në kundërshtim me faktin se teksti i Zeidit është kopjuar dhe dërguar në shtatë qytete të ndryshme, papritmas Zeidit iu përkujtua se vargjet të cilat i kishte cituar profeti më herët mungonin në tekstin e tij.

Zeidi citoi se vargu i cili mungonte ishte vargu 23 i sures 33, i cili thotĂ«, “mes besimtarĂ«ve ka burra tĂ« cilĂ«t kanĂ« qĂ«nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« beslidhjen me Allahun”. KĂ«shtu qĂ« ai i kĂ«rkoi kĂ«tĂ« varg derisa e gjeti tek Huasaima ibn al Ansari.

Kështu që ne gjejmë se Kurani është mësuar përmëndësh nga njerëz të veçantë gjatë ditëve më të hershme të islamit. Por e një rëndësie më të madhe është pyetja shqetësuese nëse ndoshta ka edhe vargje të tjera të cilat nuk janë vënë re ose janë lënë anash. Përgjigjja në këtë pyetje mund të gjendet tek një traditë tjetër autoritative, në atë të Sahih Myslimit.

Vargu mbi gurëzimin

Myslimanët pohojnë se pasazhet kyçe kanë munguar nga teksti i Zeidit. Vargu më i njohur është mbi gurëzimin. Të gjitha traditat kryesore flasin për këtë varg mungues. Sipas Ibn Ishak (fq 684 ) lexojmë:

“PerĂ«ndia e dĂ«rgoi Muhamedin, dhe i dĂ«rgoi atij poshtĂ« shkrimin. PjesĂ« e saj qĂ« ai dĂ«rgoi Ă«shtĂ« pasazhi mbi gurĂ«zimin”.

Umari thotë:

“Ne e kemi lexuar atĂ«, na u Ă«shtĂ« mĂ«suar, dhe i kemi kushtuar vĂ«mĂ«ndje. Apostulli [Mahamedi] kishte gurĂ«zuar, dhe ne kemi gurĂ«zuar pas tij. Kam frikĂ« se nĂ« tĂ« ardhmen njerzit do tĂ« gjejnĂ« se nĂ« librin e PerĂ«ndisĂ« askund nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmĂ«ndur gurĂ«zimi, me anĂ«n e kĂ«saj shkojmĂ« nĂ« rrugĂ« tĂ« gabuar duke e braktisur dekretin tĂ« cilin e ka dĂ«rguar PerĂ«ndia. VĂ«rtet Ă«shtĂ« dĂ«nim pĂ«r burrin apo gruan e martuar tĂ« cilĂ«t bĂ«jnĂ« kurorĂ«shkelje”.

Për këtë sipas Umarit, vargu mbi gurëzimin ishte pjesë e Kuranit origjinal, e zbulesës të cilën Allahu e ka dërguar poshtë. Por tani mungon.

Në shumë tradita ne e gjejmë një numër të raporteve mbi burrat dhe gratë të cilët kishin shkelur kurorën, dhe janë gurëzuar nga profeti dhe shoqëruesit e tij. Por sot, në Kuran, në suren 24:32 lexojmë se dënimi për kurorëshkelje ishte me 100 goditje me kamzhik.

Umari tha se kurorëshkelja nuk është vetëm një shkelje kryesore por një shkelje e cila kërkon guxim. Ky varg tani mungon në Kuran dhe për këtë arsye Umari e ka ngritur këtë çështje.

Myslimanët duhet të pyesin vërtet se nëse Kurani në të vërtetë mund të deklarohet se është i njëjtë me atë që iu është dhënë nga Muhamedi shoqëruesve të tij? Me dëshmi të tilla, Kurani të cilin e posedojmë ne sot bëhet çdo herë më i dyshimtë.

Dallimet mes dorëshkrimeve

NjĂ« problem i dukshĂ«m me tekstin e Zeidit Ă«shtĂ« se ai ndryshon nga kodekset (dorĂ«shkrimet) e tjera tĂ« cilat kishin ekzistuar nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« me kodekstin e tij. Artur xhefri nĂ« librin e tij “Materiali pĂ«r historinĂ« e tekstit tĂ« Kuranit”, botuar mĂ« 1937, ka bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« klasike mbi variantet e kodekseve tĂ« herĂ«shme.

Tri kodekset kryesore të cilat rënditë janë ato të cilave iu kemi referuar më herët, përfshirë:

  1. Ibn Masud (Abd Allah b.Mas’ud) (vdiq më 653), nga Kufa në Irak. Ishte ai për të cilin është raportuar se kishte mësuar 70 sure drejt për së drejti nga Muhamedi, dhe se është zgjedhur nga Muhamedi si një njeri nga mësuesit e parë të recitimit të Kuranit (sipas Ibn Sa’d). Masud u bë autoriteti drejtues në Kuran dhe hadithit në Kufa, Irak. Ai refuzoi të shkatërrojë kopjen e tij të Kuranit apo të ndërpresë së mësuari nga ajo kur redaktimi i Utmanit u bë zyrtar.
  2. Ubayy b.Ka’b (vdiq më 649) një mysliman medinian i cili ishte i shoqëruar në Damask e Siri. Para kësaj ishte sekretar për profetin, dhe se gjatë jetës së profetit, është konsideruar se është më i shquar në kuptimin e Kuranit se Masudi. Kodeksi i Ubayt kishte dy sure më shumë. Ai kishte shkatërruar kodeksin e tij pas redaktimit Utmatik.
  3. Abu Musa (vdiq më 662), një jemenit, edhe pse ky kodeks ishte pranuar në Basra, ku ai shërbeu si qeveritar nën Umar. Kodeksi i tij ishte i gjatë , përmbante edhe dy ekstra suret të kodeksit të Ubayt, dhe vargje të tjera që nuk janë gjetë në kodekset e tjera (Xhefri, ff. 209-211).

Si shtesë e këtyre të trijave Xhefri klasifikon edhe 12 kodekse të tjera të cilat u takonin shoqëruesve të tjerë të profetit, dhe të cilat ishin konsideruar si primarë.

Një nga këta Ali b.Abi Talib (vdiq më 661) kushëri dhe dhëndër i Muhamedit, për të është thënë se ai kishte qënë i pari i cili përmbledhur Kuranin pas vdekjes së profetit, dhe i ka oganizuar suret në një farë rënditje kronologjike. Sipas Xhefrit, ka pasur me mijëra ndryshime në mes kodekseve të ndryshme.

Dorëshkrimi i Abdullah ibn Masudit

Merrni për shëmbul kodeksin (dorëshkrimin) e Abdullah ibn Masudit, sipas traditës ai ishte një shoqërues mjaft i afërt i profetit. Siç e dimë ky ishte ai i cili refuzoi të dorëzojë dorëshkrimin e tij pas daljes së urdhërit nga Utmani që të gjitha kopjet ekzistuese të digjen.

Ka mjaft dĂ«shmi sot pĂ«r tĂ« treguar se, nĂ« fakt, teksti i tij Ă«shtĂ« mĂ« i besueshĂ«m sesa dorĂ«shkrimi i HafsahĂ«s, pĂ«r tĂ« cilin e dimĂ« se Ă«shtĂ« mbledhur nga Zeid ibn Thabit. Ibn Masud ishte vetĂ« prezent me Muhamedin kur ai e rishqyrtonte pĂ«rmbatjen e Kuranit çdo vit gjatĂ« muajit tĂ« Ramazanit. NĂ« koleksionin e traditave tĂ« njohura mirĂ«, nga Ibn Sad (vell 2, fq.441), ne i lexojmĂ« kĂ«to fjali: “Ibn Abbs pyeti: ‘Cilin nga kĂ«to dy lexime tĂ« Kuranit i preferon mĂ« tepĂ«r?’ [Profeti] pĂ«rgjigjet, ‘Leximin e Abdullah ibn Masud”.

NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« Kurani Ă«shtĂ« recituar para apostullit tĂ« Allahut, njĂ« herĂ« pĂ«r çdo Ramazan, pĂ«rveç vitin e fundit kur Ă«shtĂ« recituar dy herĂ«. Pastaj Abdullah ibn Masud erdhi tek ai, dhe mĂ«soi se çfarĂ« ishte ndryshuar dhe çfarĂ« Ă«shtĂ« shfuqizuar. PĂ«r kĂ«tĂ« askush nuk e ka ditur Kuranin mĂ« mirĂ« se ai: nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n traditĂ« nga Ibn Sad (vell 2, fq. 442) thotĂ«”

“AsnjĂ« sure nuk Ă«shtĂ« zbuluar por unĂ« [Masudi] kam ditur pĂ«r tĂ« dhe çka Ă«shtĂ« zbuluar. Sikurse tĂ« kisha njohur dikĂ« i cili e njeh mĂ« mirĂ« librin e Allahut sesa qĂ« njoh unĂ«, atĂ«here unĂ« do tĂ« kisha shkuar tek ai”.

Ibn Masudi këtu pretendon se është autoriteti më i shquar e tekstit të Kuranit. Në faktë, është Sahih Myslim (vell 4 fq 1312) i cili na informon se Masudi kishte ditur shtatëdhjetë sure përmëndësh, dhe se është konsideruar se kishte një kuptim më të mirë të Kuranit se sa shoqëruesit e tjerë të pofetit.

Ai i kishte recituar suret pranë profetit dhe shoqëruesve, dhe asnjë nuk i doli përballë. Tek Sahih Bukhari (vell 5 fq 96-97) ne lexojmë se vetë Muhamedi e kishte veçuar Abdullah ibn Masud si autoritetin e parë dhe më të shquar në Kuran. Sipas Ibn Sad (vell 2 fq 444) Masud i kishte mësuar të shtatëdhjetë suret përderisa Zeidi ishte ende i ri. Për këtë autoriteti i tij duhet të ketë qënë më i madh pasi që ai kishte ditur shumë më shumë për Kuranin para se të bëhej Zeidi burrë.

Arthur Jeffery nĂ« librin e tij nxjerr jashtĂ« disa mijĂ«ra variante tĂ« marrura mbi tridhjetĂ« “burime kryesore”. Nga shĂ«nimet mĂ« tĂ« veçanta janĂ« ato tĂ« cilat i ka gjetur nĂ« mes tĂ« kodeksit tĂ« ibn Masud dhe atij tĂ« Zeid ibn Tabit. Ai gjithashtu gjeti se kodeksi i Masudit u pajtua me kodekset e tjera tĂ« cilat ekzistojnĂ« nĂ« kurriz tĂ« tekstit tĂ« Zeidit.

Sipas Xhefrit, kodeksi i Abu Masudit kishte qënë në disa mënyra të ndryshme, ndryshe nga teksti Utmatik:

  1. Nuk përmbante Fatihun (surja filluese nr.1), e as dy suret tërheqëse suret 113 dhe 1144).
  2. Përmbante zanore të ndryshme në të njëjtin tekst të bashkëtingëlloreve (Xhefri 25-113).
  3. Përmbante leximet Shi’ite (p.sh Suret 5:67; 24:35; 26:215; 33:25,33,56; 42:23; 47:29; 56:10; 59:7; 60:3; 75:17-19) (Xhefri 40,65,68)
  4. E tĂ«rĂ« fraza ishte e ndryshur, si: NĂ« suren 3:19 Masudi ka “Rruga e HanifĂ«ve” nĂ« vĂ«nd tĂ« “Shihni, religjionin [e vĂ«rtetĂ«] i PerĂ«ndisĂ« Ă«shtĂ« islami”. b. NĂ« suren 3:39 Masudi ka “pastaj Gabrieli thirri atĂ«, ‘O zakaria’”, nĂ« vĂ«nd tĂ« leximit Utmatik: Pastaj Ă«ngjĂ«jt i thirrĂ«n atĂ« pĂ«rderisa ai qĂ«ndroi nĂ« faltore duke u lutur”. c. VetĂ«m kodeksi i tij Sure-ja 9 fillon me Bismilah, pĂ«rderisa teksti Utmatik nuk fillon (“bismi’llahi ‘l-rahmani ‘i-rahim” nĂ«nkupton, NĂ« emĂ«r tĂ« PerĂ«ndisĂ«, tĂ« MĂ«shirĂ«shmit, dhe MĂ«shirĂ«plotit”).
  5. Më në fund, rënditja e sureve në kodeksin e ibn Masudit është i ndryshëm nga teksti Utmatik, në këtë renditja e Masudit organizon suret më afër sipas gjatësisë më të vogël.

Dorëshkrimi i Ubaua Kabit

Kodeksi i Ubaua Kabit gjithashtu ka pasur ndryshime, edhe pse për këtë ka të tillë që nuk pajtohen, duket se kanë qënë dhe pak të rëndësishme se ato të Masudit, pasi që nuk ka qënë burimi i ndonjë kodeksi sekondar.

KĂ«tu pĂ«rfshihen dy sure qĂ« nuk gjĂ«nden nĂ« teksin Utmatik ose tĂ« Ibn Masudit: surja “al-Khal” me tri ajete, dhe surja al-Hafd, me gjashtĂ« ajete (Jeffery fq. 180 ff.)

Al-Fadl b.Shadhan ka thënë se ka parë kopjen e Ubauat me 116 sure (sesa atë me 114 të Utmanit) në fshatin afër Basras në mes të shekullit të III pas Hixhrës (shek. X Pas K). Rënditja e sureve në kodeksin e Ubauait është thënë se të ketë qënë ndryshe nga ai i Utmanit.

Konkludimet mbi sistemin e tekstit kuranor

Këto ndyshime në mes të kodekseve tregojnë se teksti i Kuranit nuk ka mundur të jetë i përsosur. Fakti se një sekretar pak i njohur (Zeid ibn Thabit) është zgjedhur si një arbitër përfundimtar i tekstit kuranor tregon një ndërhyrje të mundshme polotike.

Pranimi nga ky sekretar se detyra e krahasimit të vargjeve ishte i paarsyeshëm dhe dekurajuese dhe shpallja e tij konkuente se fillimisht një varg mungon nga teksti i përfunduar (sure 33:23) përdeisa edhe një varg, që sipas burimeve autoritative, ende mungon (vargu mbi gurëzimin) e bënë edhe më të dyshimtë vërtetësinë e tij.

Mbi gjithë këtë, shumë ndryshime që ekzistonin në mes tekstit të Zeidit dhe atyre që supozohet se kanë qënë krahasues më autorativ (Masud dhe Kab) vetëm mund t’i shtojë përceptimeve të tjerve se Kurani Utmatik të cilin supozohet se e kemi ne sot na lë më shumë dyshim sesa siguri për autoritetin e tij si fjala e përsosur e Perëndisë.

Por kjo sështë e tëra . Ne gjithashtu e dimë se tradita myslimane, se Kurani Utmatik duhej që për çdo tekst të vetëm të rishqyrtohej dhe të ndryshohej me qëllim që të përputhen me standartin e Kalifit, madje edhe pas vdekjes së Utmanit. Kjo është bërë nga al-Haxhaxha, guvernator i Kufas, i cili i bëri 11 ndryshime të dalluara dhe kirrigjime në tekst, të cilat më vonë u zvogëluan në shtatë lexime.

Sikur të kishin ekzistuar sot edhe kodekset e tjera, atëhere dikush mund të krahasonte një me të tjerët që të sigurojnë se cila nga ato do të ishte më e përafta me origjinali, edhe kopja origjinale e Hafsahës, nga e cila është marrë teksti i fundit, më vonë është shkatërruar nga Mirvani, guvernator i Medinës. Po për çfarë arsye?

Një vepër e tillë a nuk po e bënte të njohur se ka pasur probleme në mes të kopjeve të tjera, sigurisht kishte kundërshtime të dukshme, të cilat duheshin nxjerrë jasht?

A mund të besojmë se të gjitha kopjet e tjera thjesht janë shkatërruar për arsye se Utmani kishte dëshirë të ketë një dorëshkrim i cili ishte përshtatur dialektit kerejshi (nëse në të vërtetë ka ekzistuar ky dialekt)? Pse atëhere të digjeshin dorëshkrimet e tjera?.

Nëse, ashtu siç disa argumentojnë sot, dorëshkrimet e tjera kanë qënë vetëm përkujtime personale të shkrimtarëve, atëhere pse profeti u ka dhënë aq shumë rëndësi atyre dorëshkrimeve gjatë jetës së tij?. Për më tepër, si ka mundur Utmani të gjykojë njërën nga tjetra tani kur Muhamedi nuk ishte më gjallë?.

Ka disa shkollarë të bindur të cilët besojnë se Zeid ibn Tabi dhe bashkëpuntorët e tij e kanë ripunuar arabishten, kështu që për ta bërë tekstin literarisht dhe më të sotifiskuar dhe kështu që të duket sa më superioar sesa ndonjë punë tjetër arabe të asaj kohe; dhe kështu krijon deklarimin se kjo në të vërtetë ishte një mrekulli e Muhamedit analfabet.

Ka edhe të tjerë, si Xhon Uansbrug nga SOAS, i cili vazhdon edhe më tutje, të argumentojë se të gjitha sqarimet për dorëshkrimet shoqëruese dhe ndryshimet individuale janë shpikur nga myslimanët e mëvonshëm juristë dhe fizologë.

Ai pohon se tregimet e koleksionuar dhe sqarimet e dorĂ«shkrimeve tĂ« shoqĂ«ruesve rrodhĂ«n me qĂ«llim qĂ« t’i japin tekstit njĂ« autoritet antik i cili madje as nuk ka qĂ«nĂ« i pĂ«rpiluar deri nĂ« shek. IX apo mĂ« vonĂ«. Ai ndien se teksti Kuranor ka qĂ«nĂ« aq i rrjedhshĂ«m saqĂ« sqarimet e shumta (p.sh. tregimet mbi dĂ«nimet) pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« “tradita tĂ« ndryshme” tĂ« qĂ«ndrave tĂ« ndryshme metropolite (si Kufa, Basra, Medina etj), dhe deri mĂ« vonĂ« nĂ« shekullin e IX Textus Receptus nuk ishte i arkivuar. Sot, puna e tij po merr njĂ« autoritet mĂ« tĂ« madh nĂ« rrethin e shkollarĂ«ve.

Fatkeqësisht ne kurrë nuk do të dinim tregimin e vërtetë, sepse orogjinalet (nëse në të vërtetë kanë ekzistuar) të cilat do të na kishin ndihmuar shumë ishin shkatërruar. Tërë ato që ne kemi janë kopje të cilat janë shkruar me vite pas origjinalit nga ta të cilët kanë qënë të urdhëruar që t’i shkatërrojnë origjinalin e tyre.

Për këtë, nuk kemi asnjë të dhënë vërtetësinë e Kuranit aktual, ashtu siç kemi me Biblën. Për ata të cilët mund të pyesin se pse kjo është kaq e rëndësishme, më lejoni t’ju jap një shëmbull.

Sikur ta kisha lexuar këtë letër me zë të lartë, dhe çdo njeri duhej që kur të kthehesha në shtëpi të shkruanin atë çfarë kanë mbajtur në mënd nga ajo që kam thënë, sigurisht do të ketë një numër ndryshimesh. Por ne do mund t’i gjenim këto ndryshime duke i bashkuar të gjitha shënimet duke i krahasuar kopjet njërën me tjetrën, dhe se të njëjtat gabime nuk do të shkruhen në të njëjtin vënd nga të gjithë.

Rezultatet finale do të jenë një interpretim i parafërt i asaj që unë në të vërtetë e kam thënë. Por nëse i shkatërrojmë përveç njërës, atëhere nu do të kemi me çka ta krahasojmë, dhe i tërë përpikshmëria do të humbiste.

Shpresa jonë e vetme do të jetë ajo kopje e cila ka mbetur dhe ishte sa më e parafërt me atë çfarë kam thënë. Ne nuk do të kishim ndonjë interpretim apo shëmbull tjetër për ta ditur me siguri. Rrjedhimisht sa më i madh të jetë numri i kopjeve të ruajtura, aq bindje më të madhe të tekstit origjinal do të kemi.

Kurani ka vetëm një dorëshkrim të mjekuar, përderisa Dhiata e Re ka mbi 24,000 dorëshkrime që ekzistojnë, nga prapavija të ndryshme, nga të cilat mund të krahasosh! A mund të shohësh dallimin?.

Prandaj është shumë e qartë se ajo që quhet Textus Receptus i Kuranit (teksti i konsideruar si teksti autorativ sot në botën myslimane) nuk mund të pretendojë të jetë Textus Originalis (teksti origjinal i çiltër). Teksti Kuranor prezent i cili lexohet sot në botën myslimane thjesht është versioni i Zeidit, i korrigjuar në kohë të caktuar ku ishte e nevojshme, dhe më vonë e ndryshuar nga al-Haxhaxh.

Rrjedhimisht, teksti “zyrtar” ashtu siç qĂ«ndron tani, arriti vetĂ«m pas njĂ« proçesi tĂ« zgjedhur tĂ« ndryshimeve, redaktimeve, eliminimeve dhe standardizimit tĂ« imponuar nĂ« njĂ« tekst tĂ« preferuar nga iniciativa e njĂ« kalifi, e jo nga njĂ« udhĂ«zim profetik apo dekreti hyjnor.

Në një konkludim, lirisht mund të thuhet se aty në tekst është një vërtetësi relative në kuptim që ajo në mënyrë adeukate mbron esencën dhe përmbatjen e asaj që fillimisht ka qënë. Sidoqoftë, nuk ka dëshmi për ti mbështetur hipotezat që i mbanin të gjalla myslimanët se Kurani e ka pasur të ruajur absolutisht paprekshmërinë deri te pika dhe fjala e saj, siç deklarojnë myslimanët (për lexim të mëtejshëm shiko Jam’al Kuran nga Gilchrist).

Por edhe nëse lejojmë që kjo çështjë të pushojë, lidhur me atë nëse Kuranin të cilin Muhamedi u kishte rrëfyer ndjekësve të tij, ne ende duhet të pyesim se mos ndoshta autoriteti i tij nuk është ndikuar nga një numër gabimesh e kundërshtimeve të cilat mund të gjinden në faqet e saj. Ka të bëjë me pyetjen me të cilën ne do të vazhdojmë.

Share|