jump to navigation

Hyrje

Postuar tek: Mbi Kuranin

Sa prej jush keni qënë në bisedë me një mysliman, dhe ti e kupton shpejt se midis juve ka dallime kontradiktore? Ju e pyetni myslimanin se pse ai i thotë gjërat që ata i bëjnë, dhe ata përgjigjen se ata vetëm përsërisin atë çfarë u ka mësuar Kurani. Në përgjigjje ju deklaroni se çfarë ju besoni gjithashtu nga Fjala e Perëndisë, Bibla. Nuk do te shkojë shumë kohë para se te kuptosh se asnjëra anë nuk mund të pajtohet sepse autoriteti për te cilin ju besoni dhe thoni është e ndryshme nga ajo çfarë ata besojnë dhe thonë. Bibla jonë kundërshton atë çfarë Kurani i tyre thotë, dhe vetë ky fakt do të vazhdojë të kundërshtojë shumë biseda që ia vlejnë.

Pra, çfarë është zgjidhja? Nëse dy dokumente janë në kundershtim, gjëja e parë për ta bërë është të zbulosh nëse kundërshtimet mund të shpjegohen ne mënyre adukate nëse jo, atëhere ne duhet të konkludojmë se njëra nga dokumentet është e falsifikuar. Prandaj, para se të kalojmë në një dialog serioz me një mysliman ne duhet të shtrojmë pyetjen se nëse autoriteti i besimit tonë përkatës (Kurani dhe Bibla) mund t’i bëjë balle verifikimeve, dhe nëse ato mund t’i bëjnë ballë analizave kritike të vërtetësisë së tyre.

Kjo është një temë shumë e vështire dhe shumë e përberë. Islamizmi dhe krishterimi deklarojnë se besimin e tyre e kanë pranuar nga e vërteta e zbuluar, të cilën e gjejnë në shkrimet përkatëse. Kështu që, për të dyshuar burimet për te vërtetën e zbuluar, shkrimi për secilin besim, është për ta vendosur në provë integritetin e krishterimit dhe islamizmit.

Dukshem, kjo është një detyrë që askush mos ta marrë si një detyrë të lehtë, as une nuk tentoj. Për këtë arsye, une kam vendosur që të mos përpiqesha në analizimin me thjeshtësi në lidhje me autoritetin e Kuranit dhe Bibles në një letër të vetme. Në vënd të saj, do te filloj të merrem me autoritetin e Kuranit në këtë letër dhe pastaj do ta kushtoj vëmëndjen time autoritetit të shkrimit tonë, Bibles, në letrën që pason më pas.

Në asnjë mënyre nuk po deklaroj se une i di te gjitha pergjigjjet, dhe nuk do jem aq pretendues për të marrë përsiper se mund t’i argumentoj detajisht pyetjet e autoritetit për Kuranin dhe Biblen në këtë libër. Këto studime nuk jane asgje me shumë se ca “permbledhje” solide, me shpresë që këto do t’iu stimulojnë që të vazhdoni t’i studioni në kohën tuaj këto fusha shumë të rëndesishme, kështu që ju gjithashtu:

“Të jini gjitheherë të gatshëm t’u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime për shpresën që ju keni” (1Pjetrit 3:15).

Kur ne i vëzhgojmë dy besimet, ne menjëherë shohim se janë në, konflikt njëri me tjetrin në lidhje me shkrimin e tyre. Myslimanët besojnë se shkrimi i tyre, Kurani, është zbulimi i fundit, përderisa të krishterët besojnë se vetëm Bibla thotë të vërtetën (duke perfshire Dhiaten e Vjeter dhe të Re). Nëse ne gjurmojmë apo bëjme kërkime në përmbajtjen e secilit shkrim ne do të gjejmë se që të dy shkrimet dallojnë në numër të fushave: tregimet kanë ndryshuar, karakteret mungojnë dhe i terë sesioni nuk ekziston në njërin, por ekziston në tjetrin. Me qëllim që të përshkruajmë se cila është korrekte, ne do te marrim secilen zbulese veç e veç dhe do të pyesim se a mund t’i qëndrojë ballë shqyrtimeve, dhe se a mund të qëndrojë i palujtshëm nën analizimet kritike, dhe nëse në të vërtetë mund të deklarojë se është zbulim i vërtetë nga Perëndia. Le të fillojmë atëhere me autoritetin për Kuranin.

Normalisht kur dikush fillon një kërkim në Kuran, pyetja e parë që duhet të parashtrohet është, se si e dimë se është ajo çfarë deklarohet të jetë, fjala e fundit e Perendisë? Me qëllim që t’i përgjigjemi kësaj pyetje ne duhet të kalojmë nëpër burimet e Kuranit për të siguruar vërtetësine e tij. Siç ju e dini mire, për të kaluar nëpër burimet e Kuranit është më vështirë sesa dikush mund të supozojë, përderisa kemi aq pak të dhëna të cilat mund t’i shfrytëzojmë. Në një letër tjetër (Problemet me burimet e islamit) jam marrë me problemet të cilat ekzistojnë; jam konfrontuar me mungesë të materialit mbi burimet e Kuranit, kështu që unë nuk do t’i përsëris ato argumente këtu. Mjafton të thuash, se i vetmi burim i vërtetë që kemi për Kuranin është vetë libri, dhe çfarë traditat muslimane na tregojnë ne lidhje me atë se si është krijuar ky libër. Për arsye të përmbledhjes së tyre të vonëshme (200-300 vite pas ngjarjes), dhe dokumentimit kontradiktor të cilin ne e posedojmë, 750 vite PAS K. vështire ta konsideroj ndonjë prej tyre si valide apo të vërtetë e si material burimor.

Sidoqoftë, pasi që ne tentojmë të krahasojmë Kuranin me shkrimin tonë, përkohesisht unë do të lë anash paragjykimet e mia, dhe të supozoj, për hir të argumenteve, se traditat janë korrekte. Me fjalë të tjera, une do të marrë pozitën e një rrjedhe diturie ortodokse myslimane dhe të supozoj se Kurani është përmbledhur mes viteve 646-650 PAS K., nga materiali i cili është filluar me Muhamedin, para vdekjes se tij më 632 PAS K. Është nga kjo premise që do të tentoj t’iu përgjigjem pyetjeve se nëse Kurani mund të deklarojë se është fjala e fundit dhe zbulesa më e përsosur e fjalës së Perëndise për njerëzimin.