jump to navigation

Kapitulli 5: Saktësia e Biblës (2)

Postuar tek: Pse të ndjekësh Jezusin?

Zbulimet arkeologjike

Arkeologjia merret me studimin shkencor të asaj që ka mbetur nga e kaluara. Arkeologu studion rrënojat e qyteteve të lashta dhe shqyrton me kujdes poçet, veglat e sendet e tjera që zbulon në rrënoja.

Ai përpiqet të lexojë ndonjë shkrim të rregjistruar mbi gur, argjilë apo ndonjë lloj tjetër materiali, që i ka rezistuar kohës. Për shumë vite arkeologët kanë punuar në vendet e përmendura në Bibë!. Zbulimet e tyre kanë nxjerrë në dritë gjëra me të vërtetë të mahnitshme.

Arti i të shkruarit ka ekzistuar para kohës së Moisiut

Kohë më parë, disa studiues që e kritikonin Biblën kanë thënë se shumë ngjarje të cituara në Bibël nuk mund të kenë ndodhur. Zbulimet e tanishme arkeologjike kanë treguar se gjërat e përmendura në Bibël mund të kenë ndodhur ashtu siç janë përshkruar. Për shëmbull, dikur mendohej se të shkruarit nuk kishte lindur akoma në kohën e Moisiut, por zbulimet arkeologjike kanë treguar se ky supozim ka qënë i gabuar.

Panc Pilati

Deri tani vonë, për këtë guvernator romak ne kishim dëgjuar prej Dhiatës së Re dhe shkrimeve të Jozefit, Filos dhe Tacitit. Por në vitin 1961 do të zbulohej në Cezareja (65 kilometra larg Jeruzalemit) një pllakë guri ku ishin shkruar tre emra, përfshirë atë të Pilatit dhe perandorit Tiber.1

Zakonet e shumë viteve para Krishtit

Zbulimet arkeologjike kanë treguar se zakonet në vitet 2.000 para Krishtit përputhen me ato të rrëfimit biblik të Abrahamit.2 Rrëfimi në librin e Zanafillës për Jozefin në pallatin e Faraonit, përdor termat e duhura dhe i referohet praktikave që ndiqeshin me të vërtetë në pallatin mbretëror në Egjipt, 1.800 vjet para ardhjes së Jezusit.3

Qyteti i Tirit

Ezekieli, i cili shkroi rreth viteve 592-580 pK, parashikoi rrënimin e qytetit të Tirit.4 Kjo ndodhi gjatë mbretërimit të Nebukadnecarit të Babilonisë. Më vonë, Aleksandri i Madh erdhi dhe i përdori rrënojat e qytetit për të ndërtuar një urë për në një ishull.

Po e njëjta profeci thotë gjithashtu, se atje ku dikur shtrihej qyteti, peshkatarët do të hedhin rrjetat e tyre, por qyteti nuk do të rindërtohej kurrë më.5 Qyteti modern i Tirit nuk është ndërtuar mbi qytetin e vjetër. Edhe sot, pas 2.500 vitesh që kur u shpall kjo profeci, peshkatarët vazhdojnë të hedhin rrjetat e tyre në bregun shkëmbor.

Shkatënimi i Ninives

Rreth viteve 640 pK, profeti Nahum shkroi për shkatërrimin e braktisjen e Ninives. Ai profetizoi që ky kryeqytet i perandorisë asiriane do të shkatërrohej nga një përmbylje.6 Ai tha se shkatërrimi do të ishte i plotë.7 Rreth vitit 612 pK, asirianët u sulmuan nga armiqtë në rrethinat e Ninives dhe qyteti u rrënua aq shumë, saqë ishte e pamundur t’i lokalizoje rrënojat e tij deri në fund të shekullit të kaluar, 2.400 vjet pas betejës. Mund të merren edhe shumë shembuj të tjerë, por i mësipërmi shërben për të treguar integritetin dhe besueshmërinë e Biblës, që për ne do të thotë se mund ta lexojmë atë me besim.

Profeci të përmbushura

Profecia, në kuptimin biblik, është zbulesa e së vërtetës së Perëndisë për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmen. Këto profeci, shpesh janë përtej aftësive parashikuese njerëzore dhe janë hollësisht të detajuara. Plotësimi i këtyre profecive në histori është konfirmimi për frymëzimin e këtyre profetëve nga Perëndia.

Bibla përmend shumë profeci. Shumë prej tyre janë përmbushur, ndërkohë që ka të tjerë që nuk janë përmbushur akoma. Ja një shembull: Libri i Isaias është një libër profetik i shkruar qindra vjet përpara se të lindte Jezusi. Por, ndërsa lexojmë pjesë të tij, habitemi sesi jeta e Jezusi ishte një përmbushje e tyre. Fillimi i kapitullit 53 (vargjet 1 deri 3) flasin se si Jezusi i përbuz, dhe vazhdon të thotë që, për shkak se njerëzit nuk e kuptuan, ata e vranë (vargjet 7 deri 9). Megjithatë Perëndia i dha një pozitë nderi dhe madhështie (vargjet 10 deri 12).

Profetë të tjerë Ka njerëz sot, të cilët shpallin se mund të parashikojnë të ardhmen; por shqyrtojini mirë atë që thonë ata. Shpesh ata janë kaq sipërfaqësor sa bëhen të pavlefshëm. Parashikimet e tYre janë disa herë të mira disa herë gabim, rallë me ndonjë vlerë të rëndësishme! Profecia biblike është e ndryshme. Profecitë biblike shpesh flasin për gjëra që do të ndodhin qindra vjet pasi profeti të ketë vdekur. Profecitë e përmbushura të Biblës janë një fakt i fortë që Bibla është një libër i Perëndisë, pasi vetëm Perëndia mund ta zbulojë të ardhmen.

Referimet

1. Shiko Luka 3:1; Mateu 27:2; Marku 15:1-5; Luka 23:1; Gjoni 18:28-29

2. Zanafilla 12-25

3. Zanafilla 39-41

4. Ezekieli 26:3-21

5. Ezekieli 26:5,14

6. Nahumi 2:6

7. Nahumi 3:15