jump to navigation

A mëkatojnë të gjithë njerëzit apo jo?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A mëkatojnë të gjithë njerëzit (1Mbretërit 8:46; 2Kronikave 6:36; Fjalët e Urta 20:9; Predikuesi 7:20; 1Gjoni 1:8-10), apo disa  nuk mëkatojnë (1Gjoni 1:8-10,8-9;4:7;5:1)?

(Kategoria: është keqkuptuar përdorimi i greqishtes & imponohet programi i tij personal)

Kjo mospërputhje në dukje pyet; “A mëkaton çdo njeri?” Pastaj janë renditur një numër i fragmenteve të Dhiatës se vjetër, të cilat deklarojnë këtë gjë, të pasuara nga një fragment i Dhiatës se Re, nga 1Gjoni 1:8-10: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne; po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. Po të themi se s’kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtarë dhe fjala e tij nuk është në ne”

Pas kësaj Shabiri pohon se: “Të krishterët e vërtetë nuk ka mundësi të mëkatojnë, sepse ata janë fëmijë të Perëndisë.” Kjo pasohet nga një numër fragmentesh nga Letra e Parë e Gjonit që tregon se të krishterët janë fëmijë të Perëndisë. Këtu Shabiri imponon pikëpamjen e tij në këtë tekst, duke supozuar se ata që janë fëmijë të Perëndisë, disi papritmas nuk kanë asnjë mëkat. Është e vërtetë që personi që ka lindur nga Perëndia nuk duhet zakonisht të praktikojë mëkatin (Jakobi 2:14) pork jo nuk do të thotë që ata nuk do të bien herë pas here në mëkat, pasi që ne jetojmë në një botë mëkatare dhe goditemi nga ajo. Vargjet e fundit të cituara janë nga 1Gjoni 3:9 që thotë: “Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat sepse fara e Perëndisë qëndron në të dhe nuk mund të mëkatojë sepse lindi nga Perëndia.” Shabiri në citimin e tij përdor një përkthim të vjetër për 1Gjoni 3:9 dhe thotë: “Kush lindi nga Perëndia nuk mëkaton…dhe nuk mund të mëkatojë”… që nuk është një përkthim i saktë nga greqishtja. Në përkthimet më të reja siç është përkthimi NIV (New International Version) ata e përkthejnë në mënyrë korrekte, duke përdorur në këtë varg kohën e tashme të vazhdueshme, ashtu siç është e shkruar në greqisht. Kështu që ata që kanë lindur nga Perëndia nuk do të vazhdojnë të mëkatojnë…, duke dhënë idenë që kjo jetë e mëkatit do të vdesë tani, pasi që ata kanë ndihmën e Shpirtit të Shenjtë në ta.

Është interesante se si Shabiri vjen vërdallë për ta arritur qëllimin e tij. Ai fillon me 1Gjoni 1 dhe pastaj lëviz te 1Gjoni 3-5, pastaj rikthehet tek fragmenti i 1Gjonit 1, në fillimin e letrës dhe riciton vargun 8, i cili thotë që të gjithë njerëzit mëkatojnë, me shpresë për të ndriçuar mospërputhjet në dukje. Nuk ka asnjë mospërputhje në këtë gjë, pasi që Shabiri nuk e ka kuptuar qartë letrën e apostullit apo nuk e ka kapur faktin që letra e zhvillon temën e saj në vazhdimësi. Prandaj citimi që nga fillimi i letrës, dhe pastaj lëvizja në mes të letrës, dhe së fundi rikthimi në fillim të letrës, nuk është mënyra se si lexohet një  letër. Shkrimet mësojnë qartë që të gjithë njerëzit kanë mëkatuar, përveç njërit, Zotit Jezus Krisht. Prandaj, ne nuk kemi asnjë kundërshtim me Shabirin në këtë pikë. Përsa i përket pikës së dytë të Shabirit, jam i gëzuar që ai ka arritur të kuptojë që të krishterët janë fëmijë të Perëndisë, prandaj nuk kemi asnjë kundërshtim me të në këtë temë. Megjithatë, është pika e tretë e Shabirit e cila është e pasqaruar, sepse nuk merr me vete zhvillimin e gjithë temës së letrës, pasi që gjëja më e theksuar këtu është thirrja për shenjtëri dhe drejtësi për shkak të faljes së mëkateve me anë të vdekjes shpenguese të Jezus Krishtit. Është për këtë arsye që ne jemi të thirrur për të mos vazhduar në rrugët tona të mëkatit por të ndryshohemi në shëmbëllimin e pamëkat të Krishtit. Në përpjekjen e tij për të treguar një mospërputhje të dukshme, Shabiri ka rivendosur në mënyrë dinake rregullin me të cilin këto vargje duhet të lexoheshin me qëllim që t’i imponojë një mospërputhje që nuk ekziston.