jump to navigation

Mesazhi i Jobit

Postuar tek: Misioni Ungjillor
Origjinali: The Message of Job
Nga: Misioni Ungjillor
PĂ«rkthyesi: Holger Dashi

Ju keni dĂ«gjuar pĂ«r durimin e Jobit, dhe e keni parĂ« fatin pĂ«rfundimtar qĂ« Zoti i rezervoi…

Kur mendojmë për librin e Jobit, ajo që na vjen në përgjithësi në mendje menjëherë janë vuajtjet e këtij njeriu të madh dhe mënyra se si ai e duroi vënien në provë të besimit të tij dhe si, përfundimisht, doli fitimtar mbi telashet.

Shumë njerëz, kur e lexojnë librin e Jobit sikur mërziten nga leximi i tyre nga bisedat e Jobit me miqtë e tij, të cilat duken si biseda të pafund, kështu e kanë të vështirë të përqëndrohen në thellësinë e librit dhe ta gjejnë kuptimin e tij; ai duket sikur ka shumë fjalë të tepërta. Prandaj, edhe pse shohin që shumë gjëra në libër janë shumë të dobishme, veçanërisht kur ndodhen në kohë të vështira në jetën e vet, duket sikur ata nuk e kuptojnë nganjëherë se çfarë thesaresh dhe çfarë thellësish ka në këtë libër, të cilat mund t’i ndihmonin ata edhe më shumë.

Prandaj në studimin tonë të këtij libri, do të ishte një ndihmë e madhe për ne nëse, si fillim, do të përpiqeshim të mësonim sa më shumë që të jetë e mundur për këtë njeri dhe karakterin e tij.

Çfarë njeriu ishte Jobi?

Pra, kush ishte Jobi dhe çfarĂ« njeriu ishte ai? SĂ« pari mĂ«sojmĂ« diçka pĂ«r tĂ« nĂ« kapitullin 1. NĂ« vargjet e para mund tĂ« gjejmĂ« disa gjĂ«ra tĂ« pĂ«rgjithshme. Ai ishte “njeri i ndershĂ«m dhe i drejtĂ«, qĂ« kishte frikĂ« nga PerĂ«ndia dhe i largohej sĂ« keqes”; ishte i pasur, duke pasur nĂ« zotĂ«rim mĂ« shumĂ« kafshĂ« se ç’kishte ndokush tjetĂ«r nĂ« atĂ« pjesĂ« tĂ« botĂ«s (sepse nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« matej pasuria nĂ« ato ditĂ«); ishte njeri i pĂ«rshpirtshĂ«m i cili lutej pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tij dhe bĂ«nte tĂ« pamundurĂ«n qĂ« t’i drejtonte ata nĂ« rrugĂ«n e Zotit (1:1-5).

Sidoqoftë, mësojmë më shumë për karakterin e tij, kur shohim fjalët e tij në kapitullin 29.

Tek 29:2-6 shohim se Jobi ishte njeri i vĂ«rtetĂ« i PerĂ«ndisĂ« dhe se sa pranĂ« PerĂ«ndisĂ« ishte ecja e tij nĂ« jetĂ«n e tij tĂ« pĂ«rditshme. Ishte njeri i pĂ«rshpirtshĂ«m qĂ« e njihte PerĂ«ndinĂ« nga afĂ«r. Lexoni fjalĂ«t e tij: “Ah, sikur tĂ« isha si nĂ« muajt e sĂ« kaluarĂ«s, si nĂ« ditĂ«t kur PerĂ«ndia mĂ« mbronte, kur llamba e Tij shkĂ«lqente mbi kokĂ«n time dhe me dritĂ«n e saj ecja nĂ« mes tĂ« errĂ«sirĂ«s; siç isha nĂ« ditĂ«t e pjekurisĂ« sime, kur mendja e fshehtĂ« e PerĂ«ndisĂ« kujdesej pĂ«r çadrĂ«n time, kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua…” MĂ« pas ai na pĂ«rshkruan bekimet shpirtĂ«rore qĂ« kishte gĂ«zuar mĂ« parĂ« nĂ« kĂ«to fjalĂ«: “…kur laja kĂ«mbĂ«t e mia nĂ« gjalpĂ« dhe shkĂ«mbi derdhte pĂ«r mua rrĂ«ke vaji”. BĂ«j habi se sa prej nesh, si besimtarĂ« qĂ« gĂ«zojmĂ« bekimet e Ungjillit, do tĂ« mundĂ« ta pĂ«rshkruanim jetĂ«n tonĂ« shpirtĂ«rore nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« tillĂ«? Jobi ishte njeri i vĂ«rtetĂ« i PerĂ«ndisĂ«! Faktin qĂ« ai ishte njeri i PerĂ«ndisĂ« e shohim edhe nga fjalĂ«t nĂ« kapitullin 1, ku shohim se ai rregullisht lutej dhe bĂ«nte kurbane pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tij para PerĂ«ndisĂ«.

Në vargjet e mëpasme të kapitullit 29 mund të shohim se ç’lloj respekti gëzonte Jobi tek njerëzit e tjerë në qytetin ku banonte. Besimi i Jobit nuk ishte diçka që nuk kishte asnjë lloj efekti në mënyrën e tij të jetesës. Përkundrazi, Jobi ishte njeri i drejtë dhe drejtësia e tij njihej e respektohej edhe nga njerëzit e tjerë që banonin në atë qytet, dhe kjo jo vetëm nga njerëzit e zakonshëm. Gjithashtu, Jobi respektohej edhe nga kryetarët e qytetit. Në fakt, ai ishte edhe njëri nga krerët e kryetarëve. Vetë kryetarët e tjerë vinin tek ai për këshilla e drejtim. Të gjithë kërkonin të mësonin nga urtësia e tij. Kur vinte Jobi, të gjithë çoheshin më këmbë plot respekt; kur fliste ai, të tjerët mbanin vesh; ishte një nga krerët e tyre.

Lexoni kĂ«to fjalĂ«: “Kur dilja nĂ« drejtim tĂ« portĂ«s sĂ« qytetit dhe ngrija fronin tim nĂ« shesh, tĂ« rinjtĂ«, duke mĂ« parĂ«, hiqeshin mĂ«njanĂ«, pleqtĂ« ngriheshin dhe qĂ«ndronin mĂ« kĂ«mbĂ«; princat ndĂ«rprisnin bisedat dhe vinin dorĂ«n mbi gojĂ«; zĂ«ri i krerĂ«ve bĂ«hej mĂ« i dobĂ«t dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza… TĂ« pranishmit mĂ« dĂ«gjonin duke pritur dhe heshtnin pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar kĂ«shillĂ«n time. Mbas fjalĂ«s sime ata nuk pĂ«rgjigjeshin, dhe fjalĂ«t e mia binin mbi ta si pika vese. MĂ« prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojĂ«n e tyre si pĂ«r shiun e fundit. UnĂ« u buzĂ«qeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakĂ«sonin dritĂ«n e fytyrĂ«s sime. Kur shkoja tek ata, ulesha si njĂ« kryetar dhe rrija si njĂ« mbret midis trupave tĂ« tij, si njĂ« qĂ« ngushĂ«llon tĂ« dĂ«shpĂ«ruarit” (29:7‑10,21‑25).

Mund tĂ« lexojmĂ« gjithashtu se sa njeri i zemĂ«rmirĂ« dhe bujar ishte Jobi. Pushteti, pasuria dhe influenca e tij nuk bĂ«nin qĂ« tĂ« binte nĂ« korrupsion, por ai gjithmonĂ« ndiente thellĂ« nĂ« zemrĂ«n e tij pĂ«r njerĂ«zit, veçanĂ«risht pĂ«r ata qĂ« vuanin. “Veshi qĂ« mĂ« dĂ«gjonte, mĂ« shpallte tĂ« lumtur, dhe syri qĂ« mĂ« shihte, dĂ«shmonte pĂ«r mua, sepse çliroja tĂ« varfrin qĂ« klithte pĂ«r ndihmĂ«, dhe jetimin qĂ« nuk kishte njeri qĂ« ta ndihmonte. Bekimi i atij qĂ« ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unĂ« e gĂ«zoja zemrĂ«n e gruas sĂ« ve. Isha i veshur me drejtĂ«si dhe ajo mĂ« mbulonte; drejtĂ«sia ime mĂ« shĂ«rbente si mantel dhe si çallmĂ«. Isha sy pĂ«r tĂ« verbĂ«rin dhe kĂ«mbĂ« pĂ«r çalamanin; isha njĂ« baba pĂ«r tĂ« varfrit dhe hetoja rastin qĂ« nuk njihja. I thyeja nofullat njeriut tĂ« keq dhe rrĂ«mbeja gjahun nga dhĂ«mbĂ«t e tij” (29:11-17). PĂ«rsĂ«ri, bĂ«j habi se sa prej nesh si besimtarĂ« kemi njĂ« zemĂ«r si tĂ« kĂ«tij njeriu, sa prej nesh kemi ndĂ«rtuar njĂ« emĂ«r tĂ« tillĂ« perĂ«ndishmĂ«rie dhe drejtĂ«sie si tĂ« kĂ«tij njeriu? A gĂ«zojmĂ« edhe ne respektin e tĂ« tjerĂ«ve ashtu siç e gĂ«zonte ky njeri?

Ă‹shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« shohim jo vetĂ«m ato qĂ« njerĂ«zit mendonin pĂ«r Jobin, por edhe atĂ« qĂ« vetĂ« PerĂ«ndia mendonte dhe thoshte pĂ«r tĂ«. Mbani parasysh qĂ« kĂ«to nuk janĂ« fjalĂ«t e ndokujt tjetĂ«r, janĂ« fjalĂ«t e vetĂ« PerĂ«ndisĂ«. Ja si e pĂ«rshkruan PerĂ«ndia atĂ«: “shĂ«rbĂ«torin tim”; “mbi dhe nuk ka asnjĂ« tjetĂ«r si ai qĂ« tĂ« jetĂ« i ndershĂ«m, i drejtĂ«, tĂ« ketĂ« frikĂ« nga PerĂ«ndia dhe t’i largohet sĂ« keqes” (1:8; 2:3).

E gjitha kjo mund tĂ« pĂ«rmblidhet nĂ« fjalĂ«t qĂ« gjenden te Jobi 1:3. Jobi na pĂ«rshkruhet kĂ«tu si “mĂ« i madhi ndĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit e Lindjes”. KĂ«shtu, kur flasim pĂ«r Jobin nuk bĂ«jmĂ« fjalĂ« pĂ«r thjesht njĂ« njeri tĂ« zakonshĂ«m, dikĂ« qĂ« mund ta gjejmĂ« nĂ« rrugĂ«, as edhe pĂ«r njĂ« besimtar tĂ« zakonshĂ«m. Jo! Jobi ishte shumĂ« njeri i veçantĂ«, madje edhe nĂ« sytĂ« e PerĂ«ndisĂ« ishte shumĂ« njeri i veçantĂ«. Si nga anĂ«t shpirtĂ«rore e ekonomike ashtu edhe nga ana e karakterit ai ishte njeri i madh.

y pra ishte Jobi dhe, në gjithçka që pason, kur të flasim rreth vuajtjeve të tij, është e rëndësishme të mos i harrojmë këto gjëra, pra, të mos harrojmë se ç’njeri i veçantë ishte ai.

Qëllimi i Perëndisë

Në kapitujt 1 dhe 2 na jepet mundësia të depërtojmë e të kuptojmë disa gjëra që ndodhnin në prapaskenë, në qiell, gjëra që ishin të panjohura për Jobin dhe njerëzit e tjerë. Na tregohet skena se si engjëjt vijnë t’i paraqiten Perëndisë dhe se si edhe Satani vjen t’i paraqitet Zotit. Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se ç’po ndodh tani pasi ky është kyçi për të kuptuar gjithë librin e Jobit.

Vini re se Ă«shtĂ« PerĂ«ndia ai qĂ« bĂ«het nismĂ«tari i gjithĂ« situatĂ«s qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me Jobin. KĂ«tĂ« e bĂ«n duke e nisur bisedĂ«n me Satanin: “Nga vjen?” Satani pĂ«rgjigjet: “Nga ecejaket mbi dheun duke e pĂ«rshkuar lart e poshtĂ«” (1:6‑7). VĂ«rtet duket se nĂ« pĂ«rgjigjen e Satanit dĂ«gjojmĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«: “Jam krekosur duke i rĂ«nĂ« kryq e tĂ«rthor tokĂ«s” d.m.th. ai flet me njĂ« qĂ«ndrim tĂ« tillĂ«: “Toka dhe njerĂ«zit e saj janĂ« tĂ« mitĂ«. JanĂ« nĂ«n sundimin tim, mĂ« pĂ«rkasin mua dhe unĂ« jam mbret i tokĂ«s!”. Kjo na ndihmon tĂ« kuptojmĂ« pse PerĂ«ndia e pyet: “E ke vĂ«nĂ« re shĂ«rbĂ«torin tim Job?” (1:8). PĂ«rgjigjja e Satanit solli sfidĂ«n qĂ« PerĂ«ndia i bĂ«n atij. NĂ« fakt, PerĂ«ndia thotĂ«: “Mund t’i kesh nĂ«nshtruar njerĂ«zit e tokĂ«s, por ka njĂ« njeri tĂ« cilin nuk e ke nĂ«n sundimin tĂ«nd dhe ky njeri Ă«shtĂ« shĂ«rbĂ«tori im, Jobi. Ç’mĂ« thua pĂ«r tĂ«?”

Satani menjëherë e ha karremin dhe i thotë Perëndisë se Jobi ka besim vetëm se Ai e ka bekuar atë aq shumë. Por nëse Perëndia do të lejonte që bekimet e tij t’i hiqeshin, atëherë do të shihte se, në të vërtetë, Jobi nuk ishte kaq besimtar i madh. Ai do ta humbiste besimin e tij dhe do ta mallkonte Perëndinë (1:9-11).

Kjo pra Ă«shtĂ« çështja kryesore. PerĂ«ndia donte tĂ« tregonte se pushteti i Satanit mund tĂ« mposhtej nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« efektshme, nĂ« jetĂ«n e njĂ« besimtari, nĂ«pĂ«rmjet besimit. Kjo Ă«shtĂ« edhe tema qendrore e librit. Libri nuk Ă«shtĂ« pĂ«r vuajtjet e Jobit, edhe pse tema e vuajtjeve luan njĂ« rol tĂ« madh nĂ« libĂ«r. Kyçi i librit Ă«shtĂ« tĂ« kuptohet se PerĂ«ndia dĂ«shiron tĂ« demonstrojĂ«, nĂ« jetĂ«n e besimtarit, fitoren e besimit mbi Satanin. Pra mesazhi i PerĂ«ndisĂ« ndaj Satanit, me fjalĂ« tĂ« thjeshta, ishte: “Ti mund tĂ« mendosh e tĂ« veprosh sikur askush nĂ« tokĂ« tĂ« mos ketĂ« besim tĂ« tĂ« mundĂ«, por e ke shumĂ« gabim dhe unĂ« kam pĂ«r ta vĂ«rtetuar kĂ«tĂ«!”

Këtu zë fill beteja. Perëndia e jep sfidën dhe Satani e ha karremin. Satanit i lejohet të sulmojë Jobin dhe ai shkon e i bën Jobit gjërat më mizore dhe më të poshtra që mund të mendojë, me qëllimin e vetëm t’ia shkatërrojë besimin (1:12‑19). Kjo pra ishte dëshira e Satanit - të shkatërronte besimin e Jobit. Nëse do t’ia arrinte kësaj, ai gjithashtu do të fitonte edhe kundër Perëndisë, dhe, si pasojë, gjithashtu do të shkatërronte edhe besimin e shumë njerëzve të tjerë, të cilët, duke parë se ç’ndodhi, do të shihnin se edhe një njeri më i madh se ata për nga rëndësia dhe besimi e humbi besimin që kishte. Përpjekja e parë e Satanit për t’ia thyer besimin Jobit dështoi, pasi Jobi nuk e mallkoi Perëndinë (1:20-22), kështu Satani i paraqitet përsëri Perëndisë dhe prapë shohim të bëhen sfida (2:1‑10).

Vini re se Satani nuk kurseu asgjë (brenda kufijve që i kishte caktuar Perëndia) për të arritur qëllimin e tij. Këtu mund ta shohim natyrën tërësisht të keqe të Satanit dhe urrejtjen e tij të plotë ndaj besimtarëve. Por vini rë se 1) Perëndia e jo Satani e filloi këtë punë, me qëllimin që të demonstronte fitoren e besimit mbi Satanin dhe qëllimin që Ai kishte për jetën e Jobit (shih më pas) dhe 2) Satani e jo Perëndia ishte ai që i shkaktoi kaq shqetësime Jobit, gjithmonë nën lejen që Perëndia i dha, gjithmonë nën kontrollin e vullnetit të Tij.

Duke nisur që këtu (që nga kapitulli 3 e tutje) shohim anën njerëzore të kësaj ngjarjeje d.m.th. atë të vuajtjeve dhe mundimeve të Jobit dhe se si, më së fundi, i kapërceu ai ato. Shohim se si besimi i treguar tek Perëndia kapërceu edhe gjërat më të këqija që Satani mund t’i bënte Jobit; se si arrihet fitorja e besimit mbi Satanin në dramën e jetës e përvojës së një njeriu.

Para se të shkojmë më tej në shqyrtimin e vetë vuajtjeve të Jobit, ka tri pika që nevojitet t’i bëjmë të qarta qysh tani:

1. Jobi nuk e dinte se ishte Satani ai që po e mundonte

Kur lexojmë historinë e Jobit, kemi një avantazh në krahasim me Jobin për vetë faktin se na është treguar se çfarë po ndodhte mes Perëndisë dhe Satanit, ndërsa Jobi vetë as që nuk e dinte se ç’bëhej. Nga e gjithë historia e tij mund të nxjerrim mësime për vetë jetën tonë, duke përfshirë këtu edhe një të kuptuar më të mirë të qëllimeve të Perëndisë dhe karakterit të keq të Satanit.

Por, Jobi nuk dinte aspak se ç’po ndodhte. Gjëja e parë që mësoi ishte ajo që shërbëtori erdhi dhe i tha për humbjen e qeve të tij! Kur lexojmë shumë nga fjalët e tij në kapitujt e mëvonshëm, duket sikur ai mendonte se ishte Perëndia që po e mundon me këto shqetësime (shih për shembull te 2:10; 10:2; 16:9; 17:6; 19:21-22). Ky është një gabim që disa njerëz bëjnë në lidhje me vuajtjen. Ata mendojnë se është Perëndia Ai që po i mundon. Duket si një përgjigje e thjeshtë ndaj problemit! Por këtu ka një element misteri. Jobi nuk e dinte aspak se ç’kishte ndodhur në qiell mes Perëndisë dhe Satanit. Ai nuk e dinte se Perëndia kishte qëllimin e Tij që po e lejonte atë të kalonte këto mundime, por që në të vërtetë mundimet vinin prej Satanit. Por mund të shohim se përballë gjithë kësaj Jobi nuk e humbi besimin e tij te Perëndia dhe se ai e dinte që Perëndia ishte sovrani në kontroll të gjithçkaje që po ndodhte, edhe pse ai vetë nuk e kuptonte arsyen pse gjithçka po ndodhte kështu. Ky duhet të jetë edhe qëndrimi ynë ndaj vuajtjes. Nevojitet që të kuptojmë se Perëndia e lejon vuajtjen (kushdo qoftë shkaku direkt i saj, Satani apo diçka tjetër - dhe nuk është gjithmonë Satani), por që të kuptojmë gjithashtu se, çfarëdo që të ndodhë, Ai është në kontroll të rrethanave dhe ka një qëllim në gjithçka, edhe pse mund të mos e kuptojme se cili është ky qëllim.

2. Jo gjithë sëmundjet vijnë prej Satanit

Ka dhe nga ata, në Kishën e Krishterë, që besojnë se gjithë sëmundjet vijnë nga Satani dhe se, për këtë arsye, i krishteri ka të drejtë të kërkojë të mbetet i lirë nga gjithë sëmundjet gjatë jetës së tij, madje si tekst për ta vërtetuar këtë ata citojnë përvojën e Jobit. Kjo nuk është doktrina e vërtetë. është e vërtetë që në këtë rast sëmundja dhe vuajtja e këtij njeriu erdhi si pasojë direkte e veprimtarisë së Satanit, por nuk është e drejtë të vazhdosh të thuash se për këtë arsye kjo është e vërtetë për çdo rast sëmundjeje.

Ka tri gjëra që të gjithë ne i kemi trashëguar si pasojë e Rënies së njeriut (në Adamin) dhe të cilave të gjithë u nënshtrohemi gjatë jetës sonë. Këto janë: natyra mëkatare, sëmundja dhe vdekja. Ne të gjithë mëkatojmë, të gjithë sëmuremi në kohë të ndryshme dhe, së fundi, ne të gjithë do të vdesim. Sëmundja është pjesë e jetës sonë dhe vjen si pasojë e Rënies. Sëmundja mund të shkaktohet prej Satanit në ndonjë rast (p.sh. shih te Luka 13:16), por nuk është e vërtetë të themi se ai i shkakton gjithë sëmundjet. Perëndia, nganjëherë, mund të shërojë një njeri nga sëmundja, siç e kemi parë kaq e kaq herë në tregimet e Ungjillit, por nganjëherë Ai nuk shëroi këdo (p.sh. shih te Gjoni 5:2‑9).

3. Perëndia lejon që besimtari të vuajë

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pikĂ« mjaft e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« kuptohet jo vetĂ«m nga besimtarĂ«t, por edhe nga jobesimtarĂ«t gjithashtu. Ka mĂ«sime qĂ« jepen nĂ« ditĂ«t e sotme tĂ« cilat thonĂ« se, nĂ«se njĂ« person bĂ«het besimtar, atĂ«herĂ« PerĂ«ndia nuk ka pĂ«r tĂ« lejuar qĂ« ai tĂ« vuajĂ«, ose thonĂ« se ai ka tĂ« drejtĂ« tĂ« presĂ« qĂ« PerĂ«ndia tĂ« mos lejojĂ« qĂ« ai tĂ« vuajĂ«. Ă«shtĂ« gjithashtu e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« shqyrtimin e kĂ«tij fakti se shumĂ« jobesimtarĂ« ankohen ndaj PerĂ«ndisĂ« dhe e pyesin AtĂ« se pse i lejon qĂ« gjĂ«ra tĂ« tilla tĂ« ndodhin nĂ« botĂ«. Ă«shtĂ« e qartĂ« se nĂ« kĂ«tĂ« ndodhi PerĂ«ndia, jo vetĂ«m qĂ« lejoi qĂ« njĂ« person tĂ« vuante (pĂ«r qĂ«llimet e Tij), por Ai lejoi qĂ« njĂ« besimtar tĂ« vuante, dhe jo vetĂ«m njĂ« besimtar, por njĂ« besimtar vĂ«rtet tĂ« madh. KĂ«tu shohim tĂ« vuajĂ« njĂ« njeri vĂ«rtet i mirĂ«! Por gjĂ«ja e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« cilĂ«n duhet ta vlerĂ«sojnĂ« gjithĂ« besimtarĂ«t Ă«shtĂ« fakti qĂ« PerĂ«ndia ka njĂ« qĂ«llim kur lejon qĂ« fĂ«mijĂ«t e Tij tĂ« vuajnĂ«. Ashtu siç thuhet tek RomakĂ«t 8:28tĂ« gjitha gjĂ«ra bashkĂ«veprojnĂ« pĂ«r tĂ« mirĂ« pĂ«r ata qĂ« e duan PerĂ«ndinĂ«, pĂ«r ata qĂ« janĂ« tĂ« thirrur sipas qĂ«llimit tĂ« Tij” - dhe kjo pĂ«rfshin edhe vuajtjen! NĂ«se besimtarĂ«t nuk do tĂ« vuanin kurrĂ«, si vallĂ« do ta kuptonin dhe do t’i shĂ«rbenin kĂ«saj bote tĂ« humbur, tĂ« thyer, kĂ«saj bote tĂ« zhytur mes vuajtjesh?

Vuajtjet e Jobit

Një nga problemet që kemi ne si besimtarë është fakti që kur lexojmë Shkrimet, është kaq shumë e lehtë që t’i lexojmë ato përciptazi, ose nganjëherë i lexojmë duke i kaluar aq shpejt sa nuk u kushtojmë kohën e duhur për t’u futur në thellësinë e atyre që ato mund të thonë. Ne të gjithë e dimë se Jobi vuajti në mënyrë të tmerrshme, por bëj habi se sa shpesh kemi qëndruar për një moment të analizojmë se çfarë saktësisht ishte ajo që Perëndia lejoi t’i ndodhte atij?

Nevojitet që të ndalemi dhe të mendojmë rreth këtyre fjalëve për një moment, sidomos nëse duam që të gjejmë ngushëllim për jetën tonë në atë që i ndodhi Jobit. Ne shpesh ankohemi për problemet tona, sikur askush tjetër të mos vuajë më shumë se ne. Po çfarë i ndodhi Jobit? Mendoje pak, për një moment! Ai kishte gjithë jetën që punonte për të shumëzuar kopetë e tij dhe për të shtuar të mirat materiale të tij, deri sa kishte arritur të bëhej njeriu më i pasur që mund të gjeje. Brenda një dite të vetme ai humbi gjithçka (1:13-17). Gjithçka që kishte iu mor! Kishte tërë atë pasuri dhe e humbi të gjithën! Gjithçka!

Ky është një nga mësimet e mëdha që mund të nxjerrim nga libri i Jobit: të mos mbështetemi në gjërat e kësaj jete, d.m.th. në pasuritë materiale. Pasuritë materiale nuk mund të na japin siguri dhe lumturi të pambarim në jetën tonë. Siguria dhe lumturia e vërtetë mund të gjenden vetëm nëpërmjet besimit te Perëndia, besimit që pati ky njeri Jobi (1 Tim. 6:6‑10). Gjërat materiale nuk janë një themel solid. Mund të fitojmë shumë gjëra, por gjithashtu edhe mund t’i humbasim të gjitha! Mund të arrijmë të shkojmë nga rreckat te pasuritë përrallore, por gjithashtu mund të biem nga këto pasuri përrallore në rreckat! Problemi me materializmin është se rehatohemi dhe vetkënaqemi kaq shumë në jetë, sa mendojmë se s’ka ç’të na tundë më. Duam dhe mendojmë se gjërat do të vazhdojnë kështu gjithmonë. Jetojmë sikur gjërat nuk kanë për të ndryshuar kurrë. Dhe kur gjërat shkojnë mbrapsht, ia hedhim gjithë fajin Perëndisë! Ky lloj sigurie është një siguri e dobët, madje false.

Perëndia u ka premtuar gjithë besimtarëve se Ai do të plotësojë gjithë nevojat e tyre të kësaj jete ndërkohë që ata kërkojnë më së pari Mbretërinë dhe drejtësinë e Tij. Besimi i gjallë te Perëndia, duke kërkuar të kënaqim dhe të ndjekim Atë janë i vetmi themel vërtet i sigurt për jetën tonë. Asnjë ndryshim në rrethanat e jashtme nuk mund ta ndryshojë këtë.

Shihni qĂ«ndrimin e Jobit ndaj pasurive tĂ« tij tek 31:24-25,27: “NĂ« qoftĂ« se kam pasur besim tek ari, dhe arit tĂ« kulluar i kam thĂ«nĂ«: «Ti je shpresa ime», nĂ« rast se jam gĂ«zuar sepse pasuritĂ« e mia ishin tĂ« mĂ«dha, dhe sepse dora ime ka grumbulluar shumĂ« pasuri…edhe ky do tĂ« ishte njĂ« faj qĂ« duhet tĂ« dĂ«nohet nga gjyqtarĂ«t, sepse do tĂ« kisha mohuar PerĂ«ndine qĂ« rri aty lart”. Jobi mund tĂ« duronte humbjen e gjithĂ« pasurive tĂ« tij materiale ngaqĂ« kishte pasur gjithmonĂ« njĂ« siguri mĂ« tĂ« thellĂ« nĂ« jetĂ«n e tij, besimin te PerĂ«ndia. PerĂ«ndia ishte shumĂ« mĂ« tepĂ«r pĂ«r tĂ« nga ç’mund tĂ« kishin qenĂ« ndonjĂ«herĂ« pasuritĂ« e tij, edhe pse ishte njeri i pasur.

Mizoria e Satanit nuk mbeti thjesht me marrjen e sigurisë së tij materiale. Jobi kishte edhe familje. Ai kishte shtatë djem dhe tri vajza dhe, pa dyshim, i donte të gjithë së tepërmi, siç i duan fëmijët gjithë etërit. Ata ishin zemra e tij. Çfarë bëri Satani? Ai solli një tragjedi që shkaktoi vdekjen e gjithë fëmijëve të Jobit! (1:18-19). Jobi nuk humbi thjesht një fëmijë nga familja e tij si rezultat i një tragjedie (gjë që do të kishte qenë diçka mjaft e keqe), ai i humbi ata të gjithë. Shumë njerëz mbushen plot me hidhërim ndaj Perëndisë kur humbasin një fëmijë, veçanërisht jobesimtarët të cilët nuk e njohin hirin e Perëndisë në rrethana të tilla. Por Jobi i humbi të gjithë fëmijët e tij, që të dhjetë, në një goditje të vetme! Dhe Jobi ishte besimtar! Perëndia lejoi që kjo gjë t’i ndodhte një besimtari!

Goditja tjetër e Satanit iu drejtua vetë Jobit. A e shihni se sa mizor është Satani? I pakënaqur që e shkatërroi financiarisht dhe që i vrau fëmijët, Satani i sulet vetë Jobit. Ai e mundon atë me sëmundje fizike. Por, përsëri, kjo nuk është thjesht një sëmundje e zakonshme, por një sëmundje që e shkatërron atë tërësisht. Nga koka në këmbë ai mbulohet prej ulcerave të dhimbshme! Mendoni pak se sa mund të ketë vuajtur Jobi! Gjithë siguria e tij materiale i ishte marrë, zemërthyer dhe thellësisht i shkretuar me humbjen e fëmijëve dhe tani vuan vetë fizikisht, dhe nga një sëmundje e tmerrshme dhimbjeshkaktuese!

Dikur pyesja veten pse Satani nuk i mori edhe gruan, d.m.th. pse vazhdoi ta lejonte atĂ« tĂ« jetonte? Por kĂ«tu shohim mbase mizorinĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« Satanit. Siç duket qartĂ«, ajo e kishte humbur besimin e saj te PerĂ«ndia kur i vdiqĂ«n fĂ«mijĂ«t dhe tani Ă«shtĂ« plot hidhĂ«rim ndaj PerĂ«ndisĂ«. KĂ«shtu Satani e merr atĂ« dhe e pĂ«rdor si veglĂ«n e tij duke i folur Jobit nĂ«pĂ«rmjet saj. NĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« Jobi kishte mĂ« tepĂ«r nevojĂ« pĂ«r gruan dhe mbĂ«shtetjen e saj, çfarĂ« merr ai prej saj? “Mallko PerĂ«ndinĂ« dhe vdis!” i thotĂ« ajo (2:9). KĂ«to ishin fjalĂ«t e vetĂ« Satanit, thĂ«nĂ« nĂ«pĂ«rmjet gojĂ«s sĂ« gruas sĂ« tij (krahaso 1:11, 2:5 dhe 2:9). NĂ« njĂ« farĂ« kuptimi kĂ«tu Jobi humbi edhe gruan e tij, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ajo doli tĂ« ishte ngushĂ«lluesja mĂ« e mĂ«rzitshme nga tĂ« gjithĂ«! Shpesh janĂ« pikĂ«risht njerĂ«zit qĂ« janĂ« mĂ« tĂ« afĂ«rmit tanĂ« ata qĂ« na lĂ«ndojnĂ« dhe na bĂ«jnĂ« tĂ« vuajmĂ« mĂ« shumĂ« (Ps. 55:12-14). Mendoni pak se çfarĂ« shigjete ishte kjo pĂ«r zemrĂ«n e Jobit!

KĂ«shtu tabloja e jetĂ«s sĂ« Jobit ndryshon sĂ« tepĂ«rmi. Dikur njĂ« krye i pasur, i respektuar dhe i nderuar nga tĂ« gjithĂ«, tani njĂ« njeri qĂ« ka humbur gjithçka. Ai qĂ«ndron mes dhimbjes mbi hi dhe kruan ulcerat e tij me njĂ« copĂ« prej njĂ« ene tĂ« thyer balte! Vuajtja e tij Ă«shtĂ« e jashtĂ«zakonshme dhe pothuaj e papĂ«rshkrueshme. Te 2:12 na thuhet se kur erdhĂ«n miqtĂ« e tij, mezi e njohĂ«n, ishte deformuar kaq shumĂ« fizikisht prej sĂ«mundjes sa edhe ata filluan tĂ« qajnĂ«. PĂ«r njĂ« javĂ« tĂ« tĂ«rĂ« asnjĂ« nuk i foli! E çfarĂ« mund t’i thuash njĂ« njeriu qĂ« vuan kĂ«shtu? ÇfarĂ« fjalĂ« ngushĂ«lluese mund tĂ« thuash nĂ« rrethana tĂ« tilla? Heshtja ishte e vetmja gjĂ« qĂ« ata mund t’i ofronin. FjalĂ«t ishin tĂ« pafuqishme pĂ«r asgjĂ«. “AsnjĂ« nuk i drejtoi qoftĂ« njĂ« fjalĂ« tĂ« vetme, sepse e shikonin se dhembja e tij ishte shumĂ« e madhe” (2:13).

KĂ«saj tĂ« gjithĂ«s i shtoheshin edhe talljet e njerĂ«zve nĂ« krahinĂ«. NjĂ« mjeran qĂ« vuante e ishte bĂ«rĂ« pĂ«r tĂ« tĂ« ardhur keq, qĂ«ndronte mbi njĂ« pirg hiri duke kruar plagĂ«t e tij dhe duke u pĂ«rpjekur tĂ« besonte te PerĂ«ndia! TĂ« rinjtĂ« derdhnin talljen dhe pĂ«rçmimin e tyre mbi tĂ«. “Tani pĂ«rkundrazi mĂ« tĂ« rinjĂ« se unĂ« mĂ« pĂ«rqeshin… Tani jam bĂ«rĂ« kĂ«nga e tyre e talljes, po, jam bĂ«rĂ« gazi i tyre. KanĂ« tmerr nga unĂ«, rrinĂ« larg meje dhe nuk ngurrojnĂ« tĂ« mĂ« pĂ«shtyjnĂ« nĂ« fytyrĂ«. MeqenĂ«se PerĂ«ndia ka lĂ«shuar disi litarin e çadrĂ«s sime dhe mĂ« ka poshtĂ«ruar, ata kanĂ« thyer çdo fre para meje” (30:1,9-11).

Është një ndihmë e madhe për ne të shohim se në ç’ekstreme vuajtjesh Perëndia lejoi që ky njeri të kalonte. Ne të gjithë ankohemi kur kalojmë kohë të vështira dhe vuajtje, por a kemi vuajtur ndonjëherë siç vuajti ky njeri? Ja pra, një njeri që vuajti në ekstrem dhe megjithatë nuk e humbi besimin e tij te Perëndia, por gjeti ngushëllim në faktin që e dinte se Perëndia ishte me të. Por vini re gjithashtu, se edhe pse vuajtja ishte e madhe, Perëndia qëllimisht, në fakt, i vuri kufij Satanit (1:12; 2:6). Satanit iu lejua të arrinte deri këtu, por jo më tej. Ky është një inkurajim për ne. Në gjithë kohët tona të vështira, Perëndia është sovrani që mban nën kontroll jetën tonë. Sulmet e Satanit, edhe pse mizore, janë të kufizuara në ashpërsinë e tyre.

Beteja e brendshme e Jobit

NĂ« kapitujt qĂ« pasojnĂ« mund tĂ« shohim se si besimi i Jobit i kapĂ«rceu kĂ«to sulme tĂ« Satanit, por mund tĂ« shohim edhe betejĂ«n e thellĂ« qĂ« atij i duhej tĂ« bĂ«nte. Ishte diçka shumĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r tĂ«! “AtĂ«herĂ« Jobi u ngrit, grisi mantelin e tij dhe rroi kokĂ«n; pastaj ra pĂ«rmbys dhe adhuroi, dhe tha: «Lakuriq dola nga barku i nĂ«nĂ«s sime dhe lakuriq do tĂ« kthehem. Zoti ka dhĂ«nĂ« dhe Zoti ka marrĂ«. QoftĂ« i bekuar emri i Zotit». NĂ« tĂ« gjitha kĂ«to Jobi nuk mĂ«katoi dhe nuk e paditi PerĂ«ndinĂ« pĂ«r ndonjĂ« padrejtĂ«si” (1:20-22). “«NĂ« rast se pranojmĂ« tĂ« mirĂ«n nga PerĂ«ndia, pse nuk duhet tĂ« pranojmĂ« edhe tĂ« keqen?» NĂ« tĂ« gjitha kĂ«to Jobi nuk mĂ«katoi me buzĂ«t e tij” (2:10).

Shihni se nĂ« ç’sprova tĂ« thella kaloi besimi i Jobit! “AtĂ«herĂ« Jobi hapi gojĂ«n dhe mallkoi ditĂ«n e lindjes sĂ« tij…Pse nuk vdiqa nĂ« barkun e nĂ«nĂ«s sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?” (3:1,11); “Ah, sikur dhembja ime tĂ« ishte peshuar tĂ«rĂ«sisht, dhe fatkeqĂ«sia ime tĂ« vihej bashkĂ« mbi peshoren, do tĂ« ishte me siguri mĂ« e rĂ«ndĂ« se rĂ«ra e detit!” (6:2,3); “Ah sikur tĂ« mund tĂ« kisha atĂ« qĂ« kĂ«rkoj, dhe PerĂ«ndia tĂ« mĂ« jepte atĂ« qĂ« shpresoj! DashtĂ« PerĂ«ndia tĂ« mĂ« shtypĂ«, tĂ« shtrijĂ« dorĂ«n e Tij dhe tĂ« mĂ« shkatĂ«rrojĂ«!” (6:8,9); “Jam neveritur nga jeta ime…TĂ« kisha vdekur, pa mĂ« parĂ« sy njeriu!” (10:1,18). Jobi, njeriu i madh i PerĂ«ndisĂ«, nuk ishte tani veç njeri qĂ« ndodhej nĂ« njĂ« gjendje tĂ« tillĂ« qĂ« e bĂ«nte tĂ« thoshte se do tĂ« kishte preferuar mĂ« mirĂ« tĂ« mos kishte lindur fare dhe se dĂ«shironte vetĂ«m tĂ« vdiste dhe tĂ« shpĂ«tonte nga vuajtjet qĂ« po hiqte!

Ai filloi t’i bĂ«jĂ« pyetje PerĂ«ndisĂ«; tĂ« njĂ«jtat pyetje qĂ« kanĂ« gjithĂ« njerĂ«zit qĂ« vuajnĂ«. KĂ«to janĂ« pyetje qĂ« nuk bĂ«hen vetĂ«m nga jobesimtarĂ«t, por edhe nga besimtarĂ«t. Madje edhe Jobi, ky njeri i madh i PerĂ«ndisĂ«, bĂ«ri pyetje tĂ« tilla nĂ« kohĂ«n e vuajtjes sĂ« tij: “PĂ«rse PerĂ«ndia lejon qĂ« tĂ« mĂ« ndodhin kĂ«to gjĂ«ra? PĂ«rse duhet qĂ« tĂ« pafajshmit tĂ« vuajnĂ« dhe tĂ« kĂ«qijtĂ« tĂ« largohen tĂ« pandĂ«shkuar?”

Jobi 12:4-6 “Jam bĂ«rĂ« gazi i miqve tĂ« mi…tĂ« drejtin, tĂ« ndershmin, e kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« lojĂ«. NjĂ« llambĂ«, e pĂ«rçmuar nĂ« mendimet e atyre qĂ« jetojnĂ« nĂ« mes tĂ« tĂ« mirave, Ă«shtĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r ata tĂ« cilĂ«ve u merren kĂ«mbĂ«t. Çadrat e cubave pĂ«rkundrazi janĂ« tĂ« qeta dhe e ndiejnĂ« veten tĂ« qetĂ« ata qĂ« provokojnĂ« PerĂ«ndinĂ«…”

Jobi 21:7-13 “Pse, pra, jetojnĂ« tĂ« pabesĂ«t dhe pse plaken dhe shtojnĂ« pasuritĂ« e tyre? PasardhĂ«sit e tyre fuqizohen bashkĂ« me ta nĂ«n vĂ«shtrimet e tyre…ShtĂ«pitĂ« e tyre janĂ« nĂ« siguri, pa tmerre… Demi i tyre mbars dhe nuk gabon…hedhin valle, KĂ«ndojnĂ«… kĂ«naqen… I kalojnĂ« nĂ« mirĂ«qenie ditĂ«t e tyre, pastaj njĂ« çast zbresin nĂ« Sheol…”

Jobi 24:1-4,9,12 “Pse vallĂ« i Plotfuqishmi nuk i rezervon vetes kohĂ«ra dhe ata qĂ« e njohin nuk shohin ditĂ«t e Tij? Disa zhvendosin kufijtĂ«, marrin me forcĂ« kopetĂ« dhe i çojnĂ« nĂ« kullotĂ«; u marrin gomarin jetimĂ«ve dhe marrin peng kaun e gruas sĂ« ve; i shtyjnĂ« jashtĂ« rruge nevojtarĂ«t, kĂ«shtu tĂ«rĂ« tĂ« varfrit e vendit janĂ« tĂ« detyruar tĂ« fshihen…e rrĂ«mbejnĂ« nga gjiri jetimin dhe marrin pengje nga tĂ« varfrit…Vajtimi i atyre qĂ« po vdesin po ngrihet nga qyteti, shpirti i tĂ« plagosurve kĂ«rkon ndihmĂ«, por PerĂ«ndia nuk i vĂ« mend sĂ« keqes…”

Por mund të shohim se edhe ky lloj pyetjesh nuk e bëri atë të humbiste besimin e tij. Po, ai pyeste Perëndinë pse Ai lejonte të këqijtë të jetonin akoma, por ai dinte gjithashtu se edhe ku do të shkonin përfundimisht ata dhe akoma e shihte se Perëndia ishte Ai që e mbante kontrollin mbi ta (shih tek Jobi 21:14‑26; 24:13-24 si dhe tek Psalmi 73).

Mjaft e natyrshme ishte edhe lutja e Jobit ndaj PerĂ«ndisĂ« pĂ«r çlirim prej vuajtjeve tĂ« tij. Por, ndĂ«rsa vuajtjet e tij vazhdonin akoma, lutjet e tij nuk po merrnin pĂ«rgjigje dhe, pĂ«r mĂ« tepĂ«r, Jobi nuk po e ndiente mĂ« pranĂ« vetes Zotin. KĂ«tĂ« mund ta shohim nĂ« shumĂ« vargje: “UnĂ« tĂ« bĂ«rtas ty, dhe ti nuk mĂ« pĂ«rgjigjesh” (30:20); “Ah, sikur tĂ« dija ku ta gjeja, qĂ« tĂ« mund tĂ« arrija deri nĂ« fronin e Tij! Do ta parashtroja çështjen time para Tij, do ta mbushja gojĂ«n time me argumente… Ja, po shkoj nĂ« lindje, por aty nuk Ă«shtĂ«; nĂ« perĂ«ndim, por nuk e shoh; vepron nĂ« veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj” (23:3-4,8-9). Lutje qĂ« s’merr pĂ«rgjigje - dhe ku - kĂ«tu nĂ« jetĂ«n e njĂ« njeriu tĂ« madh tĂ« PerĂ«ndisĂ«! PerĂ«ndia duket se Ă«shtĂ« kaq larg! A e keni pĂ«rjetuar ndonjĂ«herĂ« edhe ju kĂ«tĂ« gjendje, ku PerĂ«ndia ju duket shumĂ« larg dhe nuk u pĂ«rgjigjet lutjeve tuaja? NĂ«se po, ja ku e keni edhe njĂ« shok, Jobin!

Miqtë e Jobit

ShumĂ« njerĂ«z e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« ndjekin dhe tĂ« kuptojnĂ« bisedat qĂ« Jobi pati me miqtĂ« e tij, “ngushĂ«lluesit e Jobit” siç i quajmĂ« ne. Bisedat duken se vazhdojnĂ« e vazhdojnĂ« pothuaj pa fund kapitull pas kapitulli.

Ideja bazĂ« qĂ« miqtĂ« e Jobit kishin ishte kjo: nĂ«se njĂ« njeri vuante ashtu siç po vuante Jobi, atĂ«herĂ« kjo do tĂ« thoshte veç se ai kishte mĂ«katuar dhe e kishte fyer PerĂ«ndinĂ« nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« apo njĂ« tjetĂ«r dhe se vuajtjet e tij ishin ndĂ«shkimi i PerĂ«ndisĂ«. Kjo na sjell ndĂ«rmend idenĂ« qĂ« kishin dishepujt te Gjoni 9:1-3: “Kur po kalonte, pa njĂ« njeri qĂ« ishte i verbĂ«r qĂ« nga lindja. Dhe dishepujt e Tij e pyetĂ«n duke thĂ«nĂ«: «MĂ«sues, kush ka mĂ«katuar, ai apo prindĂ«rit e tij, qĂ« ai ka lindur i verbĂ«r?» Jezusi u pĂ«rgjigj: «As ai, as prindĂ«rit e tij s’kanĂ« mĂ«katuar, por kjo ndodhi qĂ« tek ai tĂ« dĂ«ftohen veprat e PerĂ«ndisë»”. Mund tĂ« shohim prej fjalĂ«ve tĂ« PerĂ«ndisĂ« tek 42:7 se çfarĂ« vetĂ« Ai mendonte pĂ«r kĂ«ta njerĂ«z: “ZemĂ«rimi im u ndez kundĂ«r teje [Elifaz] dhe kundĂ«r dy miqve tĂ« tu, sepse nuk keni folur drejt pĂ«r mua, ashtu si ka bĂ«rĂ« shĂ«rbĂ«tori im Job”. Premisa e tyre, qĂ« thoshte sĂ« nĂ«se njĂ« njeri vuan kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« ai ka mĂ«katuar, ishte e gabuar, dhe vetĂ« PerĂ«ndia nuk e vlerĂ«soi dhe e hodhi poshtĂ« atĂ« pasi ishte e gabuar.

Miqtë e Jobit u inatosën shumë me të, pasi ai mbronte veten dhe vazhdonte të thoshte se nuk kishte bërë asnjë të keqe që të meritonte këtë lloj ndëshkimi. Ata menduan se ai thjesht po tregohej i vetëdrejtë (32:1-3). Gjatë gjithë kohës Jobi vazhdoi të qëndronte në atë që nuk kishte bërë asnjë gjë të keqe para Perëndisë. Ai madje tha se nëse kishte bërë ndonjë të keqe të tillë, atëherë Perëndia do të kishte të drejtë ta ndëshkonte (31:1-40). Jobi nuk mund ta kuptonte pse e gjitha kjo po i ndodhte atij. Megjithëse, sigurisht që Jobi nuk ishte i përkryer në brendësi, ashtu siç nuk mund të jetë askush në këtë jetë, ai përsëri nuk kishte kryer ndonjë mëkat që të meritonte këtë lloj vuajtjeje. Shohim se ai e ruan këtë qëndrim gjatë gjithë vuajtjeve të tij, duke besuar se Perëndia do të vërtetonte drejtësinë e tij.

Dhe miqtĂ« e tij? ÇfarĂ« ngushĂ«lluesish! NĂ« njĂ« kohĂ« kur Jobi kishte nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ«n, ngushĂ«llimin dhe kujdesin e miqve tĂ« tij, çfarĂ« bĂ«nĂ« ata? Mos ishin ndonjĂ« ngushĂ«llim pĂ«r tĂ«? PĂ«rkundrazi, gjithçka qĂ« ata bĂ«nĂ« ishte tĂ« pĂ«rpiqeshin ta bindnin atĂ« se duhej tĂ« kishte kryer ndonjĂ« mĂ«kat shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« pĂ«r tĂ« cilin tani po ndĂ«shkohej prej PerĂ«ndisĂ«! Sa pa pikĂ« ndjeshmĂ«rie! DĂ«gjoni disa nga fjalĂ«t e Jobit pĂ«r ta: “TĂ« gjithĂ« ju jeni ngushĂ«llues tĂ« mĂ«rzitshĂ«m!” (16:2); “Deri kur do tĂ« hidhĂ«roni shpirtin tim dhe do tĂ« mĂ« mundoni me ligjĂ«ratat tuaja?” (19:2); “PĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« i pikĂ«lluar, miku duhet tĂ« tregojĂ« dhembshuri… Por vĂ«llezĂ«rit e mi mĂ« kanĂ« zhgĂ«njyer si njĂ« pĂ«rrua, si ujĂ«rat e pĂ«rrenjve qĂ« zhduken” (6:14-15) etj. FjalĂ«t e kĂ«tyre njerĂ«zve vetĂ«m se i shtonin vuajtjes sĂ« tij!

Është interesante të vihet re se vëllezërit, motrat dhe të njohurit e Jobit erdhën ta ngushëllonin atë vetëm pasi Zoti e kishte shëruar! (42:11). Ku ishin ata gjatë vuajtjes së tij?

Besimi dhe durimi i Jobit

Ky është thelbi i asaj që përjetoi Jobi. Një besimtar i madh, edhe pse u vu në prova ekstreme, nuk e humbi besimin e tij. Kjo është arsyeja pse kjo që i ndodhi Jobit është një mësim i madh për besimtarët kur ata vuajnë. Ai mallkoi ditën e lindjes dhe donte të vdiste; ai nuk e ndiente praninë e Perëndisë askund; lutjet e tij për njëfarë kohe nuk po merrnin përgjigje; ai pyeste pse Perëndia e linte të vuante; pse i lë Ai të drejtët në vuajtje kur të këqijtë duket se vetëm begatohen; POR ai kurrë nuk e humbi besimin, pavarësisht nga gjithçka që ndodhi.

Dhe Ă«shtĂ« pikĂ«risht kjo ajo qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r sytĂ« e PerĂ«ndisĂ«. Siç e kemi thĂ«nĂ« edhe mĂ« sipĂ«r, PerĂ«ndia ishte nismĂ«tari i gjithĂ« kĂ«saj pĂ«rvoje nĂ« jetĂ«n e Jobit pĂ«r tĂ« treguar se besimi i njĂ« besimtari mund tĂ« kapĂ«rcejĂ« edhe sulmet mĂ« tĂ« kĂ«qija tĂ« Satanit. Nevojitet qĂ« ne tĂ« kuptojmĂ« se sa i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« pĂ«r PerĂ«ndinĂ« besimi ynĂ«, sa gjĂ« e vyer Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« qĂ« ne ta besojmĂ« AtĂ«. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« apostull Pjetri na thotĂ« te 1 Pjetri 1:6-7 “PĂ«r kĂ«tĂ« [shpĂ«timin] gĂ«zohuni, ndonĂ«se, nĂ« qoftĂ« se duhet, pĂ«r pak kohĂ«, tani duhet tĂ« trishtoheni nga prova tĂ« ndryshme, qĂ« prova e besimit tuaj, qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i çmuar nga ari qĂ« prishet, edhe pse provohet me zjarr, tĂ« dalĂ« pĂ«r lĂ«vdim, nder dhe lavdi nĂ« zbulesĂ«n e Jezu Krishtit”. VĂ«nia nĂ« provĂ« dhe forcimi i besimit tonĂ« Ă«shtĂ« çështje e njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« madhe nĂ« sytĂ« e PerĂ«ndisĂ«.

Tabloja qĂ« Pjetri na jep kĂ«tu Ă«shtĂ« ajo e njĂ« furre. Minerali i arit hidhet nĂ« furrĂ« dhe nxehet aty deri sa arrin njĂ« temperaturĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r tĂ« ndarĂ« arin e vĂ«rtetĂ« nga skoriet tĂ« cilat hiqen tej. Ai thotĂ« se nganjĂ«herĂ« nĂ« jetĂ«n tonĂ« si besimtarĂ« PerĂ«ndia e vĂ« nĂ« provĂ« besimin tonĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ«, me qĂ«llim qĂ« ta pastrojĂ« atĂ« dhe ta bĂ«jĂ« atĂ« mĂ« tĂ« fortĂ«. Por prova kĂ«rkon qĂ« tĂ« futemi nĂ« furrĂ«, nĂ« njĂ« temperaturĂ« tĂ« lartĂ«! NjĂ« pĂ«rvojĂ« aspak e kĂ«ndshme, por e domosdoshme pĂ«r ta rafinuar besimin, pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« pastĂ«r. Misionarin e madh gjerman Xhorxh Myler (George Mueller) e pyetĂ«n njĂ«herĂ« se si kishte arritur nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ« sa tĂ« kishte njĂ« besim kaq tĂ« madh te PerĂ«ndia. PĂ«rgjigjja e tij ishte kjo: “Kam besim tĂ« madh pasi kam duruar sprova tĂ« mĂ«dha”.

Ishte pikĂ«risht kjo ajo qĂ« Jobi donte tĂ« thoshte nĂ« fjalĂ«t e tij tĂ« famshme te Jobi 23:10 “Por Ai e njeh rrugĂ«n qĂ« unĂ« kam marrĂ«; sikur tĂ« mĂ« provonte, do tĂ« dilja si ari”. Dhe ashtu si apostull Gjoni thotĂ« te 1 Gjoni 5:4 “…kjo Ă«shtĂ« fitorja qĂ« e mundi botĂ«n: besimi ynĂ«”.

Ka edhe vargje tĂ« tjera qĂ« na tregojnĂ« se Jobi nuk e humbi besimin e tij. PĂ«r shembull, te Jobi 19:25-27 lexojmĂ«: “Por unĂ« e di qĂ« ShpĂ«timtari im jeton dhe qĂ« nĂ« fund do tĂ« ngrihet mbi tokĂ«. Mbas shkatĂ«rrimit tĂ« lĂ«kurĂ«s sime, nĂ« mishin tim do ta shoh PerĂ«ndinĂ«. Do ta shoh unĂ« vetĂ«; sytĂ« e mi do ta sodisin, dhe jo njĂ« tjetĂ«r. Po mĂ« shkrihet zemra”. Mund ta shohim kĂ«tĂ« edhe nga fundi i historisĂ« kur PerĂ«ndia i thotĂ« Jobit tĂ« lutet pĂ«r miqtĂ« e tij nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« PerĂ«ndia ta falĂ« mĂ«katin e tyre tĂ« tĂ« mosthĂ«nit ç’ishte e drejtĂ« pĂ«r PerĂ«ndinĂ«. Fakti qĂ« Jobi mund tĂ« lutej akoma pĂ«rbĂ«nte njĂ« mrekulli mĂ« vete! Sa prej nesh, kur kalojmĂ« pĂ«rmes kohĂ«ve tĂ« vĂ«shtira, e humbasim dĂ«shirĂ«n tĂ« lutemi dhe madje pushojmĂ« sĂ« luturi, sepse jemi tĂ« zĂ«nĂ« aq shumĂ« me pyetjet qĂ« i bĂ«jmĂ« dhe sqarimet qĂ« i kĂ«rkojmĂ« PerĂ«ndisĂ«? Por kĂ«tu shohim qĂ« Jobi Ă«shtĂ« akoma nĂ« vuajtjet e tij dhe PerĂ«ndia i thotĂ« tĂ« lutet; ai akoma ka besimin pĂ«r t’u lutur! (Dhe ishte vetĂ«m pas kĂ«saj lutjeje qĂ« PerĂ«ndia e shĂ«roi atĂ« - shih te 42:10).

NjĂ« nga rezultatet e kĂ«saj pĂ«rvoje tĂ« Jobit ishte fakti se PerĂ«ndia ia zbuloi veten Jobit nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« thellĂ« nga ç’e kishte njohur ai mĂ« parĂ«. Jobi kishte qenĂ« besimtar i madh dhe i fortĂ« para sprovave tĂ« tij dhe ai e kishte njohur PerĂ«ndinĂ«. Por sado mirĂ« ta njohim Zotin, gjithmonĂ« ka mĂ«nyra mĂ« tĂ« thella nĂ« tĂ« cilat mund ta njohim AtĂ«. Dhe kjo ishte ajo qĂ« i ndodhi edhe Jobit. NĂ« kapitujt 38-41, PerĂ«ndia i flet atij dhe ia zbulon veten Jobit. Lexoni fjalĂ«t e Jobit te 42:5-6: “Veshi im kishte dĂ«gjuar tĂ« flitej pĂ«r ty por tani syri im tĂ« sheh. Prandaj ndiej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin”. Lexoni gjithashtu edhe tek 42:2-3. Edhe pse ai e kishte njohur PerĂ«ndinĂ« mĂ« parĂ«, ajo dukej se nuk ishte asgjĂ« para mĂ«nyrĂ«s nĂ« tĂ« cilĂ«n ai arriti tashmĂ« ta njohĂ« PerĂ«ndinĂ«. Ai u pĂ«rul para PerĂ«ndisĂ« ndĂ«rsa PerĂ«ndia i dha njĂ« zbulesĂ« tĂ« re tĂ« vetes sĂ« Tij. Dhe sa e sa besimtarĂ« tĂ« tjerĂ« mund tĂ« thonĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« si pasojĂ« e vuajtjeve dhe pĂ«rvojave tĂ« vĂ«shtira qĂ« kanĂ« pasur, se PerĂ«ndia ishte kaq i mirĂ« gjatĂ« gjithĂ« kĂ«saj pĂ«rvoje, se u tregoi veten nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« re, se ecja e tyre me PerĂ«ndinĂ« u bĂ« kaq shumĂ« mĂ« e vyer, se ata arritĂ«n tĂ« njohin PerĂ«ndinĂ« dhe rrugĂ«t e Tij shumĂ« mĂ« thellĂ«, e kĂ«shtu me radhĂ«.

E shohim besnikërinë e Perëndisë ndaj Jobit. Jobi ishte fëmijë i Perëndisë dhe Perëndia i mbeti atij besnik si atë. Ai lejoi që Jobi të kalonte përmes një sprove shumë të vështirë, por Perëndia ishte gjithmonë pranë tij, duke mbajtur kontroll mbi gjithçka. Prova më së fundi përfundoi dhe besimi i Jobit u vërtetua. Prova ishte e gjatë dhe e vështirë, por nuk vazhdoi përgjithmonë. Retë e bllokuan diellin, por dielli ishte atje gjatë gjithë kohës dhe, më së fundi, ai doli dhe ndriçoi plot shkëlqim përsëri në jetën e Jobit.

Dhe sa e bekoi atë Perëndia më pas! Çfarë mirësie dhe dashurie të Perëndisë që mund të shohim në fund të librit! Perëndia e shëroi atë plotësisht dhe i dha përsëri begatinë atij - por kësaj here dyfishin e asaj që kishte pasur më parë; i dha atij një familje tjetër; bijat e tij ishin vajzat më të bukura në tërë vendin (42:10-17). Perëndia i dha aq sa kishte pasur para se të fillonte sprova dhe bile i dha edhe shumë më tepër! Ç’Perëndie të madh i shërbejmë!

Je besnik që kurrë nuk ndryshon,
NĂ« amshim paqja ime je,
Mbi gjithçka Zot mbështetje të kam,
Ty unë të kërkoj përherë e gjithmonë.
Je Shkëmbi im në kohë shqetësimesh.
Ti lart më ngre kur poshtë unë jam,
Dhe në stuhi strehimi im Ti je
Dhe shpresën tek Ti unë kam.