Nëna e Abijahut ishte: Mikaja apo Maaka?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA ishte emri i nënës së Abijahut, Mikaja,e bija Urielit nga Gibeahu (2 Kronikave 13:2) apo Maakah, bija e Absalomit (2 Kronikave 11:20 & 2 Samueli 14:27)?
(Kategoria: Është keqkuptuar përdorimi i hebraishtes)
Kjo mospërputhje në dukje mbështetet në kuptimin e fjalës hebraike “bat”, e cila është e përkthyer në anglisht “e bija”. Edhe pse zakonisht përdoret për të treguar pasardhësin femër të gjeneratës së parë, gjithashtu mundet t’i referohet edhe një lidhjeje familjare të largët. Një shembull i kësaj është tek 2 Samueli 1:24, që thotë: “O bija të Izraelit, vajtoni Saulin…” Pasi që kjo është 900 vjet pas kohës kur Izraeli (i quajtur gjithashtu Jakob) jetoi, është e qartë që ky varg i referohet grave izraelite, që ishin pasardhëse të largëta të tij.
Kur e shikojmë në këtë dritë, ‘mospërputhja’ zhduket. 2 Kronikave 13:12 shënon qartë që Mikaja është bija e Urielit. Ne mund të supozojmë që Urieli u martua me Tamarën, bijën e vetme dhe më të afërt të Absalomit. Së bashku ata patën Mikajën e cila më pas u martua me mbretin Rehoboam dhe u bë nëna e Abijahut. 2 Kronikave 11:20 dhe 1 Mbretërit 15:2, në njoftimin se Maakah ishte e bija e Absalomit, thjesht e lidhin atë me gjyshin e saj më të famshëm, në vend të babait më pak të njohur, për të treguar prejardhjen mbretërore. Abishalomi është një variant i Absolomit dhe Mikaja është një variant i Maaka. Kështu që pema gjenealogjike duket në këtë mënyrë:
Absolom/Abishalom
|
Tamara—–Uriel
|
Rehobami—–Maakah/Mikajah
|
Abijahu