jump to navigation

Miti i bukurisë

Postuar tek: Vrite MĂ«ndjen

Bukuria e Katerinës është nga ato lloj bukurish, që mund ta renditë atë në faqet e para të revistave më prestigjoze të modës si “Vogue” ose “Mademoiselle”. Trupi i saj elegant është tepër i përshtatshëm për një fustanin të gjatë mbrëmjeje. Bukuria dhe eleganca e saj i shkon për shtat një shtëpie të pasur, por çfarë bën ajo në një kanal?

Katerina (Linda Hamilton), e filmit me shumë seri: “E bukura dhe bisha,” frekuenton një tunel të nëndheshëm që i përket Vinsentit, njeriut bishë i portretizuar nga Ron Perlmen. Sigurisht që është një histori e vjetër me një këndvështrim të ri. Gjëja që unë dua të di është çfarë shikon ajo tek ai?

Ajo është një brune mjaft simpatike, që vjen nga kopertinat e revistave dhe bie në dashuri me një njeri me pamje prej luani, i cili jeton në një tunel të nëndheshëm. Jini më realistë, ju lutem. Sigurisht, kjo bën pjesë në mesazhin e shfaqjes. Katerina nuk bie në dashuri për shkak të bukurisë së tij. Ajo bie në dashuri me djalin me trup luani, për shkak të ndjeshmërisë së tij dhe ndoshta për shkak të zërit të tij të bukur. Pavarësisht nga bukuria e shfaqjes, kjo lloj dashurie është pak e rrallë.

Kjo ndodh sepse shumë nga ne besojnë në mitin e bukurisë. Ne faktikisht besojmë se pamja është gjithçka, se në qoftë se një vajzë nuk i ngjan Ele Mekfersonit apo në qoftë se një djalë nuk i ngjan Patrik Suezit, ata nuk janë simpatikë. Por ky është një mit. Televizioni, revistat, filmat dhe videot vazhdimisht na e ngulitin në kokë atë që është e bukur dhe atë që nuk është e bukur. Mjetet e komunikimit masiv na ngulin në kokë idenë që bukuria = lumturi.

Kjo s’do të thotë që të krishterët duhet të jenë patjetër të shëmtuar. Por ne nuk jemi të detyruar të kemi një bukuri prej fotomodeli. Ne duhet të kuptojmë që bukuria shpesh është rezultat i qëndrimit të një personi. Perëndia e zgjodhi Davidin për t’u bërë mbret jo për pamjen e tij tërheqëse apo për fizikun e tij të zhvilluar. Bibla thotë që: “Zoti nuk shikon siç shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën” (1 Samuelit 16:7).

Shpesh, në fakt, ajo që bota quan bukuri, nuk është aspak një bekim”. Mund të duket e pabesueshme, por bukuria ndonjëherë është ajo bisha që e çon një vajzë në depresion ose i rrëmben një djali vetëvlerësimin. Ka shumë njerëz të bukur, të cilët ndihen të vetmuar, të pasigurt dhe bosh.

E vërteta është se, në qoftë se po e kërkoni lumturinë në ngjyrën e flokëve tuaj apo në prerjen e rrobave tuaja, atëhere do të zhgënjeheni me siguri. Rrobat janë të rëndësishme, por mësoni të shikoni përtej reflektimit në pasqyrë. Pavarësisht nëse jeni i kënaqur me personin që shikoni atje, do t’ju duhet të punoni me atë që nuk shihet, se me atë që shihet.

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni Mitin e Bukurisë me anë të këtij ushtrimi.

Bibla na tregon shpesh se çfarë duhet të bëjmë për të gjetur lumturinë. Lexoni vargjet e mëposhtëm dhe gjeni çelësat e lumturisë që përmenden aty. Vendosini ata në listën e mëposhtme dhe shënoni me kryq ata që varen nga bukuria fizike.

Psalmi 144:15 _______________________________________
Psalmi 32:1 _________________________________________
Fjalët e urta 3:13 ____________________________________
Fjalët e urta 14:21 ___________________________________
Fjalët e urta 16:20 ___________________________________
Luka 11:28 _________________________________________
Jakobi 1:12 _________________________________________
1 Pjetrit 3:14 ________________________________________