jump to navigation

Miti i dashurisë me shikim të parë

Postuar tek: Vrite Mëndjen

Ishte dita e parë e shkollës dhe unë isha në mes të një grupi djemsh, duke folur për atë që djemtë flasin zakonisht. Papritur ajo kaloi aty. “E kuptova, që kur e pashë atë në shkollë për herë të parë, se ajo ishte vajza ideale për mua. Ajo ishte e përkryer. Flokët e saj të verdhë, që i binin mbi supe, vezullonin rreze drite në sytë e mi. Një trup i tillë mund të budallepste çdo njeri, jo vetëm mua, një djalosh 17-vjeçar.

Rashë në dashuri. Dashuri me shikim të parë apo jo? Ja që më ndodhi. Pas një kohe të gjatë ajo pranoi të shoqërohej me mua, ajo që për mua ishte fytyra e dashurisë. Dhe pas një farë kohe ne u martuam, lindëm fëmijë dhe jetuam të lumtur për-gjithmonë. Ahhh, kështu ndodh. Dashuri e vërtetë. Dashuri me shikim të parë. Ndonjëherë mjafton që të hidhni vështrimin tuaj tek një vajzë apo një djalë, për të kuptuar se keni gjetur dashurinë e vërtetë, thesarin e jetës suaj.

Ky është një mit. Kjo gjë mund të ndodhi ndonjëherë, por kjo gjë është tepër e rrallë. Gjithashtu është tepër e rrezikshme të tipizosh dashurinë me këto ngjarje. Ne kemi filluar të mendojmë që, në radhë të parë, dashuria është një ndenjë: e ngarkuar me emocione, me kokë në qiell dhe me sy të verbër.Por Bibla flet për dashurinë si një veprim, jo thjeshtë diçka që ju ndieni, por diçka që ju bëni.

Shumë njerëz e mendojnë dashurinë si Kolombi e mendonte Amerikën — ju nuk po e kërkoni atë, por papritur ju del përpara! Dashuria! Përkundrazi, dashuria është si një lule e mbjellë në kopsht— ju mbillni një farë, e ujisni, e plehëroni dhe i hiqni barërat e këqia dhe e ujisni përsëri çdo ditë, javë dhe muaj dhe më vonë ajo lulëzon. Ajo vazhdon të lulëzojë dhe të rritet deri sa ju ta ujisni dhe ta plehëroni atë.

Kjo është dhe arsyeja pse shumë marrëdhënie dështojnë: sepse askush nuk është gati të punojë për dashurinë. Askush nuk mendon se fara që ka mbjellur ka nevojë për t’u ujitur. Askush nuk është i përgatitur për të përballuar stuhitë, që rrezikojnë t’ia nxjerrin rrënjët jashtë. Askush nuk është i gatshëm që t’i prashisë tokën. Dhe si rezultat, askush nuk e ka shijuar deri në fund bukurinë e lules së dashurisë.

Pali e theksoi natyrën aktive të dashurisë kur ai shkroi: “Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën…” Si e ka dashur Krishti kishën e tij? “(Ai) e ka dhënë veten e vet për të… Kështu burrat duhet t’i duan gratë e veta porsi trupat e tyre: kush do gruan e vet do vetveten. Sepse askush nuk urren trupin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën” (Efesianëve 5:25-–26, 28-–29).

Ju përsëri mund të ndieni emocion kur bjondja e bukur ju kalon përpara ose kur kapiteni i skuadrës së futbollit ju shikon me vëmendje. Por kjo nuk është dashuri. Është emocionuese, por nuk është njëlloj si ta duash një njeri me veprime dhe ta shikosh këtë dashuri që rritet dhe lulëzon si një lule erëmirë.

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni mitin e dashurisë me shikim të parë me anë të këtij ushtrimi. Lexoni 1 Korintasve 13, kapitulli i famshëm i Palit mbi dashurinë. Plotësoni më poshtë karakteristikat e dashurisë sipas Apostullit Pal.

Dashuri është _____________________________________ ,
Dashuria është ____________________________ (vargu 4).
Dashuri gjithmonë _________________________________ ,
gjithmonë _________________________________ ,
gjithmonë _________________________________ ,
gjithmonë _________________________ (vargu 7).
Dashuria nuk______________________________________ ,
nuk ______________________________________ ,
nuk është _________________________ (vargu 4),
nuk është _________________________________ ,
nuk është _________________________________ ,