jump to navigation

Miti egoist

Postuar tek: Vrite MĂ«ndjen

Ti je shumë e ngathët. Mua as më intereson fare sesi do t’ia bësh, por unë i dua ato shkresa dhe shifra TANI! Lindita përplasi telefonin dhe shqiptoi me inat emrin e sekretares së saj. Mobiljet e zyrës të mbuluara me kadife dhe muret e veshura me dru të gdhendur, tregojnë qartë për pozitën e saj, ndërsa libri:

“Duke kërkuar vetveten,”që ndodhej në qoshen e tavolinës, reflekton qëndrimin e saj. Lindita ishte ngritur me shpejtësi në përgjegjësi dhe kishte vënë interesat e saj mbi interesat e çdo njeriu tjetër. Atë nuk e shqetësonte fakti që kishte “shkelur” mbi të tjerët, për të arritur në pozitën që kishte tashmë. Ajo nuk kishte aspak modesti, përkundrazi ishte tepër krenare. Sapo sekretarja e saj hyri në zyrë, ajo e bombardoi me një breshëri urdhrash.

Më thirr atë Orges idiotin këtu. Pastaj thuaji Teutës të lërë gjithçka që po bën dhe të fillojë me dosjet e mia!” Ajo pushoi për një çast. Pamja e sekretares së saj e bëri atë të heshtë. “Vajza juaj,” tha ajo. “Dadoja mori në telefon dhe tha që Daniela është zhdukur nga oborri i pasëm i shtëpisë.” Lindita rrëmbeu telefonin e saj. Pyetjet e saj shpërthyen si një automatik. Më në fund ajo e mbylli telefonin dhe iu kthye sekretares duke bërtitur: “Merr në telefon ish-burrin tim dhe i thuaj që të niset për në shtëpinë e dados TANI.”

Lindita u fut me nxitim në BMV-në e saj dhe doli në rrugë me shpejtësi. Ajo u drejtua drejt shtëpisë së dados duke turfulluar, duke sharë, dhe duke thënë me veten e saj: “Në qoftë se asaj i ndodh diçka, unë do të vras veten.” Ajo kaloi semaforin edhe kur drita e kuqe ishte ende e ndezur. “Çfarë do të ndodhë sikur të mos e gjej? Unë kam nevojë për ndihmë.” Makina hyri në një kthesë të rrumbullakët. “Kush mund të më ndihmojë mua?” Ky mendim e terrorizoi atë. “Kush mund të më ndihmojë mua?”

Lindita e kuptoi qĂ«, pĂ«r shkak se gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s sĂ« saj vetvetja kishte qenĂ« qendra e gjithĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ«, ajo nuk kishte asnjĂ« njeri qĂ« ta ndihmonte, nuk mund tÂ’i drejtohej askujt pĂ«r ndihmĂ«. “UnĂ« mendoja se nuk do tĂ« kisha asnjĂ«herĂ« nevojĂ« pĂ«r njeri. UnĂ« gjithmonĂ« kam vepruar sikur tĂ« mos ekzistonte asnjĂ« tjetĂ«r nĂ« kĂ«tĂ« botĂ«… vetĂ«m unĂ«.”

Lindita pothuajse se kishte mbërritur. Ajo e ngadalësoi pak shpejtësinë ndërsa po i afrohej hyrjes dhe vuri re policin e trafikut tamam në kohën kur po frenonte. Ajo vuri re që ai po ia bënte me shenjë që të ndalonte. Polici kishte qenë aty për vite me radhë, duke i ndaluar makinat, për të lejuar fëmijët e shkollës që të kalonin rrugën. Ai gjithmonë i ishte dukur Linditës si një plakush pa vlerë dhe pa pikë rëndësie. Dhe tani ai e kishte detyruar që të mbante frenat me rrëmbim dhe të humbte gjithë atë kohë të shtrenjtë. Ajo hapi gojën e saj për ta mallkuar atë, por fjalët i mbetën në grykë kur vuri re se ai mbante në krahë një fëmijë, vajzën e saj Danielën. Lindita gati sa nuk e shpërtheu derën e makinës së saj dhe vrapoi me shpejtësi drejt tyre. Ajo e rrëmbeu vajzën e vogël tre vjeçare në krahët e saj dhe e përqafoi me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Lindita, drejtoresha ekzekutive u ndie shumë e vogël dhe e pafuqishme. Papritur ky plak i parëndësishëm kishte marrë një rëndësi të madhe.

Lindita personifikon egoistin, personin që mendon se ai është në qendër të gjithësisë. Një egoist e vendos veten e tij përpara të tjerëve. Një egoist thotë: “Harroji të tjerët. Përderisa unë gjej atë që
unë dua në jetë, unë do të jem i lumtur.” Por ky është një mit.

Njerëzit që marrin këtë drejtim disa herë mund të bëhen të pasur dhe të fuqishëm, por ata, gjithashtu, korrin vetmi dhe hidhërim. Jezusi na mëson që secili nga ne, madje dhe një fëmijë i vogël, është tepër i rëndësishëm në sytë e Perëndisë. Duke njohur rënd ësinë e atyre që ju rrethojnë, nuk do të jeni më pak të lumtur; përkundrazi Jezusi dha urdhrin: “Duaje të afërmin tënd si vetveten.” Jo më pak se veten. Jo më tepër se vetveten. “Duaje të afërmin tënd si vetveten.” Poeti Xhon Dun tha, gjithashtu, një gjë të ngjashme kur shkroi:

Asnjë njeri nuk është një ishull vetëm për veten e vet; Çdo njeri është një pjesë kontinenti. Vdekja e çdo njeriu më zvogëlon, sepse unë jam i përfshirë në njerëzim; atëherë kurrë mos dërgo të pyesin për kë bien këmbanat, sepse ato bien për ty.

Perëndia nuk të bëri ty qendër të gjithësisë, por Ai dëshiron të jetë qëndra e jetës suaj.

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni Mitin e Egoistit me anë të këtij ushtrimi. Secili nga vargjet e mëposhtëm identifikojnë një egoist. Përgjigjuni këtyre dy pyejteve që kanë të bëjnë me secilin: Kush është (janë) egoist(ë)? Çfarë ndodh me atë?