jump to navigation

Miti i forcës misterioze

Postuar tek: Vrite MĂ«ndjen

Çfarë është forca? Forca është ajo që na jep pushtet. Është një fushë energjie e krijuar nga të gjitha gjallesat. Ajo jo vetëm që na rrethon, por dhe hyn brenda nesh. Ajo mban të lidhura galaktikat.

Shumë njerëz e imagjinojnë Perëndinë si një Forcë Ata e përfytyrojnë Perëndinë si një energjipa formë dhe pa pamje, si një forcë pavetore (që nuk i përket askujt) dhe që në mënyrë misterioze rrethon gjithësinë dhe e drejton atë. Por në të vërtetë ky është një mit.

Po, është e vërtetë që Perëndia e drejton dhe rrethon gjithësinë. Ai është kudo. Ai është Shpirt, por Ai nuk është një forcë misterioze, një energji e pakapshme që ndodhet diku atje. Ai nuk është njësend. Gjëja më e mrekullueshme është se Perëndia është Perëndia personal.

UnĂ« i dua ata qĂ« mĂ« duan, thotĂ« Ai, dhe ata qĂ« mĂ« kĂ«rkojnĂ« me kujdes mĂ« gjejnĂ« (FjalĂ«t e urta 8:17). Vini re pĂ«remrat vetor qĂ« PerĂ«ndia pĂ«rdor kur i referohet Vetvetes. UnĂ«…Mua…Mua… A Ă«shtĂ« kjo gjĂ« e ngjashme me njĂ« energji kozmike?

Ndryshe nga një forcë misterioze, Perëndia në Bibël njihet si Perëndia i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit Ai i tregoi emrin e Tij Moisiut. Ai ia shfaqi veten e Tij Samuelit kur ai ishte ende i ri. Ai i foli Isaias në tempull. Ai i tha Jeremias: Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur (Jeremia 1:5). Apostulli Pal e quajti atë Perëndia im. Mbreti David e quajti Ati i jetimëve, mbrojtës i vejushave. Dhe të gjithë të krishterët kanë marrë Frymën e birësisë dhe kështu mund ta thërrasim Atë Aba, o Atë (Romakët 8:15).

Perëndia, Perëndia i vërtetë është personalisht i interesuar për ju. Ai e di emrin tuaj. Ai i thotë popullit të tij: Ja, unë te kam gdhendur mbi pëllumbët e duarve të mia (Isaia 49:16). Ai kujdeset për ju, thotë Apostulli Pjetër tek (1 Pjetri 5:7). Jezusi tha madje dhe të gjitha fijet e flokëve tuaj janë të njohura (Mateu 10:30). Perëndia premton Do të më kërkoni dhe do të vini të më luteni, dhe unë do tju kënaq. Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj (Jeremia 29:12-13). Ky është një premtim personal që na është bërë neve personalisht.

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni mitin e Forcës Misterioze me anë të këtij ushtrimi:

Lexoni Jeremia 29:12-13 në paragrafin e fundit të këtij kapitulli. Shënoni me një varg përemrat vetor (unë,mua,ju, etj.) në këta vargje.

Përcaktoni se në cilën pjesë të këtij kapitulli citohet Jeremia 1:5. Shënoni me një varg përemrat vetor që përdoren në këtë pasazh të shkurtër.

Lexoni tek Eksodi 3:1-15 rreth takimit të Moisiut me Perëndinë. Si e bën të njohur veten e tij Perëndia tek Moisiu në vargun 6? Me çfarë emri e quan veten e tij Perëndia në vargun 14? Sa herë e përdor Perëndia përemrin vetor Unë në këtë varg (numëroni dhe shënoni numrin këtu; _____ ).