jump to navigation

Miti i “varrit të gabuar”

Postuar tek: Vrite Mëndjen

Nuk ka problem, Liza, ty po ta tregoj, ishte diçka shumë e çuditshme! Isha unë dhe Maria tjetër dhe më duket se edhe Salome dhe,… prit të kujtohem pak.” Do vazhdosh apo jo?” e nxiti Elisabeta. “Kush po flet atje? Prit, pra, të mendohem pak, mirë se po vazhdoj tani. Pra, ne shkuam tek varri, menjëherë pas lindjes së diellit, nuk kishte shumë dritë jashtë, ti e di si është.” Elisabeta mbylli sytë me bezdi.

Mirë, mirë, po vazhdoj,” tha Maria. “Siç po thoja, ne shkuam dhe e gjetëm bosh varrin ku një natë më parë ishte vendosur Jezusi. A e dëgjove ç’të thashë, Liza? Ishte bosh. Nuk kishte asgjë. ASGJË!” Elisabeta e shikoi me habi shoqen e saj dhe e pyeti. “Je e sigurt që ishte varri i duhur?” A jam e sigurt – të lutem Liza, çfarë po thua? Çfarë lloj pyetjeje është kjo? A jam e sigurt në ishte varri i duhur? Më beso pak, të lutem. Unë nuk isha atje vetëm. Ne shkuam atje bashkë me Marinë dhe unë isha atje një natë më parë. Në qoftë se ne do të kishim gabuar varr a nuk mendon se ndonjëra nga ne do ta kishte vënë re? Kaq budallaqe mendon se jemi?”

Mirë ne se mund të jemi gabuar, po engjëjt? Unë nuk të tregova për engjëjt apo jo? Edhe ata ndodheshin në varrin bosh dhe shkëlqimi i tyre, na i verboi sytë për një çast! Ata na thanë të mos frikësoheshim, Jezusi ishte ringjallur ashtu siç kishte thënë. Mos do të thuash se edhe engjëjt u shfaqën në vendin e gabuar, ë?” “Nuk doja të thosha këtë gjë, por …” “Dhe në qoftë se ti më quan mua budallaqe, ti duhet të quash budallë dhe të marrë Pjetrin dhe Gjonin. Mbi të gjitha isha unë që vrapova dhe ua thashë atyre dhe ata shkuan drejt e tek varri bosh.” “Dhe për më tepër, “Zonjushë a je e sigurt që ishte varri i duhur,” sa varre në Jeruzalem mendon ti se kanë mbetjet e një vule romake të thyer?” “Po unë …”

Po rojet dhe kryepriftërinjtë? Ti mendon se edhe ata nuk e dinin se cili ishte varri i duhur? Në qoftë se ne gabuam varr, a nuk mundeshin ata të shkonin tek varri i saktë dhe të thonin, “Ju keni gabuar varr! Ja ku është trupi! Ha ha!” Elisabeta ngriti duart dhe tha. “Më vjen keq, dakord? Nuk më vajti mendja se po sugjeroja një mendim kaq të marrë.” Fatkeqësisht Elisabeta nuk është e vetmja që bën sugjerime të tilla. Kirsop Leik ishte i bindur se gratë të cilat raportuan mungesën e trupit të Jezusit, në fakt shkuan në një varr tjetër. Por, ashtu si Maria i sugjeroi me të drejtë Elisabetës, një ecje e shpejtë për 15 minuta nga pallati i kryepriftit ose fortesa romake në Jeruzalem për të identifikuar varrin e saktë, do t’i kishte dhënë fund dhe bile shumë efektivisht çdo lloj thashethemi mbi ringjalljen. Por kjo gjë nuk ndodhi, sigurisht, sepse varri që gratë gjetën bosh ishte vërtetë varri i Jezusit. Dhe ato me të vërtetë e gjetën atë bosh.

Ushtrim

Prakikohuni si ta përballoni mitin e ”varrit të gabuar” me anë të këtij ushtrimi:

Lexoni Mateun 27:57–28:15. Bëni një listë personash të veçantë ose grupeve personash që mund ta dinin vendndodhjen e saktë të varrit:

Mateu 27:59–60 _____________________________________
Mateu 27:61 ________________________________________
Mateu 27:62–66 _____________________________________
Mateu 28:2–4,11 ____________________________________

Gjoni përmend dikë tjetër që dinte vendndodhjen e varrit të Jezusit (Gjoni 19:38-41). Cili? Vini re se që të tre, Mateu, Marku dhe Luka, shkruajnë që gratë e panë se ku e varrosën Jezusin (Mateu 27:61, Marku 15:47, Luka 23:55). Pse e kanë shkruar që të tre këtë fakt?