jump to navigation

Miti i ideologjisë

Postuar tek: Vrite MĂ«ndjen

Artani dhe Iliri po diskutonin për mësuesit e tyre, ndërsa po prisnin në radhë për t’u regjistruar në universitet. “Të besohet që mua do të më japë mësim Panariti në historinë botërore”, u ankua Artani. “Ai është nazist! Të paktën gjuhën anglishte do të ma japë Maksi.”

“Uau… UnĂ« kam pĂ«rsĂ«ri Kriston”, tha Iliri. VĂ«rtet? Po nĂ« cilĂ«n lĂ«ndĂ«?” “NĂ« tĂ« gjitha.” NĂ« tĂ« gjitha?” “Po.” “A tĂ« bĂ«n shumĂ« provime ai?” Jo.” A duhet tĂ« mbani mend mĂ«simet e tij?” pyeti Artani. Jo,” u pĂ«rgjigj Iliri.

Po mirë, pra, çfarë duhet të bëni për të?” Thjesht duhet ta njohim atë. Kjo është ajo që Ai dëshiron, që ta njohim atë, ta njohim se cili është dhe të kemi marrëdhënie me të.” Vështirë të takosh një mësues të tillë, por në të vërtetë ekziston një mësues i tillë.

Shumë njerëz mendojnë se krishterimi, ashtu si pothuajse gjithë fetë e tjera të botës, është kryesisht një sistem besimesh, pra një grup doktrinash ose një kod sjelljesh, një filozofi, ose një ideologji. Por ky është një mit.

Krishterimi nuk është si budizmi ose islamizmi. Formuesit e këtyre besimeve thonë (në fakt), “Kjo është çfarë unë besoj. Besoni mësimet e mia. Ndiqni filozofinë time“. Jezusi tha: “Ndiqmëni mua” (Mateu 9:9). Drejtuesit e feve të ndryshme në botë kanë thënë: “Çfarë mendoni për atë që unë mësoj?” Jezusi tha: “Po ju kush thoni se jam unë?” (Luka 9:20).

Pyetja që shumë fetarë të devotshëm duhet të bëjnë është “Cila është ideologjia që unë përkrah?” Pyetja që duhet të bëjë një i krishterë i vërtetë është “Ç’të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Mesia?” (Mateu 27:22). Krishterimi nuk është një fe, por është një marrëdhënie. Krishterimi nuk është sistem besimesh dhe doktrinash. Krishterimi është një Person.

Kjo është arsyeja e saktë pse gjyqi i Jezusit është unik. Në shumicën e gjyqeve, i akuzuari gjykohet për diçka që ai ose ajo ka bërë. Jezusi, në fakt, u gjykua për atë që ai ishte. Në shënimet e Markut për gjyqin e Jezusit para Këshillit të Lartë, ai përmend se u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë, por dëshmitë e tyre nuk përputheshin dhe kështu ishin të pavlefshme. Pastaj Marku raporton: “Kryeprifti u ngrit në mes të gjyqit dhe e pyeti Jezusin: “A je ti Mesia, Biri i Perëndisë?”

Pastaj Jezusi duke iu përgjigjur frazës “Biri i Perëndisë”që i referohet drejtpërdrejt Hyjnisë, tha: “Unë jam.” Në këtë moment, kryeprifti, pa pritur vendimin e Këshillit të Lartë, grisi rrobën e tij, duke lënë të kuptojë që Jezusi kishte blasfemuar dhe kishte shpallur që ishte Perëndi. Çështja kryesore në gjyqin e Jezusit ishte identiteti i tij – kush Ai ishte. Ky është dhe ndryshimi kryesor i krishterimit. Nuk është një ideologji, por ai bazohet në identitetin e Krishtit dhe kërkon një marrëdhënie me Të.

Ajo që i jep kredibilitet besimit të krishterë është fakti që Jezusi është Mesia, Biri i Perëndisë. Ishte kjo gjë ajo që shkaktoi aq shumë konflikt midis Jezusit dhe farisenjve. Farisenjtë mendonin se zbatimi i rreptë i ligjeve dhe i parimeve të Biblës ishin më të rëndësishme. Jezusi tha në fakt: “Jo! Kjo gjë nuk vlen. Bindja ndaj Ligjit duhet të shprehet në marrëdhënie personale me Mua. Bindja ndaj mësimeve të mia nuk do t’ju bëjë të krishterë. Vetëm një marrëdhënie personale besnikerie me mua do të mund ta bëjë këtë.”

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni Mitin e Ideologjisë me anë të këtij ushtrimi.

Lexoni Mateun 26:63-–65. Për çfarë e pyeti kryeprifti Jezusin, për atë që ai kishte bërë apo për atë që Ai ishte? Cila është përgjigjja e Jezusit? Si reagon kryeprifti?

Lexoni Markun 15:37-–39. Çfarë thotë centurioni pasi ka qenë dëshmitar i vdekjes së Jezusit në kryq? Ai u referohet mësimeve të Jezusit apo identitetit të tij?

Lexoni Mateun 27:41–-43. Çfarë tha Jezusi për veten e Tij, sipas atyre që u tallën me të në këta vargje?