jump to navigation

Miti, Jezusi “tepër i butë dhe i sjellshëm”

Postuar tek: Vrite Mëndjen

Ju gaboheni rëndë në qoftë se mendoni se Jezu Krishti ishte idobët, me një zë të ëmbël dhe me dorë të butë, siç janë përpjekurta paraqesin disa piktorë. Është e vërtetë që Ai ishte poet, që fliste bukur për zogjtë e qiellitdhe për zambakët e tokës.

Vërtet Ai ishte tregimtar i historive tëthjeshta dhe të bukura me gra që pjekin bukë apo me peshkatarëqë përpiqen me të gjitha forcat që të zënë dicka. Vërtetë, Ai ishtenjë nazareas i mirë, i cili i merrte fëmijët në prehër dhe i bënte atatë qeshnin. Vërtet, Ai ishte një i burgosur i heshtur që nuk foli asnjëfjalë para mbretërve dhe nuk u dha asnjë përgjigje fyerjeve të tyretë hidhura. Megjithatë Jezusi ishte njeri. Një marangoz me duar me kallo. Një person që kishte kaluar një kohë të gjatë në shkretëtirë.

Një njeri që me shumë kurajo foli kundër autoriteteve tëkorruptuara të epokës, duke i quajtur ata varre të lyera me gëlqere,por që brenda fshehin vetëm kalbësira, drejtues të verbër dhe gjarpërinj . Një përkthyes i Biblës i quajtur J.B.Filips ka shkruar:

Kjo fjalë i butë duket qartë që është përdorur me qëllim përtë përshkruar një njeri i cili nuk nguroi që të guxonte dhe të nxirrtenë pah hipokrizinë e drejtuesve fetarë të ditëve të tij; një njeri qëpati kurajo të ecte i paprekur përmes një turme që donte ta vriste; një njeri që konsiderohej nga autoritetet si një rrezik publik…; njënjeri me një kurajo të tillë që guximshëm eci drejt asaj që Ai e dintemirë që do të thoshte vdekje, pavarësisht nga lutjet e shokëve të tijtë cilët e donin shumë.

Ta imagjinosh Jezusin si njeri të butë, sentimental dhe të brishtëështë një mit. Ai ishte i sjellshëm. Ai ishte i butë, por mirësjelljadhe butësia e tij nuk vinin si pasojë e mungesës së forcës. Sipas Ungjillit, Jezusi shkaktoi bujë në Tempullin e Jeruzalemit (ndoshta më tepër se një herë), kur i vetëm nxori jashtë një grup tëmadh tregëtarësh dhe këmbyesish monedhash.

Askush nuk guxoitë kundërshtonte ose të luftonte kundër zemërimit të tij të zjarrtë,por të drejtë. Edhe pse Jezusi bëri diçka që po ta bënte një tjetër dotë ishte ndëshkuar rëndë, ai nuk vrapoi të ikte.

Siç e tregon Marku,Ai qëndroi po atje dhe jo vetëm për të dhënë mësim në shkallët eTempullit, por edhe që të mos i lejonte këmbyesit e monedhave tëktheheshin përsëri. Jezusi nuk e trajtoi me butësi të keqen. Ai nuk reagoi me mirësjellje ndaj hipokrizisë. Ai nuk i buzëqeshi me qetësidjallëzisë.Sigurisht që Jezusi ishte një njeri që i mori fëmijët në prehër, porishte po Ai njeri që qëndroi i patundur përpara armiqve të tij.

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni mitin që e trajton Jezusin si njënjeri tepër të butë dhe të sjellshëm, me anë të këtij ushtrimi: Lexoni Luka 13:31-33. Si reagon Jezusi ndaj rrezikut që i kanosetjetës së tij? Çfarë fjalësh përdor Ai kur i drejtohet Herodit? A shfaqndonjë anë të karakterit të Jezusit kjo ngjarje? Lexoni Mateun 23:1-39. Vini re forcën dhe ashpërsinë e fjalëvetë Jezusit për farisenjtë dhe mësuesit e Ligjit. Shkruani epitetet metë cilët Ai i karakterizon ata:

vargu 13 ___________________________________________

vargu 16 ___________________________________________

vargu 17 ___________________________________________

vargu 19 ___________________________________________

vargu 33 ___________________________________________