jump to navigation

Miti i konformistit

Postuar tek: Vrite MĂ«ndjen

O mami, të lutem, bëhu pak e arsyeshme,” iu lut Olta së ëmës. “Atje nuk do të ketë as drogë ose ndonjë gjë tjetër. Do të jetë thjesht një festë.”

“Ti nuk do të shkosh në asnjë mbrëmje në qoftë se atje nuk do të ketë të rritur që t’ju mbikëqyrin, qoftë në shtëpinë e Mondit qoftë në shtëpinë e ndonjë tjetri.” “Nuk mund ta besoj që e ke seriozisht,” tha Olta e zemëruar. “Të gjithë do të shkojnë. Unë do të jem e vetmja që nuk do të shkoj, sepse nuk do të më lejojë mami.”

Olta nuk i foli së ëmës për gjithë fundjavën. “Të gjithë shkojnë në mbrëmje të tilla,” llogjikonte ajo. “Nuk është më si në kohën kur ti dhe babi ishit të rinj.” Olta u habit kur mori vesh të hënën se as Teuta nuk kishte shkuar në festën e Mondit. “Prindërit e mi nuk më lanë,” shpjegoi Teuta. “As Sindi nuk kishte shkuar.”

Olta kishte menduar se të gjithë do të shkonin në festën e Mondit. Ajo përsëri nuk ishte e kënaqur nga nëna e saj, por ajo të paktën nuk ndihej më aq keq, meqë s’ishte e vetmja që s’e kishin lënë prindërit. Olta pranonte idenë e zakonshme: “të gjithë bëjnë kështu.” Por ky është një mit.

Jo të gjithë janë “duke bërë kështu”. Nganjëherë duket kështu, por një i ri këmbëngulës do të zbulojë më vonë se gjithmonë e më pak njerëz e “bëjnë atë” në të vërtetë. Jo të gjithë pinë duhan. Disa anketime tregojnë se 80% e të rinjve nuk pinë duhan sot. Jo të gjithë pijnë alkool sot. Vëzhgime të ndryshme tregojnë se rreth 30% e nxënësve të shkollës së mesme nuk përdorin alkool, nga ku 10% e tyre nuk e kanë provuar asnjë herë.

Jo të gjithë përdorin drogë. Instituti i kërkimeve shoqërore në universitetin e Miçiganit raporton një ulje të shpejtë të përdorimit të kokainës dhe të drogave të tjera nga adoleshentët. Mbi 40% e të gjithë të rinjve të shkollave të mesme kanë refuzuar të injektojnë drogë gjatë shkollës.

Jo të gjithë e kanë humbur besimin e tyre. Një sondazh i kryer në mbi 2000 të rinj tregon se për 61% e tyre e vlerësojnë besimin si një pjesë tepër të rëndësishme të jetës së tyre.

Gënjeshtra se të gjithë po “bëjnë kështu” përdoret shpesh nga adoleshentët për të mashtruar shokët dhe miqtë e tyre në konfrontim me pjesën tjetër. Mos i besoni mitit të konformistit. “Të gjithë bëjnë kështu”. Një përqindje e madhe e adoleshentëve dinë të thonë jo. Dhe këtë gjë po e bëjnë gjithnjë e më tepër.

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni Mitin e Konformistit me anë të këtij ushtrimi.

Në vendet e mëposhtme vendosni emrat e personave që ju e dini që nuk janë duke “bërë kështu” (përfshini lirisht dhe emrin më të rëndësishëm aty — tuajin!).
___________________________________________________
Një nga 80% e atyre që nuk pinë duhan:
___________________________________________________
Një nga 30% e atyre që nuk përdorin alkool:
___________________________________________________
Një nga 40% e atyre që nuk injektojnë drogë:
___________________________________________________
Një nga 61% e atyre që e konsiderojnë besimin një pjesë të
rëndësishme të jetës së tyre:
___________________________________________________