jump to navigation

Miti universialist

Postuar tek: Vrite MĂ«ndjen

E gjithë klasa e Besës 16 vjeçare në shkollën e së dielës u habit nga thënia e saj për mua, nuk ka shumë rëndësi nëse je i krishterë, budist ose mysliman. Të gjithë duan të shkojnë në Qiell, por vetëm se ndjekin rrugë të ndryshme për të shkuar në të njëjtin vend.

Besa ndoshta nuk e di, por shumë njerëz janë dakord me të. Disa ndoshta nuk e shprehin, por ata i drejtohen universalizmit, idesë se çdo person i përkushtuar me ndërgjegje i çfarëdo feje qoftë do të shkojë në njëfarë mënyre në Qiell. Në botë ka dhe Kisha Universaliste që ua mësojnë këtë teori anëtarëve të tyre. Shumë njerëz (si Besa), të cilët janë rritur në kishë e mbajnë këtë mendim thellë në mendjen e tyre.

Por ky ështe një mit. Ky mendim nuk përputhet me atë që na mëson Bibla. Jezusi tha: Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë (Mateu 7:13-14).

Kujtoni Perëndinë, që u bë njeri për të vuajtur dhe vdekur në agoni, në kryq, në mënyrë që njerëzit të gjejnë falje dhe të gëzojnë përjetësinë në Qiell; kujtoni, gjithashtu, njerëzit, që nëpër harkun kohor të shekujve e kanë refuzuar ose pranuar dashurinë e tij; kujtoni mirë ata mijëra persona që, besimi tek Jezusi u ka shkaktuar burgim, tortura dhe martirizim. Imagjinoni fundin, kur të gjithë njerëzit do të qëndrojnë para Perëndisë. Imagjinoni Perëndinë duke vëzhguar turmën e atyre që e kanë pranuar dashurinë e Jezusit në njërën anë dhe në anën tjetër ata që e refuzuan atë. Imagjinoni Perëndinë duke thënë, me supe të ngritura, Epo, mirë. Nuk ka problem. Hyni të gjithë. Kjo gjë nuk do të ndodhë. Por, jo sepse Perëndia dëshiron që të gjithë të kalojnë përjetësinë në ferr. Bibla thotë që Perëndia nuk dëshiron që: ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim (2 Pjet 3:9).

Një universialist llogjikon, Unë nuk mund të kuptoj sesi një Perëndi i dashur mund të dërgojë dikë në ferr. Por nuk është Perëndia që i dërgon njerëzit në ferr; Ai vetë kaloi dhimbje të tmerrshme për tu dhënë jetën e përjetshme cilitdo që beson në të. Nga ana tjetër, njerëzit mund ta kalojnë përjetësinë në vendin që ata zgjedhin. Bibla e bën të qartë që të gjithë ata që e refuzojnë me këmbëngulje dashurinë e Perëndisë, vendosin ta kalojnë përjetësinë në ferr.

Kjo është arsyeja pse të krishterët duhet të zbatojnë urdhrin e Krishtit, shkoni dhe bëni dishepuj (Mateu 28:19), sepse një ditë, sipas Biblës, mundësia për tu penduar do të ketë kaluar.

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni mitin e universalizmit me anë të këtij ushtrimi. Lexoni Gjonin 6:68. Kur shumë ndjekës po e braktisnin Jezusin, Ai i tha Simon Pjetrit, A doni edhe ju të largoheni? Cila ishte përgjigjja e Pjetrit? Cili është nënkuptimi i kësaj pyetjeje, Te kush të shkojmë? Sa rrugë për në jetën e përjetshme përmend Pjetri në këtë varg?

Lexoni Gjonin 14:6. Vetë Jezusi flet këtu për rrugën për në qiell. Sa rrugë për tek Perëndia përmend Jezusi në këtë varg? Pse fjala rrugë është në trajtën e shquar? Lexoni Zbulesa 20:12-15. Bibla thjesht profetizon për atë që do të ndodhë në gjyqin e fundit. A do të shkojnë të gjithë në qiell, sipas këtij vargu? Çfarë do të ndodhë me ata që nuk e kanë emrin në Librin e Jetës (me anë të zgjedhjes së tyre kur ishin gjallë)? Për disa minuta lutjeje dhe përsiatjeje ndiqni udhëzimet e dhëna tek 2 Korintasve 13:5.