jump to navigation

Miti i zbulimeve arkeologjike të pafavorshme

Postuar tek: Vrite MĂ«ndjen

Një burrë i shkurtër, por i bëshëm zbriti shkallët e apartamentit 221B në Bejker Strit dhe u takua me një detektiv. “Mirëmëngjes, doktor,” tha një burrë që ndodhej i ulur në kolltuk. “E shikoj që paskeni kaluar disa netë pa gjumë kohët e fundit.” “Po është e vërtetë. Po ti nga e di këtë gjë? Nga e di që unë jam mjek?!”

“Oh, po kjo është fare e thjeshtë. Ju jeni shkrimtar, gjithashtu, dhe këtë gjë unë mund ta kuptoj që larg, por megjithatë kjo s’ka shumë rëndësi. Më trego pak për shqetësimin tuaj të fundit.” Vizitori u përpoq shumë për të kapërcyer konfuzionin e tij dhe më në fund ia arriti qëllimit dhe filloi të japë shpjegimin e tij. Unë jam Doktor Luka,” u shpjegua ai, “autori i dy librave më të shitur që bëjnë fjalë për ngjarje që kanë ndodhur në kohën time, në shekullin e parë pas Krishtit.”

Detektivi Sherlok Holms kryqëzoi duart përpara fytyrës së tij dhe filloi të dëgjonte. “Kohët e fundit reputacioni im është lëkundur,” vazhdoi Dr. Luka. “Inteligjencës dhe karakterit tim i është vënë një pikëpyetje e madhe.”

“Në librin tim Veprat e Apostujve, unë i referohem qytetit Ikon si një qytet jashtë zonës së quajtur Likaonia. Disa arkeologë, të bazuar në disa shkrime të tjera, nxorën konkluzionin se Ikoni ishte një qytet likaonas dhe e shpallën librin tim jo të besueshëm.” “Jo vetëm kaq,” vazhdoi Luka i frikësuar se Holmsi do të mendonte për të se ai po sillej si burrë i dobët, “por në shënimet e mia, në Ungjill, unë tregoj për një burrë të quajtur Lizinia, një tetrarku nga Abilena, në fillimin e shërbesës së Gjon Pagëzorit në vitin 27 pas lindjes së Krishtit. Përsëri më akuzuan për një punë të cektë sepse arkeologët njihnin vetëm një Lizinia dhe ky ishte vrarë në vitin 36 para Krishtit. “Unë kam përdorur fjalën prokonsull kur i referohesha Gallionit në shënimet e mia mbi shërbesën e Palit në Korint — studiuesit u shprehën se unë nuk dija se çfarë flisja — sepse fjala prokonsull nuk kishte qenë përdorur kurrë më parë për t’iu drejtuar një njeriu në pozitën e Gallionit.

“Sipas disa studiuesve, budallëku im më i madh është se kam abuzuar me përdorimin e fjalës greke “politark” për t’iu referuar nëpunësve të Selanikut. Meqënëse kjo fjalë nuk gjendet asgjëkundi në letërsinë klasike, arkeologët dhe kritikët thonë “Luka e ka gabim, ju nuk mund të besoni çfarë ai shkruan etj. etj.” Ka dhe disa pika të tjera ku janë përpjekur të më diskreditojnë.” Holmsi kishte mbyllur sytë dhe po merrte frymë me ngadalë kur Luka mbaroi së rrëfyeri tregimin e tij. Më në fund hapi sytë dhe u çua në këmbë. Në fytyrë kishte një pamje që tregonte se kishte marrë një vendim përfundimtar.

“Më vjen keq, doktor,” tha ai, “por unë nuk mund të bëj asgjë për ju.” Mjeku e vështroi me habi dhe pa folur detektivin e famshëm. “A kam të drejtë unë, doktor,” pyeti Holmsi, “të mendoj se ju jeni i sigurt për saktësinë e historisë që tregoni?” “Pa diskutim,” tha doktor Luka, duke u ngritur në këmbë. “Unë jam historian, zotëri” “Atëherë ju duhet të prisni,” shtoi ai duke e drejtuar historianin e madh për te dera. “Do të vijë dita kur të gjitha shënimet tuaja të kujdesshme do të vërtetohen në çdo pikë,” tha ai para se t’i mbyllte derën doktorit të pashpresë. “Deri atëherë, i dashur doktor, ju duhet të prisni, i sigurtë në atë që se e vërteta të zbulohet, do t’ju jepet të drejtë.”

Ky takim midis historianit të shekullit të parë dhe detektivit të njohur, sigurisht që nuk ka ndodhur kurrë. Por gjithçka që Luka tregon më sipër është e vërtetë. Ai është sulmuar shumë në vitet e kaluara. Por në qoftë se Holmsi do t’i kishte ofruar një këshillë të tillë do të kishte qënë 100% e drejtë. Megjithëse studiuesit e kanë sulmuar Lukën herë pas here për pasaktësi dhe për shtrembërime, vërtetësinë e tregimeve të tij ai e ka marrë përsëri nga arkeologët. Shumë njerëz besojnë në idenë se shkenca moderne dhe arkeologjia ka “provuar” se Bibla është me gabime. Por e vërteta është krejt e kundërt. Le të marrim si shembull ankesën e parë të Lukës. Në vitin 1910 arkeologu Sër Uilliam Ramsei zbuloi një monument që tregonte se Ikoni ishte një qytet frigjian. Zbulimet e mëvonshme vërtetuan tregimin e Lukës.

NjĂ« gjetje arkeologjike pranĂ« Damaskut vĂ«rtetoi ekzistencĂ«n e LizinisĂ«, tetrarkut, qĂ« mendohet tĂ« ketĂ« jetuar midis viteve 14 dhe 29 pas lindjes sĂ« Krishtit, duke e mbĂ«shtetur plotĂ«sisht tregimin e LukĂ«s. Referimi qĂ« i bĂ«n Luka Gallionit Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar nga njĂ« mbi shkrim i cili thotĂ« nĂ« njĂ« pjesĂ«, “Siç (tha) Luci Juni Gallio, shoku im dhe prokonsulli i AkajĂ«s…” Dhe politarku i zhdukur, qĂ« dikur konsiderohej evidenca pĂ«rfundimtare e pasaktĂ«sisĂ« sĂ« LukĂ«s, Ă«shtĂ« rishfaqur pĂ«rsĂ«ri. Vitet e fundit mĂ« tepĂ«r janĂ« zbuluar se njĂ« dyzinĂ« shkrimesh nĂ« tĂ« cilat Ă«shtĂ« pĂ«rdorur ky titull i vjetĂ«r grek.

deja se arkeologjia ka vërtetuar se Bibla është e pasaktë — është një mit. Arkeologu Uilliam E. Ollbrait ka thënë: Mosbesimi i tepërt i treguar ndaj Biblës nga shkolla të rëndë- sishme historike të shekullit 18 dhe 19, fazat e veçanta të të cilave akoma shfaqen herë pas here, është nxjerë i pavlefshëm në mënyrë të vazhdueshme. Zbulimet e mëvonshme kanë mbështetur saktë- sinë e një numri hollësish, që ka sjellë një rritje në njohjen e vlerave të Biblës si burim historik. Me fjalë të tjera Sherlok Holmsi kishte të drejtë.

Ushtrim

Praktikohuni si ta përballoni mitin e “zbulimeve arkeologjikeve të pafavorshme“ me anë të këtij ushtrimi duke lexuar pjesët e mëposhtme të Biblës duke plotësuar emrin e personit, ekzistenca dhe identiteti i të cilit, cituar shpesh në Bibël, është mbështetur nga zbulimet arkeologjike:

Danieli 5:30 Dikur u mendua të ishte një gabim tepër i rëndë (përderisa një pllakë prej balte e gjetur emëronte Nabonidin si mbreti i fundit i Babilonisë), më vonë zbulimet vërtetuan ekzistencën e _________, biri i Nabonidit, i cili sundoi në të njëjtën kohë së bashku me të atin.
Romakëve 16:23 Gërrmimet në 1921 zbuluan një njeri të njohur si ___________ dhe e identifikoi atë si drejtorin e punëve publike në Korint.
Mateu 27:1 Një zbulim i 1961 në portin mesdhetar të Cezaresë nxori në pah një shkrim me përmasa 2m me 3m që i referohej ___________.