jump to navigation

Parathënie

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Ky edicion i ShtĂ«pisĂ« Botuese “Tenda”, me titull “MospĂ«rputhjet Biblike”, me autorĂ« amerikanĂ« J. Smith, A. Chowdhry, T. Jepson dhe J. Schaeffer, Ă«shtĂ« shkruar enkas si pĂ«rgjigjje ndaj dyshimeve dhe lajthitjeve tĂ« librit me autor Shabir Aliu “101 MospĂ«rputhjet e BiblĂ«s”, dhe ku debat u zhvillua permes internetit para tri vitesh. NĂ« leteraturĂ«n shqipe islame tashmĂ« janĂ« botuar disa libra tĂ« ngjashme sikur ai i Shabirit, apo i ndonjĂ« autori tjetri, me preteksin se Bibla nuk Ă«shtĂ« e frymĂ«zuar nga PerĂ«ndia, prandaj si rezultat i kĂ«saj ajo ka kundĂ«rthĂ«nie tĂ« shumta, qĂ« dikush i ka quajtur edhe me numĂ«r mĂ« tĂ« madh, por gjoja se janĂ« ndalur nĂ« kĂ«to qĂ« janĂ« mĂ« esenciale, gjĂ« qĂ« janĂ« 101 mospĂ«rputhje.

Gjithmonë kur të dëgjohet kjo tezë e hipotetike, atëherë të gjithë analitikëve myslimanë u duhet bërë një pyetje e thjeshtë: kur mendoni se Bibla është ndryshuar? Para lindjes ose pas vdekjes së Muhamedit? Para ose pas lindjes së Jezusit? Në shekullin e pestë para Krishtit ose 15 shekuj pas Krishtit. Dhe teoria e dytë, nëse Bibla do të ishte ndryshuar nga njerëzit, atëherë si kanë gabuar ata redaktorë të Shkrimit të Shenjtë në atë mënyrë sa edhe pas 3500 vjet të librave të para të Biblës, analitikët myslimanë të të mund t’i gjenin madje deri në 5000 gabime të Biblës, siç deklarojnë ata shpeshherë.

Sipas autorëve të këtij libri janë 15 kategori keqkuptimesh të teologëve islamë që i bëjnë ndaj Biblës dhe krishterimit, ndër të cilat janë: keqkuptimi i textit, keqpërdorimi i hebraishtes, keqkuptimi i qëllimit të autorit, keqkuptimi i mënyrës se si Perëndia punon në histori, keqkuptimi i citimit të Biblës, interpretimi i fjalëpërfjalshëm, ngatërrimi i një ngjarje me tjetrën etj. Këta autorë vërejnë se në Bibël gjenden 9 emra të gabuar si pasojë e kopjuesve masoretik gjatë historisë, dhe këto gjenden sidomos tek 1, 2 Mbretërve dhe 1, 2 Kronikave, e që janë libra me ngjarje identike kryesisht, mirëpo kurrgjë nuk sjellin për dilemë natyrën e Perëndisë, të Jezusit, të doktrinës së krishterë etj.

Besojmë se ky libër do t’iu hyjë në punë edhe të krishterëve edhe myslimanëve, në mënyrë që të njohin njëri-tjetrin më mirë, dhe ta pranojnë njëri-tjetrin nën lavdinë e Zotit.

Dhjetor 2001
Femi Cakolli, editor