jump to navigation

29. Cili bir i Zorobabelit ishte paraardhës i Krishtit?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël më: 11, 14, 2010

Cili bir i Zorobabelit ishte paraardhës i Jezus Krishtit, Abiudi (Mateu 1:13) apo Resas (Luka 3:27) dhe çfarë mund të themi për Zorobabelin tek (1 Kronikave 3:19-20)?

(Kategoria: Është keqkuptuar përdorimi i hebraishtes)

Ashtu si me pyetjen nr.28, dy Salatiel japin dy Zorobabela të ndryshëm, prandaj nuk është fare problem nëse bijtë e tyre kanë emra të ndryshëm. Nuk duhet të na befasojë që kishte një bir të Zorobabelit, Salatiel në origjinën e Marisë dhe në atë të Jozefit. Mateu na tregon së babai i Jozefit quhej Jakob. Sigurisht që Bibla shënon një Jozef tjetër, bir i Jakobit, i cili u bë drejtuesi i dytë dhe më i fuqishmi në Egjipt (Zanafilla 37-47). Ne nuk shohim asnjë nevojë për të sugjeruar që këta dy njerëz janë të njëjtët, prandaj ne nuk duhet të kemi fare probleme me ata dy njerëz të quajtur Zorobabel, bir i Salatielit. Zorobabeli i përmendur tek 1Kronikave 3:19,20 mund të jetë shumë lehtë Zorobabeli i tretë. Sërish, kjo nuk shkakton asnjë problem: ka disa Maria që përmenden në Ungjijtë, sepse ishte një emër i zakonshëm. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë edhe për këtë rast. Atëherë ky Zorobabel do të ishte pra një kushëri i atij të përmendur tek Mateu 1:12,13. Një krahasim i Mateut dhe i 1Kronikave na jep një pemë gjenealogjike të mundshme që pason më poshtë:

Jekonia
|
Salatiel—-Malkirami—-Pedajahu—-Shenatsari—-Jekamiahu—-Hoshama—-Nedabiahu—-
| |
Zorababelit Zerubbabel—-Shimei—-
| |
Abiud1 7 bij
| (1 Kronikave. 3:19,20)
|
Jozefi

Share|