jump to navigation

Akuzimi për mospërputhjet

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël më: 02, 17, 2008

Myslimanët shpesh herë flasin për mospërputhjet e shumta në Bibël. Numri i këtyre mospërputhjeve dallon në varësi të personit me të cilin ju flisni. Kairanvi i Izhar-ul- Haq paraqet 119 mospërputhje, ndërsa të tjerët si Shabbir Ally ka gjetur gjoja 101 mospërputhje. Në mënyrën se si ata e shikojnë, problemi ka të bëj me supozimin e tyre që çdo vepër fetare e cila pretendon të ketë autoritet absolut hyjnor nuk duhet të përfshijë asnjë mospërputhje, pasi që një porosi që buron nga një krijesë e Gjithëdijshme duhet të jetë në përputhje me vetën. Myslimanët citojnë nga Kurani (4:82) që thotë “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.”

Share|