jump to navigation

Kush ishte i ati i Selës: Kainani apo Arpakshadi?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël më: 03, 26, 2011

Kush ishte i ati i Selës; Kainani (Luka 3:35-36) apo Arpakshadi (Zanafilla 11:12)?

(Kategoria: Është keqkuptuar përdorimi i hebraishtes)

Edhe pse një përgjigje përfundimtare është e pamundshme, sqarime të besueshme mund të gjenden. Përgjigja më e sigurtë për këtë është që gjenealogjia në tekstin Masoretik të Zanafillës përmbledh gjeneratat ashtu siç bën Mateu në listën e tij. Kur ne shikojmë tek Septuagina (LXX) ne gjejmë që emri i Kainanit është përfshirë si emri i atit të Selës, duke i dhënë mbështetje asaj që gjejmë tek Luka. Luka, i cili shkruante në greqisht, do të ketë përdorur Septuaginën si autoritet për të.

Në të njëjtën mënyrë, nëse i referohemi Septuaginës, kur ne shikojmë tek Zanafilla 11:12 ne e shikojmë që Arpakshadi ishte 135 vjeç,dhe jo 35 (gjë që do t’i jepte atij më tepër kohë për të qenë gjyshi i Selës).

Share|