jump to navigation

22. Sa ishte e madhe asambleja sipas Ezrës dhe Nehemisë?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël më: 02, 25, 2009

Si Ezra 2:64 ashtu edhe Nehemia 7:66, bien dakord që shumat e përgjithshme për tërë asamblenë janë 42,360, por kur bëhet mbledhja e shumës, Ezra ka 29,818 dhe Nehemia ka 31,089?

(Kategoria: Është gabimi i kopjuesit)

Ka mundësi të ekzistojnë dy përgjigje për këtë dilemë në dukje. E para është që kjo gjë ka shumë mundësi të jetë një gabim i kopjuesit.Tekstet origjinale duhet të kishin shumën e përgjithshme të saktë, por diku gjatë transmetimit të tyre, ndonjë shkrues ka bërë një gabim në njërën nga listat, dhe ka ndryshuar shumën e përgjithshme në njërën prej tyre që ato të përputheshin, duke mos bërë shumën e përgjithshme të numrave të familjeve në secilën listë.

Nuk ka asnjë sugjerim që një shkrues i mëvonshëm gjatë kopjimit të këtyre listave të ketë shënuar qëllimisht shumën e përgjithshme të tërë asamblesë që ishin në Jerusalem në këtë kohë, pasi që kjo ishte më vonë edhe numri do të ishte më i madh. Një mundësi tjetër është dhënë nga dijetari i njohur i Dhiatës së Vjetër, R. K. Harrison, i cili sugjeron që në çfarëdo rrethanash shuma e 42,000 mund të jetë metaforike, duke shtuar se “… modeli i eksodit dhe i traditave të ngjashme, ku ishin të përfshirë numra të mëdhenj si simbole të madhështisë së Perëndisë, dhe në këtë rast të veçantë sugjeron çlirimin fitimtar që Perëndia e realizoi për popullin e tij të robëruar” (Harrison 1970:1142-1143).

Gabime të tilla nuk e ndryshojnë historicitetin e ngjarjes, pasi që në raste të tilla, një pjesë tjetër e Shkrimit zakonisht e korrigjon gabimin (p.sh. mbledhja e shumave në këtë rast). Ashtu siç shkroi njëherë një komentues i mirënjohur, Mathew Henry “Vetëm pak libra janë të shtypur pa asnjë gabim; por, autorët nuk i mohojnë ato për shkak të kësaj, dhe gabimet e shtypit nuk ua lënë fajin atyre. Lexuesi i sinqertë i rregullon ato përmes kontekstit ose duke i krahasuar ato me disa pjesë të tjera të shkrimit.” (Drita e Jetës II 1992: 201,219).

Share|