jump to navigation

13. Kur vdiq mbreti Baasha: 26 apo 36?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël më: 07, 19, 2008

A vdiq Baasha, mbreti i Izraelit, sipas autorit, në vitin e 26-të të sundimit të mbretit Asa (1 Mbretërit 15:33), apo ishte ende i gjallë në vitin e 36-të (2 Kronikave 16:1)?

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik, ose është gabim i kopjuesit)

Ka dy zgjidhje të mundshme për këtë problem.Fillimisht, dijetarët që i kanë shikuar këto fragmente kanë arritur në përfundim që viti i 36-të i Asës duhet të llogaritet nga tërheqja e 10 fiseve nga Juda dhe Benjamini që solli ndarjen e shtetit në Jude dhe Izrael. Nëse e shikojmë nga ky pikëvështrim, viti i 36-të i monarkisë së ndarë do të ishte në vitin e 16-të të Asës. Kjo gjë mbështetet nga libri i Mbretërve të Judës dhe Izraelit, si edhe nga shënimet bashkëkohore, të cilat ndjekin këtë traditë (shënim: për një sqarim më të plotë të kësaj teorie, shikoni tek Archer, faqe 223-166).

Keil dhe Delizsch (faqe 366-367) preferojnë ta konsiderojnë numrin 36 tek 2 Kronikave16:1 dhe numrin 35 tek kapitulli 15:19 si një gabim i kopjuesit për numrat përkatës 16 dhe 15. Ky problem është i ngjashëm me pyetjet numër pesë dhe gjashtë që ishin më lart. Mirëpo në këtë rast, numrat janë shkruar duke përdorur llojin e shkrimit hebraik (në vend të llojit egjiptian me vija të shumta i përdorur në papirusin Elefantinë, i referuar tek pyetja 5 dhe gjashtë). Prandaj është fare e mundur që numri 16 të jetë ngatëruar me 36. Arsyeja për këtë është se deri në shekullin e shtatë para erës sonë shkronja jod (10) i ngjasonte shumë shkronjës lamed (30), me përjashtim të dy vizave të vogla të ngjitura në të majtë të vizave kryesore vertikale.

Do të mjaftonte vetëm një njollë e vogël nga mbajtja e tepruar e kësaj kolone-pergameni dhe kjo do të rezultonte në atë që shkronja jod të dukej si lamed. Është e mundshme që ky gabim të ketë ndodhur së pari në fragmentin e mëparshëm, tek 2Kronikave 15:19 (duke e kopjuar gabimisht numrin origjinal 15 me 35); dhe pastaj për ta bërë të pajtueshëm me 16:1, i njëjti shkrues (ose ndoshta dikush më vonë) ka konkluduar/arritur në përfundimin që numri 16 duhet të ishte gabim për numrin 36 dhe prandaj e ka ndryshuar në kopjen e tij. (Archer 1982:226;Keil & Delizsch 1949:336-367; Drita e Jetës II 1992:194).

Share|