jump to navigation

Perëndia nuk e ndryshon Fjalën e tij

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël më: 03, 10, 2008

Për më tepër, si Shkrimet e të krishterëve ashtu edhe Kurani i myslimanëve mbajnë qëndrimin që Perëndia nuk e ndryshon fjalën e tij. Ai nuk e ndryshon zbulesën e tij (pavarësisht nga ligji i shfyqizimit i gjetur në Kuran). Surja Junus 10:64 thotë: “Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim.” Kjo përsëritet tek surja El En’amë 6:34: “S’ka kush që ndryshon fjalët e Allahut,” që mund ta gjejmë edhe tek surja Kaf 50:28,29.

Edhe ne gjithashtu kemi në Bibël, një numër referencash që flasin për pandryshueshmërinë e fjalës së Perëndisë; siç janë Ligji i Përtërirë 4:1-2; Isaija 8:20; Mateu 5:17-18; 24:35; dhe Zbulesa 22:18-20. Nëse kjo është një temë e përhershme në Bibël dhe në Kuran, vështirë se ka të ngjarë që ne të mund të gjenim një Shkrim me një mori mospërputhjesh të cilin myslimanët pretendojnë se e kanë gjetur në Bibël. Çfarë duhet të bëjmë atëherë me mospërputhjet që myslimanët pretendojnë se janë aty?.

Share|