jump to navigation

16-21. Sa ishte numri i izraelitëve të liruar nga Babilonia?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël më: 12, 21, 2008

A janë numrat e Izraelitëve që ishin të liruar nga robëria e Babilonisë, të saktë tek Ezra (Ezra 2:6,12,15,19,28) ose tek Nehemia (Nehemia 7:11,13,17,20,22,32)?

(Shënim: Pasi që pyetjet 16-21 kanë të bëjnë me regjistrimin e njëjtë të popullsisë, i kam përfshirë të gjitha në një)

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)

Në kapitullin 2 të Ezrës dhe në kapitullin 7 të Nehemisë, ndodhen rreth tridhjetë e tri grupe familjare që shfaqen në të dy listat e izraeliteve që kthehen nga Babilonia në Jude. Nga këto 33 grupe familjare të shënuara në listën e Ezrës dhe Nehemisë, nëntëmbëdhjetë grupe familjare janë identike, ndërsa katërmbëdhjetë prej tyre tregojnë mospërputhje në numrin e anëtarëve brenda grupit familjar (edhe pse Shabiri ka vetëm gjashtë prej tyre në listë). Dy nga mospërputhjet dallojnë për 1, një dallon për 4, dy për 6, dy për 9, një tjetër dallon për 11, dy të tjera për 100, një tjetër për 201, një tjetër për 105, një familje tjetër dallon për 300, dhe dallimi më i madh është tek shifra e bijve të Azgadit, pra një diferencë prej 1,100 midis llogarisë së Ezrës 2 dhe asaj të Nehemisë 7. Atëherë, si mundemi ne të japim llogari për këto 14 mospërputhje? Përgjigja është shumë e thjeshtë, dhe Shabiri, nëse ai do të kishte bërë ndonjë studim në lidhje me këto dy të dhëna nuk do të shqetësohej duke harxhuar kohën e tij me bërjen e këtyre pyetjeve. Vet fakti që mospërputhjet dhe ngjashmëritë ndodhen pranë njëra-tjetrës duhet ta kishte drejtuar edhe atë drejt zgjidhjes. (Ashtu siç është e mundshme që edhe ju të keni konkluduar tani, ju të cilët e lexoni këtë gjë).

Ekzistojnë dy faktorë të rëndësishëm që duhet t’i kemi parasysh kur i shikojmë këto mospërputhje midis këtyre dy listave. Faktori i parë është se ekziston mundësia që edhe pse anëtarët e këtyre grupeve ose familjet i kishin shënuar emrat e tyre në fillim me qëllim që të shkojnë; gjatë intervalit të pregatitjeve, disa mundet të kenë vdekur, të tjerët janë penguar nga sëmundja osë nga ndonjë pengesë e pakapërcyeshme, ashtu që numri përfundimtar i cili aktualisht shkoi nuk ishte i njëjtë me ata që kishin planifikuar të shkonin. Secili që ka planifikuar një ekskurzion shkollor për në plazh mund ta kuptojë se sa tipik në të vërtetë është ky skenar. Faktori i dytë dhe i rëndësishëm është situata e ndryshme në të cilën janë marrë këta dy regjistra, një fakt i rëndësishëm për të cilin Shabiri duhet të ketë qënë tepër i pavetëdijshëm. Regjistri i Ezrës është bërë gjatë kohës që ata ishin akoma në Babiloni (në vitet 450 para erës sonë), para kthimit në Jerusalem (Ezra 2:1-2), ndërsa regjistrimi i Nehemisë u bë në Jude (rreth vitit 445 para K.), pasi që ishin rindërtuar muret e Jerusalemit (Nehemia 7:4-6). Një interval i aq shumë viteve midis të dy listave (midis 5-10 vjet) me siguri do të ndikonte në numrin e secilës familje përmes vdekjes ose nga arsyet e tjera.

Shumë nga dijetarët besojnë që Nehemia ka regjistruar ata njerëz të cilët faktikisht arritën në Jerusalem nën drejtimin e Zerubabelit dhe Jozueut në vitin 537 ose 536 para K. (Nehemiah 7:7). Ezra, në anën tjetër, përdor listën e mëparshme të atyre të cilët fillimisht lajmëruaan për qëllimin e tyre që t’i bashkangjiten karavanit të kolonistëve të atyre që po ktheheshin nga Babilonia, në vitin 459 para K. Mospërputhjet që janë midis këtyre dy listave drejtojnë drejt faktit që kishte faktorë të tjerë që u ngritën për të ndryshuar mendjet e tyre. Disa mund të kenë rënë në mosmarrëveshje, disa kanë pasur arsye biznesi për të shtyrë largimin e tyre për më vonë, gjersa në disa raste me siguri ka pasur disa sëmundje dhe vdekje dhe në raste të tjera mund të kishte rekrutë të rinj nga ata që fillimisht vendosën të qëndrojnë në Babiloni. Vetëm fiset dhe grupet qytetare erdhën me numra të zvogëluar.

Të gjithë të tjerët morën rekrutët e minutave të fundit që dallonin nga një deri në 1,100. Kur i shikojmë emrat ne gjejmë që disa nga emrat përdoren në forma të ndryshme. Midis hebrenjve të asaj kohe (si dhe të atyre që jetonin në Lindje), një person mund të kishte emrin, titullin, dhe mbiemrin. Në këtë mënyrë, fëmijët e Harifit (Nehemia 7:24) janë fëmijët e Jorahut (Ezra 2:18), ndërsa fëmijët e Sias ( Nehemiah 7: 47) janë gjithashtu fëmijët e Siahas (Ezra 2:44). Kur ne i marrim në konsideratë këta faktorë, diferencat në numrin total që shfaqen në këto dy lista të gjata në asnjë rast nuk duhej të na befasonin. I njëjti lloj i gjykimit dhe i gabimeve është paraqitur në çdo migrim të madh në historinë njerëzore. (Archer 1982:229-230 dhe Drita e Jetës II 1992:219-220).

Share|