jump to navigation

Përkufizimi i zbulesës

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël më: 03, 10, 2008

Në mënyrë që t’i përgjigjemi kësaj sfide është e rëndësishme që ne të fillojmë me njohjen dhe kuptimin e qartë të presupozimit dhe të mendimit që arsyeton sfidën e tillë. Parimi i “asnjë mospërputhjeje” është ngritur në pozitën e kriterit absolut, i aftë për t’u aplikuar nga qeniet njerëzore në gjykimin e vërtetësisë të Fjalës së Perëndisë. Ky nuk është një propozim të cilin të krishterët munden ose duhet ta miratojnë. Të krishterët do ta pranonin me kënaqësi që Bibla është përfundimisht (në fund të fundit) pa asnjë mospërputhje brënda vetes. Por të krishterët nuk mund të pajtohen që parimi i “asnjë mospërputhjeje” t’ju është dhënë njerëzve si një kriter përmes të cilit ata duhet të gjykojnë fjalën e Perëndisë.

Është po ky kriter të cilin myslimanët e kanë imponuar mbi diskutimin e zbulesës. Ky është një gabim në të cilin bien shumë prej nesh; duke vlerësuar diçka që është e panjohur për ne me një kriter që është më tepër i njohur; në këtë rast të vlerësojnë Biblën me një kriter që ata e kanë huazuar nga Kurani. Libri i tyre, Kurani, besohet të jetë “dërguar poshtë” (Nazil ose Tanzil) nga qielli, pa u penguar nga duart e njerëzve.

Është po ky besim në Shkrimet si një zbulesë e “dërguar poshtë” të cilin ata pastaj e imponojnë mbi Biblën gjithashtu. Por është gabim për myslimanët që të pretendojnë që Bibla mund të vlerësohet duke përdorur kriterin e njëjtë si ai që është i imponuar në Kuran. Bibla nuk është thjesht një libër i grumbulluar nga një njeri, si pretendojnë myslimanët për Kuranin e tyre, por një përmbledhje e 66 librave, të shkruara nga më tepër se 40 autorë, përgjatë një periudhe 1500 vjeçare! Për këtë arsye të krishterët kanë pohuar gjithmonë që e tërë Bibla tregon gjurmët e duarve njerëzore.

Dëshmi për këtë gjë mund të gjejmë në shumëllojshmërinë e gjuhëve që janë përdorur, larminë e stileve të shkrimit, dallimet në intelegjencën dhe temperamentet, si dhe në aluzionet e dukshme ndaj koncepteve bashkëkohore të njohurisë shkencore të autorit, pa të cilat shkrimet nuk do të kuptoheshin nga njerëzit e asaj kohe. Kjo sidoqoftë nuk do të thotë që Bibla nuk është autoritative, por të gjithë shkrimtarët kanë marrë zbulesën e tyre me anë të frymëzimit.

Share|