jump to navigation

03. Sa luftëtarë: 500,000 apo 470.000?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël më: 04, 14, 2008

Tek 2 Samueli 24:9 jepet shifra e rrumbullaksuar prej 500,000 burrave luftëtarë në Judë, që ishte 30,000 njerëz më tepër se tek e dhëna korresponduese tek 1Kronikave 21:5.

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)

Vini re që 1 Kronikave 21:6 e thekson shumë qartë që Joabi nuk e kishte përfunduar numërimin, pasi që akoma nuk e kishte bërë regjistrimin e fisit të Benjaminit, e as edhe atë të Levit, për shkak të faktit që Davidi u bind që të mos mbaronte tërë regjistrimin. Për këtë arsye numrat e ndryshëm tregojnë për përfshirjen ose mospërfshirjen e grupeve të veçanta dhe të pasaktësuara në komb. Ne gjejmë edhe një referencë për këtë gjë tek 1 Kronikave 27:23-24 ku thuhet që Davidi nuk përfshiu ata që ishin më të vjetër se njëzet vjeç e poshtë, dhe pasi që Joabi nuk e përfundoi regjistrimin, numri nuk u regjistrua në Kronikat e Mbretit David.

Procedura e drejtimit të regjistrimit ka qenë që të fillohet me fiset transjordaneze (1 Samueli 24:5) dhe pastaj të kthehej nga fisi më verior i Danit dhe të punoj nga ana jugore drejt Jerusalemit (vargu 7). Për këtë shkak, numërimi i Benjaminit, do të bëhej i fundit. Prandaj Benjamini nuk do të përfshihej me numrin e plotë të Izraelit ose as me atë të Judës. Në rastin e 2 Samuelit 24, shifra për Judën përfshiu shifrën tashmë të njohur prej 30,000 trupave të grumbulluara nga Benjamini. Kështu që shifra totale e 500,000 përfshiu kontigjentin e Benjaminit. Vini re që pas ndarjes së Mbretërisë së Bashkuar në pjesën Veriore dhe Jugore, pas vdekjes së Salomonit në vitin 930 para Krishtit, shumica e benjaminëve mbetën besnik dinastisë së Davidit dhe formuan (së bashku me Simeonin në jug) mbretërinë e Judës.

Prandaj ishte e arsyeshme të përfshihej Benjamini me Judën dhe Simeonin në shumën e pjesshme të 500,000 edhe pse Joabi nuk e specifikoi raportin e parë që ia dha Davidit (1 Kronikave 21:5). Prandaj numri total i kompletuar i forcave luftarake që ishin në dispozicion të Davidit për shërbim ushtarak ishte 1,600,000 (1,100,000 të Izraelit, 470,000 të Judës-Simeonit, dhe 30,000 të Benjaminit). (Archer 1982:188-189 dhe Drita e Jetës II 1992:189)

Share|