jump to navigation

09. Kur u soll Arka në Jerusalem: para apo pas filistejve?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël më: 06, 7, 2008

A e solli Davidi Arkën e Besëlidhjes në Jerusalem pasi që i mposhti filistejtë (2 Samueli 5 dhe 6), apo më përpara (1 Kronikave kapitulli 13 dhe 14)?

(Kategoria: Nuk është lexuar tërë teksti)

Kjo vërtet nuk është një problem. Shabir Alija duhej të vazhdonte të lexonte deri tek 1Kronikave 15, dhe aty do ta kishte parë që Davidi e solli Arkën pasi i mposhti filistejtë. Arsyeja për këtë është se izraelitët e lëvizën Arkën e Besëlidhjes dy herë. Herën e parë, ata e larguan nga Baali, para mposhtjes së filistejëve, siç e shikojmë tek 2Samueli 5 dhe 6 dhe tek 1 Kronikave 15. Kur profeti Samuel tregon fitoren e Davidit mbi filistejtë, ai na tregon të dy rastet kur Arka ka lëvizur. Mirëpo tek 1Kronikat, rrjedha e ngjarjes është në këtë mënyrë: Arka së pari është lëvizur nga Baali; pastaj Davidi i ka mposhtur filistejët: dhe në fund, Arka është lëvizur nga shtëpia e Obed-Edomit. Kështu që të dyja shkrimet nuk janë fare në mospërputhje. Atë çfarë kemi këtu është thjesht një profet që vendos të na jap tërë historinë e Arkës përnjëherësh (në vend që t’i referohej asaj më vonë) dhe një tjetër që prezanton historinë në një mënyrë tjetër. Në të dyja rastet kohëzgjatja e ngjarjeve është e njëjtë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kuranin. Në Suren e dytë neve na prezantohet rënia e Adamit, dhe pastaj mëshira e Perëndisë i tregohet Izraelit, e pasuar nga fundosja e Faraonit, e pasuar nga Mojsiu dhe viçi i artë, e pasuar nga ankimi i izraeliteve në lidhje me bukën dhe ujin, dhe pastaj na prezantohet sërish një e dhënë në lidhje me viçin e artë. Duke vazhduar pas kësaj, ne lexojmë në lidhje me Mojsiun dhe Jezusin, pastaj lexojmë për Mojsiun dhe viçin e artë, dhe pastaj për Salomonin dhe Abrahamin. Nëse dikush do të flasë në lidhje me kronologjinë, çfarë ka të bëjë Mojsiu me Jezusin, ose Salomoni me Abrahamin? Në mënyrë kronologjike sureja duhet të fillonte me rënien e Adamit, dhe të vazhdonte me Kainin dhe Abelin, Enokun, Abrahamin, Lotin, Isakun, Jakobin dhe Esaun, Jozefin, bijtë e izraelit dhe Mojsiun, pra me këtë regull. Nëse një ngatërrim i pakundërshtueshëm kronologjik mund të gjendet në këtu sure të Kuranit, atëherë Shabiri do të bënte mirë ta shpjegonte këtë gjë para se të kritikoj atë që ata e gjykojnë të jetë një gabim i Biblës. (Drita e Jetës II 1992:176).

Albanian WebHost
Cilësi më e lartë çmime më të lira, për vetëm 30$ në vit ju mund të vendosni faqen tuaj në internet.
http://albaniawebhost.com/

Share|