jump to navigation

A ishin mrekullitë biblike dredhi magjike që budallallepsen njerëzit e thjeshtë dhe primitivë?

Postuar tek: Përgjigje dhe Argumente

Shpesh është debatuar mbi atë se njerëzit që jetuan kohërat biblike ishin primitivë dhe më me bestytni sesa njeriu i sotëm modern; prandaj edhe mund të mashtroheshin me historitë mbinatyrore të përfshira në Bibël.

Sot pretendohet se jetojmë në një epokë shkencore dhe se tashmë i kemi kapërcyer këto bestytni, sepse kemi zhvilluar fuqinë mendore sa t’i konsiderojmë mrekullitë si fenomene bestytnie, jo si fenomene paranormale. Një studim më i kujdesshëm i dëshmisë, do të na tregojë se këto dëshmi nuk janë reagime bestytnie ndaj ndonjë mashtruesi të mençur e dinak. Reagimi ndaj veprimeve mrekulluese të Zotit tregon të njejtën habi e shqetësim që njeriu modern, do të shfaqte nëse ai do të vihej në të njejtën gjendje.

Njerëzit që jetonin në kohën e Jezusit, me siguri e dinin se ata që lindnin të verbër nuk e fitonin menjëherë shikimin (Gjoni 9:32), se pesë bukë e disa peshq nuk mund të ushqenin 5000 njerëz (Gjoni 6:14) dhe se njerëzit nuk mund të ecin mbi ujë. (Mateu 14:26)

Pse dyshonte Toma tha: “Po nuk i pashë në duart e tij shenjën e gozhdave dhe dorën time ta vë në brinjën e tij, unë nuk do të besoj. ” (Gjoni 20:25) Ai kundërshtoi të pranonte dëshminë e ngjarjes së pabesueshme të ringjalljes, por ndërroi mendje kur u ndodh ballë për ballë me Krishtin e ringjallur. Prandaj, nuk pritet që ne të besojmë qesharaken; dhe nuk pritej as nga njerëzit e kohëve biblike.

Njerëzit që jetuan në ato kohëra, ishin po aq skeptikë sa ç’jemi dhe ne sot. Ishin faktet e paevitueshme, të padevijueshme, dhe të pakundërshtueshme që i bënin ata të besonin. Rregulli natyror ndërpritej përderisa ndodhte mrekullia. Është vetëm skepticizmi i njeriut modern që e bën atë të mohojë kryerjen e mrekullive.