jump to navigation

Parathënie

Postuar tek: Muhamedi Profet

Në përgjithësi janë katër tema kryesore të çështjes islame: islami (feja), Kurani (libri), Muhamedi (profeti) dhe Allahu (Zoti), andaj të merresh me njërën nga këto tema jo vetëm se ia vlen, por tani po bëhen më shumë se XIV shekuj që shtjellohen e ende duke mos pasur një përfundim të qartë, dhe duke mos e pranuar nga shumë kritikë hebrenj dhe të krishterë njërën nga çështjet kyçe të islamizmit: profetësinë e Muhamedit. Muhamedi mbetet si njëri ndër personalitetet më të përfolura në historinë e religjioneve të mëdha botërore.

Bota muslimane atë e prezanton kryekëput si të Dërguarin e fundit të Perëndisë, përkatësisht si Vula e gjithë profetëve, mirëpo nga teologët judaik dhe të krishterë kjo figurë është prezantuar më shumë si një lider politik sesa si një lider shpirtëror; më tepër si i imponuar sesa i thirrur nga Zoti; më tepër i korruptuar sesa i shenjtëruar; më tepër si improvizues sesa krijues etj.

Edhe në mesin e shqiptarëve të zakonshëm Muhamedi përfolet në mënyra të ndryshme. Pika më kritike për ata është se ai kishte shumë gra. Në literaturën shqipe, deri më tani, aq sa ne jemi në dijeni, nuk është botuar asnjë studim shkencor, kritik, që do të merrej me Muhamedin, andaj ky është libri i parë.

Duke e lexuar kĂ«tĂ« libĂ«r ju do tĂ« mĂ«soni shumĂ« gjĂ«ra tĂ« reja, tĂ« padĂ«gjuara ndonjĂ«herĂ«, dhe tĂ« vĂ«rtetuara ligjĂ«risht pĂ«r botĂ«kuptimin teologjik, historik dhe sociologjik sĂ« paku nga ana krishtere, andaj autori i kĂ«tij libri Josef Smith e ka quajtur “letĂ«r apologjie: A Ă«shtĂ« Muhamedi profet?”.

Ky libër ofron këtë esencë: Ja këto janë argumentet kryesore pse Muhamedi mbetet profet i papranueshëm për të krishterët dhe për hebrenjtë.

Femi Cakolli, editor