jump to navigation

C. Pyetje lidhur me profetësinë e Muhamedit

Postuar tek: Muhamedi Profet më: 06, 24, 2010

Në këtë pjesë jemi duke pyetur nëse Muhamedi mund të kualifikohet si profet i vërtetë i Perëndisë. Ne i parashtruam pozicionet muslimane që ai mund të jetë për shkak të dëshmisë natyrore dhe prejardhjes së tij profetike gjatë fëmijërisë së tij të hershme, për shkak të faktit që ai dha Kuranin megjithëse ishte analfabet, dhe për shkak se të dyja profecitë e tij, dhe mrekullitë, drejtoheshin tek prejardhja e tij profetike. Pasi prezentuam kundërshtimet ndaj të gjitha këtyre pozitave ne vazhduam me katër kriteret tona, të marra nga shkrimet, për të siguruar çfarë Perëndia konsideron cilësitë e postit të një profeti, dhe këto ishin që ai duhet të jetë lindur në një klan profetësh, që ai duhet të fliste në emër të Jahveh, që mesazhi i tij duhet të konfirmohet tek zbulesat e mëparshme, dhe që parashikimi i tij duhet të jetë i verifikueshëm.

Ne përfundojmë që Muhamedi nuk mund të kualifikohej në ndonjë nga këto katër kategori. Tani e marrim të njëjtin argument më tej, dhe bëjmë disa pyetje shqetësuese nëse Muhamedi mund të kualifikohet për të qenë një profet i vërtetë i Perëndisë, jo vetëm për arabët, por edhe për tërë botën. Ne fillojmë atëherë me të vetmen pikë. A ishte thirrur Muhamedi për të qenë një profet për tërë botën, apo thirrja e tij ishte e kufizuar vetëm për atë të Arabisë?

1. A ishte Muhamedi një profet i veçantë apo universal?

Kur ne e lexojmë Kuranin hasim se Muhamedi e kuptonte veten e tij së pari si të ishte një lajmëtar i Arabisë në vargun e profetëve biblik. Është e dukshme nga këto pasazhe në Kuran që ai konsideron se detyra e tij ishte ajo e të sjellurit të të njëjtit mesazh i cili mund të gjendet në Bibël, por tani brenda gjuhës arabe. Tevrati ishte libri i hebrenjve, Inxhili një libër për të krishterët, dhe tani Kurani ishte një libër për arabët. Ky ishte kuptimi i tij i mëhershëm. Le t’i shikojmë disa nga suret e hershme të cilat duket sikur tregojnë që detyra specifike e Muahmedit ishte thjesht të paralajmëronte, dhe në të njëjtën kohë të zbulonte fjalën e Allahut në gjuhën arabe.

Sura 2: 119: “Me të vërtetë, ne të kemi dërguar ty në të vërtetën si një prurës i lajmeve të gëzueshme dhe një paralajmërues: por tek ty asnjë pyetje nuk do të bëhet nga Shoqëruesit e Zjarrit që Flakëron”.

Sura 4:14: “Ne dërguam një apostull me përjashtim (për të mësuar) në gjuhën e njërëzve të tij, në mënyrë për t”i bërë gjërat të qarta atyre.”

Sura 17:93 “Thuaj:” Lavdi Zotit tim! A jam unë diçka përveç se një njeri, një Apostull?”

Sura 26:195,196: “Në gjuhën e kthjelltë arabe. Pa dyshim ajo është shpallur në librat mistik të njerëzve të mëparshëm.”

Sura 27:91: “Sa për mua, unë jam urdhëruar për t”i shërbyer Zotit të këtij qyteti, Atij që e ka shenjtëruar dhe të Cilit i përkasin të gjitha: dhe unë jam urdhëruar të jem nga ata të cilët përkulen në Islam ndaj vullnetit të Allahut”.

Sura 42:7: “prandaj ju kemi dërguar nga frymëzimi juve një Kuran arab: që ju të mund të paralajmëroni Nënën e Qyteteve dhe të gjithë rreth saj”.

Sura 43:3: “Ne e kemi bërë atë një Kuran në arabisht, që ju të mund të jeni në gjendje të kuptoni (dhe mësoni diturinë)”.

Sura 46:12: “Dhe përpara këtij, ishte libri i Moisiut, si një udhëheqje dhe mëshirë, dhe ky libër e konfirmon atë në gjuhën arabe, për të këshilluar të padrejtët, dhe Lajmin e Gëzueshëm atyre që bëjnë mirë”.

Ndërsa vazhdojmë nëpërmjet Kuranit ne gjejmë që kjo pozitë ndryshon. Ai bëhet jo vetëm një profet për arabët, më thjesht një Kuran arab, por e zgjeron këtë ide tani për t’u bërë një profet universal dhe si përfundim profeti i të gjithë njerëzve.

Sura 33:40: “Muhamedi nuk është ati i ndonjërit prej njerëzve të juaj, por ai është Apostulli i Allahut, dhe vula e profetëve, dhe Allahu ka njohuri të plotë për të gjitha gjërat”.

Sura 34:28: “Ne nuk të kemi dërguar ty; por si një Lajmëtar tek njerëzit, për t’u dhënë atyre lajmet e gëzueshme, dhe për t’i paralajmëruar ata (kundër mëkatit), por shumë prej tyre nuk do të kuptojnë.”

Ndërsa në Mekë, më së paku, ku suret e hershme të përmendura më sipër ishin shkruar, Muhamedi e konsideronte veten e tij si një paralajmërues të popullit arab. Kjo pozitë kundërshton shpalljen nga myslimanët e sotëm që Muhamedi ishte gjithmonë një i Dërguar universal për të gjithë njerëzit në të gjitha kohërat. Termi “Kurani Arab” (në suret 42:7; 43:3 dhe 46:12- e sipër) dukshëm presupozojnë që ishte të paktën një Kuran tjetër. Kjo më tepër është duke iu referuar me shumë mundësi “Kuranit” grek dhe hebre (të cilat janë Besëlidhja e Re dhe e Vjetër).

Myslimanët nuk do të thonin që ato janë çvlerësuar nga Kurani arab, por më tepër janë konfirmuar nga ai. Gjendet një problem gjithsesi. Një Kuran arab nuk ishte përmendur në “librat mistik të njerëzve të mëparshëm” (sura 26:196). Për të thënë më të paktën, nuk gjendet ndonjë libër i mundshëm sot i cili flet për këtë “Kuran arab” në dallim me “Kuranët” e mëparshëm. As nuk është njohur në kohën e Muhamedit, pasi ne kemi shumë dorëshkrime në zotërimin tonë me të cilat vërtetojmë nëse një lajmërim i tillë ka qenë bërë. Kështu, si fillim Muhamedi ishte vetëm një lajmëtar për popullin arab.

Ai pa politeizmin i cili ishte i përhapur në Arabi, dhe kërkoi ta çrrënjoste atë me mesazhin që ai po merrte nëpërmjet engjëllit Gabriel. Pse atëherë, ai u bë i përgjithshëm? Ka nga ta që besojnë që kjo ndoshta erdhi nga suksesi i tij në fushëbeteja. Pasi dominimi i tij u rrit, kështu dhe autoriteti i tij mbi popujt të cilët nuk ishin arabë. Me fjalë të tjera, mesazhi i tij supernatyror monoteist, duhet të mbajë ritmin me realitetin natyror politeist. Sura 33:40 dhe 34:28 i siguruan atij autoritetin për ta bërë këtë.

Një skenar më shumë i ngjashëm është ai i redaktuesve të vonshëm të Kuranit duke i imponuar këtë zbatim të përgjithshëm mbi Muhamedin, menjëherë pasi kufijtë e islamit kishin arritur përtej Arabisë. Pa i çrrënjosur suret të cilat flisnin për këtë mision të veçantë arab, ata thjesht ia imponuan këtë kategori të re, duke iu adresuar ligjit të shfuqizimit të sureve të mëparshme.

2. A ishte Muhamedi një profet i hebrenjve?

Pyetja e dytë e cila ne pyesim është nëse Muhamedi ishte një profet për hebrenjtë? Në Medinë ishte një numër grupesh hebreje të quajtura kahinan. Ata ishin banorët më të pasur të Medinës dhe jetonin nëpër kala të fortifikuara që rrethonin qytetin. Gjendeshin tri fise përbërëse që jetonin në Medinë (sipas traditës muslimane): Kaynuka, al-Nadir, dhe Kurajza. Të gjthë këta kishin marrëdhënie të mira me hebrenjtë e veriut (veçanërisht Kahajbar). Gjatë vitit të parë në Medinë Muhamedi i kushtoi vëmendje të konsiderueshme banorëve hebrenj, duke e përshkruar veten si profetin e tyre, i cili mund të vendoset në vijën e gjatë të profetëve.

Për të kënaqur ata, ai adoptoi shumë prej vëzhgimeve të tyre fetare. Disa prej tyre ishin:

  1. mbajtja e të 10-ës së Muharremit si ditë agjërimi, e ngjashme më agjërimin Jom Kippur;

  2. kryerja e 3 ditëshit të lutjes rituale (përballë dy salateve të mbajtura nga Muhamedi përpara Hixhrës, ndërsa ishte akoma në Mekë);

  3. shërbesa javore e adhurimit e komunitetit në mbasditet e të premteve (e ndjekur nga e shtuna hebreje e përgatitjes).

  4. Kjo gjithshtu ka kuptim të njëjtë qëkur e premtja ishte ditë tregu, dita kur një numër i madh njerëzish do të kishin qenë në Medinë.

  5. Dhe si përfundim, Muhamedi përvetësoi Kiblën me fytyrë nga veriu, praktika e të drejtuarit nga Jerusalemi kur luteshin.

Shpejt u bë e qartë, gjithsesi, që hebrenjtë e Medinës nuk do të pranonin shpalljen e Muhamedit ndaj prejardhjes së profetërisë. Kishte një numër arsyesh, të cilat ne mund t’i gjejmë në suren 17:90-93. Hebrenjtë nuk do të pranonin një profet arabfolës. Ata kurrë nuk e kishin pranuar Jezusin si profet, dhe ai ishte një hebre, ndërsa vetëm se fliste aramaishten! Kështu pse duhet ta ndërronin tani? Kërkesa e tyre primare, siç ne e nxjerrim nga sura 17, ishte që Muhamedi iu prezentua atyre me pak mrekulli “të tepërta”.

Në suren 3:183 dhe 184 hebrenjtë kërkojnë për një shenjë të ngjashme më atë të Elisë si provë për prejardhjen e profetërisë së tij. Muhamedi përgjigjet që ai gjithmonë ka qenë rruga me profetët e mëparshëm. Në suren 2:118-119; 6:37,124; 13:7; 17;59 hebrenjtë gjithashtu kërkojnë për një shenjë, së cilës Muhamedi i përgjigjet që vetëm nëse një shenjë do t’i ishte dhënë, si ato të profetëve të hershëm, ata nuk do ta besonin atë.

Që kurse Muhamedi nuk i aftësoi ata me një shenjë, hebrenjtë refuzuan ta pranojnë atë si profet. Kundërshtimi i hebrenjve të Medinës ndaj Muhamedit duket të ketë pasur një ndikim domethënës në formimin e islamit, sepse ishte saktësisht në atë kohë dhe me sa duket në përgjigjen direkte të tij ndaj mohimit të hebrenjve që komuniteti i sapolindur mysliman mori një karakter të theksuar nacionalist nëpërmjet adoptimit të elementeve të shumëanshme nga adhuruesit e lashtë arabë. Kjo ndodhi në vitin e 2 të hixhrës, dhe ishte shquar nga ndryshimi i drejtimit të kiblës. Në vend që të kthente fytyrën nga Jerusalemi, lutjet tani duhet të mbarteshin duke u drejtuar nga Meka. Këtu ne gjejmë një ndërprerje me rrënjët hebreje të Muhamedit, dhe një shpallje simbolike që islami tani duke u kuturisur në rrjedhën arabe.

Ky nacionalizim i islamit i dha Muhamedit një lloj legjitimiteti dhe e zgjeroi autoritetin e tij në sytë e botës arabe. Në vend të adhurimit dhe adoptimit të një zoti të huaj i cili kishte qenë çështja për më të shumtën e historisë së tyre paraislamike, Muhamedi tani mund të ofronte një zot universal të pranuar, i cili ishte veçanërisht i përshtatur ndaj komunitetit vendës. Kjo jo vetëm që lëvizi statusin për njerëzit arabë, besnikërinë e të cilëve Muhamedit i nevojitej të vazhdonte fushatat e tij ushtarake, por lëvizi dhe statusin e Muhamedit si pjesë e gojës së Perëndisë së vërtetë. Gjithashtu shtoi vizionin e Muhamedit për t’u prezentuar konceptin e tij të nxjerrë në pah të gjithë botës së civilizuar. Muhamedi vazhdoi mëtej si restaurues i fesë së Abrahamit që kishte qenë e shtrembëruar nga hebrenjtë dhe të krishterët. Abrahami tani u bë Hanifi i madh dhe jo një hebre ose një i krishterë. Tani ai mori nderin si myslimani i parë, “një person plotësisht i dorëzuar ndaj të vetmit Perëndi të vërtetë,” sipas Sureve 3:67; 2:135; 3:95; 6:161; 16:123.

Abrahami dhe biri i tij Ismaeli, të cilin pjesa tjetër e botës e konsideronte që vinin nga Ur i Kaldeasve, ishin përceptuar tani si stërgjyshërit direkt të arabëve, dhe ishin konsideruar të kishin themeluar shenjtoren e Mekës dhe ritet e festuara atje. Prandaj detyra e Muhamedit ishte të restauronte ritet e lashta në gjendjen e tyre origjinale monoteiste, pasi ato ishin prishur nga ndërhyrjet politeiste. Është tepër e zorshme që Muhamedi të ishte i njohur me idenë e lidhjes së Abrahamit me Qaben përpara hixhrës që nga ajo kohë kjo marrëdhënie nuk përsëritet askund në pasazhet e shumta të Mekës që shtjellojnë domethënien e Qabes. Ky evolucion i dukshëm në teologjinë e Muhamedit duket të ketë qenë krijuar nga marrëdhënia e tij me hebrenjtë. Çfarë atëherë me hebrenjtë që mbetën nën juridiksionin e Muhamedit? Ata, e panevojshme të thuhet, nuk pranuan shumë nga këto zbulesa të reja në lidhje me Perëndinë e tyre. Çfarë duhej bërë me ata atëherë? Le të shohim se çfarë tradita gojore na tregon.

Në vitin 624, Muhamedi shpartalloi një grup prej 900 mekasësh me një forcë vetëm prej 300 vetash në betejën e Bedrit. Kjo betejë u bë më domethënëse në historinë e islamit. Muhamedi pa në këtë fitore një konfirmim të madh të besimit të tij në Perëndinë e vërtetë (sure 8:17,65; 3:123), dhe në thirrjen e tij. Fjala u përhap përreth në zonat periferike të kësaj humbjeje të mekasëve. Gjatë kthimit të tij në Medinë, Muhamedi filloi të rrethonte fisin periferik hebre të Kajnukas (sura 59:14). Disa thonë që ai veproi kështu përshkak se ata nuk e kishin mbështetur atë kur ai vendosi të ndeshej me Mekën. Hebrenjtë ishin të detyruar të braktisnin fortesën dhe të lëviznin për në veri në vendbanimet e tjera hebraike duke lënë zotërimet e tyre prapa.

Më 625, mekasët dërguan një forcë prej 3000 dhe e mundën Muhamedin në betejën e Uhudit duke e plagosur Muhamedin. Por me gojëtarinë e tij ai u mundua të ngrinte moralin e shokëve të tij me anë të këshillave dhe të kritikave (sure 3:118). Autoriteti i tij u dëmtua në mënyrë të pashmangshme, dhe ai mori hak mbi fisin hebre të Banu’l-Nadir. Ata nuk mundën t’i bënin ballë zemërimit të tij, dhe ai i dëboi ata tek Kahabarët në veri, duke lënë prapa armët e tyre, arin dhe argjendin i cili ishte rezervuar për Muhamedin (sure 59:7).

Më 627, Muhamedi arriti të mbante një ushtri prej 10,000 mekasësh në krah duke ndërtuar një hendek rreth Medinës (e referuar si “Beteja e hendekut”.) Dikur mekasët e frustruar përfundimisht u tërhoqën, Muhamedi i shpalli luftë fisit të fundit hebre në Medinë, Kurajza. Ashtu si familjet e tjera hebreje përpara tyre, atyre nuk i’u dha asnjë mëshirë. Sipas Ibn Hisham, të gjithë burrave duke numëruar 600-900 u ishin prerë kokët dhe pronat e tyre u ndanë midis myslimanëve, ndërsa gratë dhe fëmijët u morën si pengje.

Dëbimi dhe eliminimi i këtyre tre fiseve hebreje e solli Muhamedin më afër qëllimit të tij për të organizuar një gjykim strikt në baza fetare. Shumë myslimanë sot debatojnë që fisi kurajza solli mbi veten e tyre shkatërrimin e vetë, pasi ata ishin tradhëtarë ndaj Muhamedit dhe refuzuan të pranojnë autoritetin e tij. Sipas Kuranit, gjithsesi, mëkati i tyre i vetëm ishte se ata “mohuan Perëndinë dhe të dërguarin e tij” (sura 59:4). Ata ishin eliminuar, me sa duket, thjesht për shkak se ata qëndruan neutral. Nëse ne marrim asgjësimin e fisit kurajza si një përparsi, duke marrë parasysh që u ishte dhënë autoritet nga Muhamedi vetë, a nuk është për t’u habitur që kaq shumë jomyslimane në botën e sotme rrënqethen me shqetësim në mendimin e një dominimi mysliman të shtetit të tyre? Myslimanët do të flasin shpesh për të drejtat e jobesimtarëve përbrenda një Kifale muslimane, ndërkohë, kur vështrojmë shembujt e mësipërm, dikush mendon ku këto të drejta fillojnë dhe ku të “drejtat për vetëshprehje” mbarojnë? Është kjo pse ky shumim i besimit të dikujt është i ndalur në shumë vende muslimane sot? Do të jetë blasfemia gjithashtu e ndaluar, dhe e dënueshme me vdekje?

Pyetja që ne bëjmë është nëse ishte Muhamedi një profet i hebrenjve? Ne shohim që në fillim ai tentoi të ishte profeti i tyre, duke i ndërlidhur shumë prej praktikave të tyre me ato të tijat. Ne duhet të presim një profet për të bërë këtë. Ata kërkuan që ai të dëshmonte për prejardhjen profetike me shenja. Kurani debaton që këto ishin të një natyre të mbinatyrshme. Ne nuk kemi ndonjë mënyrë që të dimë se kjo ishte gjithçka që ata kërkuan. Është e ngjashme që hebrenjtë do të kenë dashur të dinë nëse profecitë e tij vërtetonin ato të tyret.

Është e dukshme nga tregimet historike, ashtu si dhe tregimet kuranore që Muhamedi nuk ishte në gjendje t’i përmbahej asnjërës, dhe si pasojë ai u refuzua nga hebrenjtë. Në vend që të ndryshonte besimin e tij, Muhamedi vendosi të luftonte kundër hebrenjve. Këtë e shohim gjallërisht nëpërmjet eliminimeve të tij dhe ekzekutimeve të tri fiseve kryesore të Medinës, duke i përdorur ata si kurban për humbjen në Uhud. Çfarë është më tepër domethënëse, gjithsesi, është që të gjitha pasuritë e tyre u morën nga ai dhe shokët e tij. Këta ishin banorët më të begatshëm të Medinës, prandaj, duke marrë pasuritë e tyre ata jo vetëm pasuruan Muhamedin por dhe zgjeruan imazhin e tij midis arabëve. Për shkak të veprimeve të tij, është pothuajse e qartë që Muhamedi nuk do të ishte pranuar si profet i hebrenjve, si atëherë në Medinë, dhe aktualisht sot në shekullin e 21. Kjo gjithashtu na ndihmon ne që të kuptojmë çarjen e madhe e cila ekziston midis hebrenjve dhe myslimanëve aktualisht.

3. A ishte Muhamedi një profet i të krishterëve?

Tani vijmë tek të krishterët. A ishte Muhamedi një profet i të krishterëve? Si fillim, sipas gojëdhënave muslimane, të krishterët mbartën përkrahje me Muhamedin. Ne mund të shohim këtë qëndrim në Suren 5:82-86. Në këtë pasazh Muhamedi përmend që hebrenjtë dhe paganët ishin më të largëtit nga besimtarët, ndërsa të krishterët ishin “më të afërmit në dashuri…” Kjo sipas sures 5, ishte për shkak se ata ishin njerëz të mësimit të cilët e kishin refuzuar botën dhe nuk ishin arrogant (me shumë mundësi duke iu referuar murgjëve me të cilët Muhamedi kishte pasur kontakt në fillim të jetës së tij). Ai vazhdon duke thënë që kur të krishterët e dëgjuan mesazhin e tij ata e pranuan me lotë, dhe menjëherë e numëruan veten e tyre midis besimtarëve. Me sa duket, ne duhet të kemi një problem me këtë përkufizim të një të krishteri.

Çfarë Muhamedi është duke folur këtu nuk janë të krishterët, siç ne i njohim ata, por individë të cilët e kanë pranuar atë nga frika për jetët e tyre, ose që janë konvertuar nga krishtërimi dhe janë kthyer në muslimanizëm. Do të jetë e vështirë të besohet që të krishterët mund të bëjnë shpallje të tilla rreth besimit të tyre ndaj Muhamedit dhe ende ta quajnë veten e tyre të krishterë. Këta individë me të vërtetë e kanë mohuar besimin e tyre të hershëm. Afria e supozuar me të krishterët ishte, megjithatë jetëshkurtër. Kurani të jep përshtypjen që ishte një prishje graduale në marrëdhëniet myslimanë kundrejt të krishterëve, në suren 57:27.

Ata që e ndoqën Jezusin birin e Marisë kishin qenë të thirrur “të kërkonin për kënaqësinë e mirë të Allahut,” por, sipas kësaj sure, ata shpejt u bënë shkelës të rebeluar. Nëse do të lexojmë sure të tjera të cilat lidhen me të krishterët dhe hebrenjtë, shpejt bëhet e dukshme që të krishterët dhe hebrenjtë ishin të konsideruar shumë më pak se armiqtë e jobesimtarëve. Ata ishin të pranuar vetëm tek Muhamedi sapo ata të kishin njohur atë si profet (sure 5:86). Në fakt ka sure të veçanta të cilat i lajmërojnë besimtarët të mos e njohin veten e tyre me të krishterët dhe hebrenjtë, duke i paralajmëruar që të krishterët janë të interesuar në konvertimin e besimtarëve drejt besimit të tyre. Konsideroni këto:

Sura 2:120: “kurrë të krishterët dhe hebrenjtë nuk do të jenë të kënaqur me ju derisa ju të ndiqni formën e tyre të fesë. Thuaj: Udhëheqja e Allahut, që është e vetmja Udhëheqje.”Ishit ju në ndjekje të dëshirave të tyre pas njohurisë e cila i kishte arritur ata, atëherë nuk do të gjeni as Mbrojtës as Ndihmues kundër Allahut.”

Sura 3:28: “Mos i lejoni besimtarët që të marrin për miq ose ndihmues jobesimtarë më tepër se besimtarë, nëse dikush e bën këtë, në asgjë nuk do të ketë ndihmën e Allahut; përveç se me anë të mënyrës së masave paraprake, që ju mund të ruani veten tuaj prej tyre. Por Allahu ju porositi ju (që të kujtoni) vetë; sepse qëllimi final është Allahu.”

Sura 5:54: “o ju që besoni! Mos i merrni hebrenjtë dhe të krishterët për miqtë dhe mbrojtësit tuaj; ata janë vetëm mbrojtës dhe miq të njëri-tjetrit. Dhe ai midis jush që kthehet tek ata (për miqësi) është prej tyre. Në të vërtetë Allahu nuk e udhëheq njeriun e padrejtë.”

Me citatet e mësipërme, është e mundshme për ne që të debatojmë se Muhamedi ishte profet i të krishterëve? Është tepër e dyshimtë. Duket që Muhamedi dhe ata që e ndiqnin atë vetëm mund të pranonin hebrenjtë dhe të krishterët në qoftë se së pari refuzonin besimin e tyre dhe të ndiqnin Muhamedin si profetin e tyre përfundimtar. Kjo nuk është një ujdi se sa një kërcënim, dhe si përfundim një dënim publik e të gjithë asaj që hebrenjtë dhe të krishterët ushqenin me dashuri.

4. A ishte Muhamedi Vula e Profetëve?

Tani vijmë tek pyetja nëse Muhamedi e kishte të drejtën ta shpallte veten më i madhi i profetëve, zbulesa përfundimtare e Perëndisë, nga i cili të gjithë profetët e tjerë duhet të vlerësoheshin. Për shumë të krishterë pyetja e vërtetë është rrotulluar në të kundërtën, pasi supozon që Muhamedi mund të mendohet si një profet legjitim. Ka pak të krishterë që do ta bënin këtë shpallje. Për hir të argumentit, gjithsesi, le të supozojmë që Muhamedi pati të drejtën ta shpallte prejardhjen e profetërisë së tij. A mund të ishte ai vula e profetëve? A kishte ai karakterin për të bërë një shpallje të tillë? Kurani është shumë i qartë se ai kishte mundësi. Në suren 33:40 ne lexojmë:

“Muhamedi nuk është ati i ndonjërit prej jush, por ai është i dërguari i Allahut, dhe vula e profetëve, dhe Allahu ka njohuri të plotë për të gjitha gjërat.”

4.1. Po për Jezusin?

Si të krishterë duhet t’i përgjigjemi kësaj shpallje? Çfarë është duke thënë Kurani, në thelb, është se Muhamedi ka një rang me Perëndinë i cili është superior ndaj atij të Jezusit. Ne e dimë që Kurani nuk i atribuon hyjninë Jezusit, por e konsideron atë thjesht një profet. Ndërkohë, në faqet e Kuranit dhe Biblës Jezusi gëzon një veçanti që e lartëson atë mbi të gjithë profetët. Kurani është i mbushur me cilësitë e Jezusit të cilat mungojnë në të gjithë profetët e tjerë:

  1. Ai ishte lindur nga një virgjëreshë (sura 19:16-34; 21:91);

  2. Ai ishte i vetmi i shenjtë, i pastër ose i patëmetë, sipas sures 19:19.

Në përkthimet e Jusuf Aliut Jezusi është referuar si “i shenjtë”, në përkthimin e Arberijs ai është referuar si “i pastër,” dhe në përkthimin e Pickthall Ai është referuar si “I patëmetë”.

4. 2. Po për profetët tjerë?

Krahasoni këtë shpallje me shembujt e profetëve të tjerë. Ne e dimë që në Bibël të gjithë profetët e tjerë ishin të dobët dhe mëkatarë. Askush nuk mund të qëndronte në të njëjtin standard të cilin Jezusi e përmbushi. Kurani gjithashtu rinumëron mëkatet e profetëve. Vini re vazhdimin:

  1. Adami
    Në suren 20:119 “nuk iu bind Zotit të tij dhe kështu mëkatoi”. Në suren 2:33 ne gjejmë që Adami shkeli moslejimin e shmangies për të ngrënë nga pema. Faji sipas rreshtit pasues 34 është vendosur mbi Satanin, por megjithatë Adami është ngarkuar me mëkat. Dhe si përfundim, në suren 7:23 Adami dhe Eva kërkojnë për falje për gabimin e bërë.

  2. Noja
    Në suren 71:24-28 ne gjejmë Nojën duke mallkuar të pabesët, duke i kërkuar Perëndisë që t’i asgjësojë ata të gjithë, dhe pastaj kërkon falje për kërkesën e tij. Noja në suren 11:47-49 kërkon që Perëndia të falë djalin e tij të jashtëligjshëm Kananin, dhe qortohet nga Perëndia që e kërkon këtë, duke lënë të kuptohet një qortim dhe kërcënim ndaj Nojës. Kërkesa pasuese e Nojës për falje është provë e fajit të tij.

  3. Abrahami
    Abrahamit i është përshkruar një numër mëkatesh në Kuran, si idhujtari (sura 6:77), dyshim (2:263), mashtrim (sura 37:39), dhe hamendje (sura 37:86). Këto sure tregojnë që Abrahami adhuroi planetet, duke marrë në pyetje fuqinë e Perëndisë, gënjeu disa herë, dhe këshilloi yjet.

  4. Loti
    Loti është akuzuar se dështoi të mbështetej në Perëndinë në suren 22:82, kur njerëzit e Sodomës refuzuan dhuratën e dy bijave të tij në vend të engjëjve.

  5. Aharoni:
    Aharoni është akuzuar në përfshirjen me izraelitët në ndërtimin e viçit të artë, dhe kështu duke bërë keq në mungesën e Moisiut (sura 7:146-151 dhe 20:86-96).

  6. Moisiu:
    Moisiu ishte akuzuar për urdhërin ndaj dy kerubinëve që të jenë tërheqës në suren 2:248. Ai është akuzuar për vrasje, dhe nevojë për falje në suren 28:14-15. Ai i lejon magjistarët të praktikojnë magjinë e tyre në suren 26:42, dhe ai falje nga Perëndia për zemërimin e tij në suren 7:147-150.

  7. Davidi:
    Davidi kërkoi falje nga Perëndia për mëkatin e tij (i cili bën fjalë për marrjen e gruas së Urias, Betshebën) në suren 38:20-24.

  8. Solomoni:
    Solomoni kërkoi falje për lëshimin e kuajve jashtë përkushtimit të tij të Zotit të tij, në suren 38:30-34.

Prandaj mund të themi që madje edhe Kurani tregon kategorikisht që profetët të gjithë kishin mëkatuar, duke dëshmuar, ndryshe nga Jezusi, ata ishin të gabueshëm. Është e vërtetë që ne duhet të shikojmë shumë që të gjejmë këto mëkate (Kurani vetëm përmend tërthorazi mëkatin e Davidit, më tepër se sa thekson me forcë çfarë mëkati ishte në suren 38), por tregimet kuranore pohojnë që emisarët e shenjtë të Perëndisë ishin më pak se të shenjtë.

Jezusi vetëm qëndron mënjanë si “I patëmetë”. Është e rëndësishme të kuptojmë që mëkatet e tyre janë të gjitha në rrymën e dobësive personale, ndërsa pagabueshmëria e tyre vjen nga transmetimi i zbulesave hyjnore. Në raste të tilla ata nuk bëjnë gabime. Është ky faktor që duket sikur i ngatërron shumë myslimanë sot, ndoshta për shkak të pamjes së tyre të zbulesës së Nazilit, të atribuara Kuranit. Jezusi është i vetmi i pagabueshëm gjatë jetës së tij, dhe i pagabueshëm në transmetimin e zbulesave hyjnore. Nuk ka ndonjë provë të regjistruar në Bibël ose Kuran të Jezusit duke mëkatuar, privatisht ose publikisht.

4. 3. Po për Muhamedin?

Nëse ai është vula e profetëve, ai duhet të ketë një shënim më të mirë se ata që u përmendën më sipër. Si më i madhi i profetëve jeta e tij duhet të jetë një shembull, por a është kështu? Le ta gjejmë:

4. 3. 1. Lëshimet e Muhamedit ndaj njerëzve

Perëndia dërgoi profetët tek kombet të cilat kryenin shumë mëkate. Megjithëse këta profetë ishin gjithashtu mëkatarë, ata kurrë nuk u kompromentuan me ata tek të cilët ishin dërguar. Profetë si Elija dhe Mikaja, megjithëse u përballën me goditje vendimtare të frikshme (400 profetë të rremë, mbreti i tyre dhe njerëzit) ata kurrë nuk u zhvendosën nga pozicioni i tyre, askush prej tyre nuk kërkoi të prezentonte një mesazh për të kënaqur pritjet e audiencës së tyre.

Muhamedi ishte krejtësisht ndryshe. Ibn Abaz u thye me frenimin e të pasurit seks me bashkëshorten e tij kur ai më së pari u ngrit, i cili ishte një ligj i nxitur nga Muhamedi, dhe prandaj kërkoi falje nga Muhamedi, i cili, duke pranuar suren 2:183 papritur i lejoi njerëzit tani të bënin atë që më përpara ishte e ndaluar. Muhamedi legalizoi ligjet për martesat Muta (martesat e kënaqësisë) për ndjekësit e tij gjatë betejës të Kahajbarit dhe Fat’hit.

Ai atëherë i ndaloi ata gjatë betejës së Uadait, sepse besoi ajo tani i ngjante kurvërimit. Vargjet satanike të gjetura në suren 53:19-20 të cilat flasin rreth perëndishmërive të Allatit, Manat-it dhe Al Uzzais ishin mohuar nga Muhamedi gjatë kohës së dëshpërimit në Mekë. Kur ai i përmendi ata, mekasët u gëzuan dhe u bashkuan me të në lutje. Atëherë, duke supozuar, Gabrieli i tregoi atij më vonë që të ndryshonte këtë zbulesë.

<4. 3. 2. Seksualiteti i Muhamedit

Seksualiteti i Muhamedit është një zonë disi e diskutueshme për shumë myslimanë të cilët besojnë që rregullat seksuale të praktikuara nga Muhamedi dhe ndjekësit e tij ishin thjesht një fakt i atyre ditëve në të cilat ai jetoi, dhe ne duhet ta shohim atë brenda këtij konteksti. Argumenti nga myslimanët është që gjatë kohës së “Luftës së shenjtë” kur shumë njërëz ishin vrarë, poligamia për shembull, ishte një kusht i justifikueshëm për vejushat. Ndërkohë, sipas shënimeve në “Salih Muslim” III, fq. 941, në të gjitha 82 veprimet ushtarake gjatë kohës së Muhamedit vetëm 259 myslimanë humbën jetën e tyre. Muhamedi lëvizi për në Mekë me 10000 njerëz. Sa prej tyre do të kishin fatin të martoheshin me vetëm një vejushë, 2%!? (me anë të testit të amniosintezës, bërë disa femrave del rezultati se me miliona fëmijë janë gjetur të abortuar).

Çfarë duhet të themi rreth poligamisë?

Ne kemi mbetur në fjalët e Jezusit i cili thotë, “Kush martohet me një grua të ndarë nga burri i saj kryen kurvëri” (Luka 16:18).

Për shkak se poligamia përjashton dashurinë e përkushtuar, sespe dashuria midis sekseve është e veçantë, kjo është degjeneruar në thelb më thjeshtë përmbushje seksuale. Asnjë grua e cila e dashuron burrin e saj dhe dëshiron dashuri të plotë në kthim, mund të tolerojë një partner tjetër (pse Hafsa ishte kaq e dëshpëruar me Muhamedin kur ai mori Marinë kopte në shtratin e saj?

Merrni për shembull një raport nga Ajsha, gruaja e preferuar e Muhamedit (e shënuar në Mishkat I, fq. 210 dhe vini re në hadithet e mbledhura nga al-Bukhari dhe myslimanët). Ky raport i citon thëniet:

“Unë i përgojoja ato femra të cilat e ofronin veten e tyre për të Dërguarin e Allahut. Kështu unë pyeta: A e ofron një grua veten e saj? Atëherë i madhi Allah zbuloi: t’i Muhamed të largosh prej tyre kë të pëlqen, dhe mund të marrësh atë që dëshiron, dhe nëse dëshiron ndonjë nga ato që ke ndarë, asnjë faj nuk të bashkangjitet ty (nga surja 33:51). Më duket mua që Zoti yt nxiton të kënaqë dëshirat e tua”.

Gjendet një aspekt i mëtejshëm: monogamia jep vlerësim, status dhe integritet ndaj një gruaje. është e thjeshtë për të argumentuar që një shoqëri poligamike e bën prostitucionin të panevojshëm. Çfarë rreth përmbushjeve seksuale të një gruaje e cila duhet ta ndajë burrin e saj me gra të tjera? Dhe çfarë për një burrë i cili duhet të shkojë me gra të tjera për shkak se dikush tjetër (zakonisht një më i vjetër dhe kështu më i pasur) ka më shumë se një grua? Kur ne shikojmë tek jeta e Muhamedit ne gjejmë madje një theksim më të gjerë mbi seksin, dhe përmbushjen e dëshirave njerëzore. Konsideroni shembujt e mëposhtëm:

  1. 13 gra:
    Një mashkulli mysliman i lejohet të martohet deri me 4 gra (duke përjashtuar konkubinat) sipas sures 4:3. Muhamedi kishte 5 vjet martesë me gruan e tij të parë Hatixhen. Pas vdekjes së saj e cila me afërsi përputhet me hixhrën në Medinë, ai u martua me rreth 13 gra (numri i saktë është ende duke u debatuar). Të gjitha përveç Ajshes ishin të veja apo të divorcuara. është shënuar në suren 33:50: “O Profet! Ne t”i kemi bërë të ligjshme ty gratë e tua të cilat ti i ke paguar prikat e tyre, dhe ato që dora jote e djathtë i ka zotëruar nga të burgosurit e luftës të cilat Allahu t”i ka caktuar ty; dhe bijat e xhaxhallarëve dhe hallave atërore, dhe bijat e dajëve dhe tezeve prej nënës, të cilët migruan nga Meka me ty dhe çdo grua besimtare, e cila ia dedikon shpirtin e saj Profetit, dhe nëse Profeti dëshiron të martohet me të, kjo është vetëm për ty, dhe jo për besimtarët…” Kjo sure i jep Muhamedit një numër të pakufizuar grash të cilat jetuan me të dhe përreth tij, ndërkohë vendos kufizime fikse mbi besimtarët e tjerë.

  2. Zejnepe
    Zejnepja ka qenë gruaja e djalit të tij të adoptuar Zijedin. Kur Zijedini kuptoi që Muhamedi e dëshironte atë ai e divorcoi, kështu që Muhamedi mund ta kishte tani për grua renë e tij, surja 33:36-38 flet për këtë çështje.

  3. Preferencat
    Në suren 33:51 lexojmë: “Ti mund të largosh kë të duash nga ato, dhe cilëndo mund ta marrësh për vete, dhe nëse kërkon ndonjë nga ato që e ke vënë mënjanë nuk është gabimi në ty. Kështu është që ato do të ngushëllohen, dhe nuk do të brengosen, dhe çdo njëra prej tyre do të jetë e kënaqur me atë që ti i jep asaj”. Sipas Al-Hasanit, kjo frazë do të thotë “që Zoti (mund të jetë i lartësuar dhe i lavdëruar) e lejoi Muhamedin që të braktiste ose të flinte me ndonjë nga gratë e tij, sipas dëshirës së tij”. Muhamedi e vendosi dashurinë e tij mbi Ajshen, Hafsanin, Um Salama dhe Zejnepen në vazhdimësi dhe në barazi, dhe i lëshoi pe kthimit të 5 grave të tij (Ummu, Habibe, Mejmuna, Saida, Xhuajrida, dhe Sofija). Këto ai do t”i vizitonte sipas tekave (Koment mbi vargun i al-Zamakhshari).

  4. Maria
    Sipas gojëdhënës, Muhamedi, do të ndërrmerte një rutinë me gratë e tij, duke fjetur me secilën me rradhë. Një natë, gjatë rradhës së Hafasë, ajo i kërkoi që të vizitonte atin e saj, dhe Muhamedi e pranoi kërkesën e saj. Ndërsa ajo kishte shkuar, Muhamedi mori Marinë skllaven kopte dhe fjeti me të në shtratin e Hafasë. Hafasa u kthye, ishte inatosur, dhe e konfrontoi Muhamedin. Ai i premtoi se nuk do ta prekte Marinë përsëri nëse ajo do ta mbante këtë sekret, dhe i premtoi që i ati i saj do të ishte trashëgimtari i tij pas Ebu Bakrit. Hafasa gjithsesi i tregoi Ajshes për incidentin, dhe për një muaj të tërë Muhamedi nuk kishte marrëdhënie me ndonjë nga gratë e tij, duke jetuar vetëm me Marinë. Ajshja e qortoi Muhamedin për mashtrimin e tij, pas së cilës Muhamedit iu dha përfundimisht vizioni i shënuar në suren 66:1, në mënyrë që të mbronte veten. (Mizanu”l Haqq, fq. 330 dhe Mishkat II, fq. 680-681; lexo versionin e Alisë të 66:1, plus edhe shënimet). Kjo sure thotë: “O profet, pse ia ndalon vetes çfarë Zoti të ka bërë të ligjshme ty, duke kërkuar vullnetin e mirë të grave të tua…?” Të bazuar në këtë varg duket që Perëndia është në biznesin e jo vetëm për ta nxjerrë Muhamedin nga “lëmshi” i tij, por që Perëndia justifikon edhe jobesnikërinë dhe mashtrimin.

  5. Ajshja
    Sipas Salih Muslim (fq.716) Ajshja ka raportuar që Muhamedi u martua me të kur ajo ishte 7 vjeç, dhe u muar në shtëpinë e tij si nuse kur ajo ishte 9 vjeç, bashkë me kukullat e saj. Kur Muhamedi vdiq ajo i kishte vetëm 18 vjet.

  6. Zellshmëria
    Gjenden shumë tregime të shkathtësisë së Muahmedit me gratë. Gojëdhënat pohojnë se martesat e tij ishin një akt keqardhjeje kundrejt vejushave me të cilat ai martohej. Provat duket sikur thonë të kundërtën.

Sipas Al-Bukharit “profeti i vizitoi gratë e tij në një shëtitje gjatë ditës dhe natës dhe ato ishin 11 në numër. Unë e pyeta Anën, “A ka profeti forcë për këtë?” Ana u përgjigj: “Ne duhet të themi që profetit i është dhënë forca e 30 burrave. Dhe Sa”idi tha në autoritetin e Qatadës që Ana i kishte treguar atij për 9 gra dhe jo 11. Ibn Sa”d e mbështet këtë më së miri kur ai shpall:

“Apostulli i Allahut, që Allahu ta bekojë atë, tha: Gabrieli solli një kazan nga i cili unë hëngra dhe mua mu dha fuqia për marrëdhënie seksuale e barabartë me 40 burra”.

Është e çuditshme që Perëndia do të lejonte një nga profetët e tij, marrësin e zbulesave, të kënaqej në epshe dhe të argëtohej me gra në kënaqësinë e tij. Muhamedi i zgjidhte ato të cilat i skllavëronin mendjen dhe emrin e tij me bukurinë e tyre, të tilla si Ajshja dhe Zejnepja, dhe të tjerat i trajtonte mjerisht.

A gjejmë ndonjë nga profetët e tjerë kaq dukshëm të kontrolluar nga seksi, ose të përfshirë në këtë lloj jete? Sigurisht jo! Ne do të tronditeshim nëse një profet do të lejonte dëshirat e tij të mishit kaq plotësisht të kontrollonin atë që ai madje të përdorë Fjalën e Perëndisë për t’u larguar nga situatat e vështira (të tilla siç vumë re me Zejnepen ose incidentin me Ajshen dhe Hafasanë).

4. 3. 3. Lartësimi i Muhamedit

Duke parë tek “zbulesat” e Kuranit dhe gojëdhënat e haditheve, ne nuk mund të neglizhojmë të shohim që një numër shpalljesh shoqërohen me përparësit personale dhe i japin Muhamedit një status të veçantë që është shumë larg profetëve të tjerë. Neve na është treguar që të gjithë besimtarët duhet të ndiqnin shembullin e tij. Malek-b-Anas raportoi një gojëdhënë të paplotë ku Muhamedi ka qëllim të thotë: “Unë u lë dy gjëra; për sa mbaheni ju pas tyre, ju kurrë nuk do ta ngatërroni; librin e Allahut dhe Sunnah të Dërguarin e tij (imitimin e stilit të jetës së Muhamedit)” (nga Mishkat I fq. 159).

Abu Hu’airah raportoi që i dërguari i Allahut tha: “Secili nga ndjekësit e mi do të hyjë në parajsë përveç atij që refuzon”. Ai ishte pyetur, “Dhe kush e ka refuzuar të vërtetën?” Ai tha, “kushdo që më bindet mua do të hyjë në parajsë, dhe kushdo që nuk më bindet mua, është i refuzuar” (nga Mishkat I, fq. 173). Tani jo vetëm që duhet t’i bindemi Perëndisë, por është e nevojshme që t’i bindemi edhe Muhamedit që të hyjmë në parajsë! Kurani gjithashtu pretendon një respekt të madh për Muhamedin si shembulli suprem në suren 33:21, duke thënë:

“Ju në të vërtetë keni një Apostull të Allahut një shembull të bukur të (sjelljes) për secilin i cili shpreson tek Allahu dhe Ditën Finale, dhe që përfshihet shumë në lavdërim të Allahut”.

Më vonë, në vargun 36 një qortim është dhënë për çdokënd që vë në pytje autoritetin e Allahut:

“Nuk është e përshtatshme për një besimtar, burrë ose grua, kur një çështje është vendosur nga Allahu dhe Apostulli i Tij, të ketë ndonjë alternativë rreth vendimit të tyre. Nëse dikush nuk i bindet Allahut dhe Apostullit të tij, ai është në të vërtetë në një shteg qartësisht të gabuar”.

4. 3. 4. Mëkatet e Muhamedit

Kategoria jonë përfundimtare pyet nëse Muhamedi, në ngjasim me Jezusin (sura 19:19), mëkatoi ndonjëherë. A mund të thuhet e njëjta që ishte thënë për Jezusin për Muhamedin? Unë nuk besoj! Kurani pranon që mëkatet e Muhamedit ishin shumë dhe ato rëndonin rëndë mbi të. Sura 94:1-3 flet për këtë kur thotë: A nuk ta kemi zgjeruar ne ty frymën tënde? Dhe kemi lëvizur prej teje barrën e atyre, të cilat plagosin shpinën tënde?” Këto vargje tregojnë që Allahu duhej të lëvizte barrët (mëkatin) e Muhamedit nga shpina e tij.

Myslimanët debatojnë që këto mëkate ishin kryer para se ai të bëhej profet (para 610). Ne na nevojitet t’i referohemi vetëm surës 48:2 e cila thotë në referencë të Muhamedit, “Allahu të mund t’i falë mëkatet e së kaluarës dhe ato që ndjekin…” duke treguar që madje pasi kjo sure ishte dhënë, Allahu e pranoi atë të mëkatonte. Në suren 40:55 dhe suren 47:19 ne gjejmë të shkruar”… dhe kërko falje për gabimet e tua…” Kjo duket e ndershme, derisa ju lexoni shënimin e Jusuf Aliut në fund (4428), e cila shpjegon që përkatësisht nga përgjegjësitë e profetit ai kërkon falje në një shembull tipik mase. Duke lënë “eisegesis” të Jusuf Alisë mënjanë, është e dukshme që Muhamedi, një njeri i dobët dhe mëkatar, zbehet në krahasim me Jezusin, Perëndia vetë i pamëkatë dhe i mishëruar perfekt. Si një vëzhgues i jashtëm, ne e gjejmë atë të pabesueshmen që Muhamedi është lejuar të jetojë jashtë rregullave të cilat ai i ka urdhëruar për besmitarët (lejoi të martohej me më shumë se katër gra, lejoi të martohej me gruan e djalit të tij të adoptuar, ose lejoi të konsumonte një martesë më një vajzë 9 vjeçare).

Ndërkohë, sipas islamit, ai është në të njëjtën kohë, shembulli absolut të cilin të gjithë besimtarët duhet ta ndjekin. Dikush ngelet në një prirje kontradiktore: Si mund të ndjekim shembullin e një profeti kur ai vetë shfuqizon parametrat të cilat i ka vendosur për ne për të jetuar? Për të ndjekur shembullin e tij duhet të shkelim ligjet e tij. Nëse një personi i kërkohet të ndjekë një lider, ata duhet t”i peshojnë “për dhe kundër” para se të mirret një vendim. Por kur e vërteta dhe jeta e përjetshme janë të përfshira, çështjet kalimtare dhe të përshtatshme nuk aplikohen më. Kështu kur na tregohet që të ndjekim gjurmët e një lideri, konfidenca jonë nuk duhet të jetë vetëm emocionale; konfidenca jonë duhet të jetë racionale. Dikush nuk duhet ta bëjë një vesh të shurdhët ndaj raporteve negative, po qe se ato janë të provuara. Gjithashtu dikush nuk duhet të shpjegojë menjëherë plasaritjet e mundshme. Por mbi të gjitha dikush duhet të ketë një standard fiks me anë të të cilit të masë drejt ose gabim, mirë ose keq.

Si të krishterë ne përdorim standardin të gjetur në Bibël. Së fundi, koncepti për çfarë është morale dhe çfarë është jomorale do të gjejë rrënjën e saj atje. Ne jemi thellësisht të interesuar në pyetjen e prejardhjes profetike të vërtetë. është dhe përherë ka qenë në interesin tonë të veçantë për të përshkruar cili është saktësisht profeti i vërtetë, sepse ne jemi lajmëruar që të jemi vigjilentë për profetët e rremë të cilët do të vijnë në rrugën tonë (Mateu 24:24).

Në dritën e kësaj ne pyesim nëse Muhamedi ndjek standardet që ai ka vendosur për veten e tij, dhe ne e gjejmë atë të dëshiruar. Shënimet historike na tregojnë ne që ai anuloi thirrjen e tij ndaj hebrenjve kur ai i dëboi ata nga Medina dhe ekzekutoi meshkujt e fisit kurajzi. Shpallja e tij për të qenë Vula e Profetëve tingëllon bosh në dritën e pamjaftueshmërisë së tij mishtore, veçanërisht me profetët e tjerë që e paraprinë atë. Si përfudim ne pyesim nëse Muhamedi përshtatet me shembullin e një profeti të cilin ne e gjejmë në shkrimet tona. Kjo është prova e vërtetë për ne si të krishterë. Nga studimi ynë javën e kaluar ishte e lehtë të siguroheshim që Muhamedi dështoi në këtë kategori. Çfarë mbetet është të shqyrtojmë një zonë të fundit, shpalljen nga myslimanët që Muhamedi ishte premtuar nga profetët të cilët e paraprinë atë, dhe që këto profeci mund të gjenden në shkrimet e tyre. është kjo zonë e cila do të marrë tjetrën në mënyrë që të përmbledhim këtë studim.

Share|