Kur vdiq Jezusi: pas apo para se ndahet perdja?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA vdiq Jezusi para (Mateu 27:50-51; Marku 15:37-38) apo pasi që (Luka 23:45-46) perdja e tempullit u nda në mes?
(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)
Pas leximit të tri fragmenteve Mateu 27:50-51, Marku 15:37-38 dhe Luka 23:45-46, nuk është e qartë ku ndodhen mospërputjjet që Shabiri i ka cekur. Të tri fragmentet cekin faktin që në kohën kur Jezusi vdiq, perdja e tempullit është shqyer. Nuk është e arsyeshme që pasi edhe Mateu edhe Marku përmendin ngjarjen e vdekjes së Jezusit para se përmendin ndarjen e perdes, ndërsa Luka i përmend në rradhën e kundërt, që për këtë arsye ato të jenë në mospërputhje, pasi që Mateu thotë që të dyja ngjarjet ndodhën “në atë moment”, dhe të dy fragmentet e tjera askund nuk e mohojnë këtë gjë.
Të tërat bien dakord që këto dy gjëra ndodhën njëkohësisht për një arsye shumë të mirë; sepse perdja ka qenë aty si një pengesë midis Perëndisë dhe njeriut. Shkatërrimi i saj përputhet me vdekjen e Mesisë, duke lejuar kështu mundësinë e parë për njeriun, që nga koha e përjashtimit të Adamit nga prania e Perëndisë tek kopshti i Edenit, që sërish të bashkohet me të.