jump to navigation

Kapitulli 3: Frymëzimi i Biblës

Postuar tek: Pse të ndjekësh Jezusin? më: 01, 25, 2010

Bibla u shkrua nga rreth dyzet shkrimtarë për një periudhë relativisht të gjatë. Ndonëse ata përdorën tre gjuhë të ndryshme dhe shkruajtën në tre kontinente të ndryshme, secila pjesë e saj thotë të njëjtën gjë mbi çështjet më të debatueshme të jetës. Siç është thënë dhe më parë, Bibla është e ndarë në dy pjesë, apo ‘Dhiata’. Pjesa e parë, që quhet Dhiata e Vjetër, flet për marrëveshjet e Perëndisë me popullin e Izraelit. Pjesa e dytë, që quhet Besëlidhja e Re, tregon për jetën e Jezusit dhe ndjekësve të tij të hershëm, si dhe përmban letra të shkruara, për t’i ndihmuar besimtarët e hershëm të qëndronin të palëkundur në mësimet e Jezusit.

Fjala e Pendisë

Bibla është rregjistrimi i frymëzuar i zbulesës së Perëndisë dhe jo thjesht një përmbledhje e rastësishme e autorëve njerëzorë. Ishte vetë Perëndia që i drejtoi njerëzit e tij,1 Ai e shfaqi fjalën e tij në forma letrare njerëzore të thjeshta, si rrëfimi historik, poezia, fjalët e urta, predikimi apo mësimi didaktik.

Dëshmia

‘I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.’2 Për një mysliman, kjo nuk duhet të duket si diçka e re, pasi është një nga pjesët thelbësore të mësimit të Kur’anit.3

Dhiata e Vjetër

Në Dhiatën e Vjetër zbulojmë se shprehja ‘Kështu thotë Zoti’ është përdorur më shumë se 3.800 herë. Kjo e shfaq qartë besimin e shkrimtarëve që ata flisnin apo shkruanin me udhëzim të Perëndisë. Shohim se njerëzit e Perëndisë, si Moisiu dhe Davidi, ishin të frymëzuar nga Perëndia. Megjithëse Dhiata e Vjetër u shkrua prej shumë shkrimtarësh përgjatë shumë vitesh, marrëveshjet e Perëndisë me njerëzit janë po ato, ndaj edhe shfaqet vetëm një imazh i plotë.

Disa shëmbuj të rëndësishëm

Bibla shkruan se Perëndia i foli Moisiut: ‘Dhe tani shko, unë do të jem me gojën tënde dhe do të të mësoj atë që duhet të thuash.’4 Kjo na tregon qartë se Moisiu ishte i frymëzuar nga Perëndia. Perëndia i foli edhe Davidit, kur ky tha: ‘Shpirti i Zotit ka folur nëpërmjet meje dhe fjala e tij ka qenë mbi buzët e mia.’5 Fakte të ngjashme i gjejmë edhe në librat e profetëve. Për shëmbull, Jeremia thotë që Zoti t’i ketë thënë: ‘Ja, unë i vura fjalët e mia në gojën tënde.’6 Kishte shumë mënyra në Dhiatën e Vjetër me anë të të cilave Perëndia e bëri të qartë vullnetin e tij. Ai nuk e zbuloi vullnetin e tij vetëm nëpërmjet atyre që folën fjalën e tij, por edhe nëpërmjet jetëve që ai preku; si në historinë e Ruthit dhe në atë të Jobit. Të gjitha këto së bashku, ndonëse të ndryshme, shfaqin karakterin e Perëndisë dhe mënyrën sesi dashuria e tij për botën përshkon çdo kohë dhe hapësirë, në mënyrë që të përkujdeset për njerëz të veçantë.

Mendimi i Jezusit

Shohim se vetë Jezusi besoi se Dhiata e Vjetër ishte Fjala e Perëndisë kur ai tha: ‘Duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet .’7 Këto tre ndarje përfshijnë të tërë Dhiatën e Vjetër. Jezusi, gjithashtu, e vërtetoi Dhiatën e Re përpara se ajo të shkruhej. Ai u tha dishepujve të tij përpara se të kryqëzohej, që kur të vinte Shpirti i Shenjtë, do t’i kujtonte atyre të gjitha çfarë u kishte thënë ai. Ai u premtoi që Shpirti i Shenjtë do t’i udhëhiqte për tek e vërteta.8 Kjo është dhe arsyeja pse apostujt dëshmuan se ata nuk flisnin ‘me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por të mësuara nga Shpirti i Shenjtë.’9

Metoda

Perëndia përdori shumë metoda për t’u zbuluar njerëzve fjalën e tij. Disave u foli drejtpërdrejt ndërsa disa të tjerëve ia dha fjalën me anë të vegimeve dhe ëndrrave. Shpirti i Shenjtë i drejtoi ata ndërsa shkruanin apo flisnin duke i lejuar të përdornin aftësitë e tyre normale” të inteligjencës dhe stilin e tyre vetjak. Perëndia u dha lirinë të shkruanin dhe të flisnin nëpërmjet prejardhjes, personalitetit, fjalorit dhe stilit të tyre. Nëse shkrimtarët e Biblës do të kishin qënë thjesht pena në duart e Perëndisë, e jo njerëz, stili dhe fjalori i saj do të kishte qënë i njëjtë. Por me Biblën nuk ndodh kështu, përderisa prej saj shohim të dalë individualiteti i çdo shkrimtari. Sidoqoftë, pas secilit prej tyre është Perëndia që zbulon vetveten.

Fjala jote është një llampë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim. (Psalmi 119:105)

Uniteti në mesazh

Nga fillimi deri në fund egziston vetëm një histori - ajo e planit të Perëndisë për shpëtimin e njerëzimit. Ekziston vetëm një mesazh që përshkruan të gjithë Biblën, sepse ka vetëm një Perëndi dhe vetëm një njerëzim. Perëndia nuk ndryshon, as problemet që ballafaqon njerëzimi. Problemi më i madh që has njerëzimi është si ta njohë Perëndinë. Perëndia e ka bërë të qartë se ai është i shenjtë, krejtësisht i shenjtë dhe se njeriu nuk mund të jetojë një jetë të shenjtë dhe nuk mund të njohë një Perëndi të shenjtë. Bibla merret me këtë problem universal. Në mesazhin e saj Bibla thotë se vetë Perëndia ka siguruar zgjidhjen e këtij problemi. Do ta shqyrtojmë këtë zgjidhje më tërësisht në kapitujt e tjerë.

Referimet

1. 2 Pjetrit 1:20-2
2. 2 Timoteut 3:16-17
3. Kur’an 2:136; 5:47; 10:95; 29:46 4. Eksodi 4:12
4. Eksodi 4:12
5. 2 Samuelit 23:2
6. Jeremia 1:9
7. Luka 24:44
8. Gjoni 14:26; 16:13; 1 Gjonit 2:20,27 9. 1 Korintasve 2:13
9. 1 Korintasve 2:13


Shënim nga editori: Për më shumë rreth subjektit mund të lexoni: A është kjo Fjala e Perëndisë?.


Share|