Çfarë ndodhi me gurin kur mbërriten gratë?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlKur gratë arritën tek varri, guri ishte “rrokullisur” (Marku 16:4), “i rrokullisur” (Luka 24:2), “ishte hequr nga varri” (Gjoni 20:1), apo ato e panë një engjëll që e bëri këtë gjë (Mateu 28:1-6)?
(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)
Mateu nuk thotë që gratë e panë engjëllin duke e rrokullisur gurin. Ky akuzim është vërtet i parëndësishëm. Pasi që Mateu dokumenton nisjen e grave për tek varri, ai gjithashtu tregon për tërmetin, që ndodhi gjatë kohësqë ato ishin në rrugë e sipër. Vargu 2 fillon duke thënë, “dhe ja, ra një tërmet i madh”, që në greqisht jep kuptimin si, “dhe tani kishte rënë një termet i madh”. Kur gratë flasin për engjëllin tek vargu 5, ne e kuptojmë nga Marku 16:5 që ato i ishin afruar varrit dhe kishin hyrë brenda, ku engjëlli ishte i ulur mbi vendin ku kishte qenë trupi i Jezusit. Prandaj, përgjigja e kësaj pyetje është që guri ishte i rrokullisur kur ato erdhën aty: nuk ka mospërputhje.