jump to navigation

Noja, nga sa çifte krijesash: 2 apo 7?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A duhej Noja të sillte nga dy çifte të të gjitha krijesave të gjalla (Zbulesa 6:19-20), apo duhej të sillte 7 çifte të “kafshëve të pastra” (Zanafilla 7:2; shikoni gjithashtu Zanafilla 7:8,9)?

(Kategoria: Teksti është cituar gabimisht)

Kjo është vërtetë një pyetje e çuditshme për t’u bërë. Është e qartë që Shabiri e ka cituar gabimisht tekstin e Zanafillës në kapitullin e gjashtë, që nuk përmend fare “kafshët e pastra” në shënimet e saj, ndërsa kapitulli i 7-të veçanërisht bën ndarjen midis kafshëve të pastra dhe të papastra. Zanafilla 7:2 thotë që Noeu duhet të sillte 7 çifte të kafshëve të “pastra” dhe 2 çifte të çdo lloji të kafshëve të “papastra”. Pse Shabiri në sfidën e tij nuk përmend pjesën e dytë të këtij vargu që specifikon dy çifte? është e qartë që nuk ka mospërputhje midis këtyre dy të dhënave. Problemi është faktikisht vet pyetja në fjalë.

Shabiri përpiqet të mbështesë argumentin e tij duke përmendur që vargu 8 dhe 9 i kapitullit të 7-të provojnë se vetëm dy çifte hynë në arkë. Mirëpo këto dy vargje nuk flasin asgjë në lidhje me hyrjen e dy çifteve në arkë. Ato tregojnë thjesht që ishin çiftet e kafshëve të pastra dhe të papastra si dhe krijesat dhe zogjët e ndryshëm që hynë në arkë. Arsyeja për përfshirjen e shtatë nga lloji i kafshëve të pastërta është plotësisht e qartë: ato do të përdoreshin për adhurimin flijimor pasi që përmbytja të tërhiqej (ashtu siç edhe ndoshi, sipas Zanafillës 8:20). është e qartë se po të kishte vetëm dy nga çdo lloj i këtyre kafshëve të pastërta, ato do të shuheshin duke u sakrifikuar në altar. Por në rastin e kafshëve të papasta dhe zogjëve, një çift do të mjaftonte, sepse ato nuk ishin të nevojshme për flijimin e gjakut. (Archer 1982:81-82).